LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA e REL: BE-ja përgatitet për sanksione të reja kundër Rusisë

Ato nuk e dëmtojnë realisht ekonominë ruse. Me fjalë të tjera, BE-ja nuk e prek gazin rus, as importet e saj të mbetura, as industrinë bërthamore të Rusisë, as tregtinë e saj të diamanteve me BE-në.

9 Maj 2023, 19:32 Nga k.m.
ANALIZA e REL: BE-ja përgatitet për sanksione të reja kundër
Foto ilustruese

Komisioni Evropian u dërgoi në fundjavë vendeve anëtare të BE-së propozimin e tij të fundit për sanksione kundër Rusisë. Paketa, e 11-ta prej se Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, do të shqyrtohet nga 27 ambasadorët e BE-së, më 10 maj, në Bruksel.

Është e pamundur të thuhet se sa kohë do të duhet që ata të pajtohen, por supozohet se masat do të miratohen në gjysmën e dytë të majit, që, sipas standardeve të BE-së, është shumë shpejt. Arsyet për këtë janë dy: së pari, ambasadorët janë informuar tashmë nga Komisioni Evropian për përmbajtjen e paketës dhe shumica - nëse jo të gjitha shtetet anëtare - janë pajtuar me sugjerimet e paraqitura. Arsyeja e dytë përse këto sanksione mund të miratohen me lehtësi relative në javët e ardhshme, është se ato janë të dobëta. Në shumë mënyra, ato ndjekin të njëjtat modele sikurse pesë paketat e fundit kundër Rusisë, për të cilat Brukseli është pajtuar që nga vera e kaluar.

Ato nuk e dëmtojnë realisht ekonominë ruse. Me fjalë të tjera, BE-ja nuk e prek gazin rus, as importet e saj të mbetura, as industrinë bërthamore të Rusisë, as tregtinë e saj të diamanteve me BE-në.

Situata është kështu kryesisht për faktin se disa vende, të kryesuara nga Hungaria, e kanë bërë të qartë se nuk do të bien dakord për asnjë sanksion të ri energjetik. Ky është një pozicion që do të mbetet i pandryshueshëm për aq kohë sa çmimet e energjisë mbeten të larta dhe rrezikojnë të rriten sërish në vjeshtë dhe dimër.

Risia në këtë paketë të propozuar sanksionesh është se, në fakt, ekzistojnë dispozita që shënjestrojnë energjinë ruse.

Propozimi thotë se përjashtimi i përkohshëm që i është dhënë Gjermanisë dhe Polonisë për furnizim me naftë bruto nga Rusia, përmes seksionit verior të naftësjellësit Druzhba, duhet të marrë fund.

Berlini dhe Varshava e pranojnë këtë, pasi mendojnë se mund t’ia dalin të sigurojnë naftë nga burime të tjera. Por, mos prisni që Hungaria dhe vendet e tjera të Evropës Qendrore pa dalje në det, të pajtohen me ndalimin e naftës ruse që vjen nga rrjeti jugor i tubacionit Druzhba.

Lajmi kryesor nga kjo paketë është se Brukseli po propozon t’i ndjekë vendet e treta, që me vetëdije po i anashkalojnë sanksionet e BE-së.

Kjo, me fjalë të tjera, është një përpjekje e BE-së që të nisë me të ashtuquajturat “sanksione sekondare”, që SHBA-ja po i përdor me efikasitet tash e sa kohë.

Por, shtrohet pyetja se kur do të jetë e mundshme kjo masë? Në projekt-rregulloren që ka parë Radio Evropa e Lirë, janë disa hapa që duhet t’i ndërmarrë Brukseli përpara se ta shqiptojë ndonjë dënim.

Teksti thotë se “për të adresuar anashkalimin e masave kufizuese të BE-së përmes juridiksioneve të vendeve të treta, BE-ja duhet t’i përqendrojë përpjekjet e saj në forcimin e bashkëpunimit dypalësh përmes angazhimit diplomatik dhe ofrimit të asistencës teknike për vendet e treta në fjalë”.

Aty thuhet, po ashtu, se “përpara se të përfshijë një vend të tretë në listën e vendeve të prekura nga kjo masë, BE-ja duhet ta informojë dhe të kërkojë pikëpamjet e Qeverisë së atij vendi”.

E gjitha kjo do të thotë se BE-ja do të marrë në fillim një qasje të butë dhe se aneksi i përgatitur tashmë i vendeve të shënjestruara, do të mbetet bosh edhe për ca kohë.

Ndoshta aspekti më i mprehtë i kësaj pakete do të jetë sanksionimi i tetë kompanive ushtarake kineze, për të cilat blloku vlerëson se e kanë ndihmuar makinën luftarake të Kremlinit. Edhe pse këto kompani nuk janë shumë të mëdha, disa shtete anëtare të BE-së mund të hezitojnë të bien dakord, pasi ende nuk duan ta zemërojnë Kinën.

Pjesa tjetër e propozimeve ka të bëjë me shtrëngimin e vidhave. Ndalimet e eksportit nga BE-ja në Rusi tashmë përfshijnë mijëra artikuj dhe tani do të shtohen edhe më shumë. Të gjitha shitjet e të drejtave të pronësisë intelektuale do të ndalohen, edhe pse shumica e transferimeve të tilla tashmë janë ndaluar. Mediumit rus, RT Balkans, do t’i pezullohet licenca e transmetimit në BE, ashtu siç ka ndodhur tashmë me kanale të tjera të RT-së.

Kamionët e regjistruar në Rusi, që transportojnë mallra në BE, do të ndalohen ta bëjnë këtë dhe e njëjta gjë do të vlejë edhe për importin e produkteve të çelikut nga vendet e treta, nëse ai përmban komponentë nga Rusia.

Megjithëse jo të parëndësishme, këto masa vështirë se do ta bëjnë Rusinë të ulet në tryezën e bisedimeve.

Shënim: Opinionet e shprehura në këtë artikull pasqyrojnë qëndrimet e autorit./REL

komisioni evropian

Sondazh

Poll
Bota 9 Maj 2023, 17:35 a.l

"Evropa gjeopolitike" e Olaf Scholz

Olaf Scholz GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë fjalimit të tij për të ardhmen e Evropës në seancën plenare t...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit