LIVE UPDATES
Bota

‘Injorojnë shkollën dhe reagojnë me mllef’/ Rritet varësia kronike e fëmijëve nga mediat sociale, psikologët: Reflektoni

Paul thotë, se e vetmja gjë që mund të bënte ishte të qëndronte në dhomë para kompjuterit apo smartphone-it dhe të luante lojëra me të tjerët në mediat sociale.

27 Mars 2023, 15:01 Nga I.A
‘Injorojnë shkollën dhe reagojnë me mllef’/ Rritet
Foto Ilustruese

GJERMANI- Paul është një 19 vjeçar nga Berlini, i cili para një viti ka mbaruar maturën. Për vitet e fundit të shkollës ai nuk ka kujtime të mira. "Për shkak të Coronës ishim rregullisht në lokdaun. Me javë nuk kishte mësim dhe duhej të qëndroje në shtëpi. Të takoje shokë, të dilje nëpër vende të ndryshme të festoje party apo të shkoje në sport - shumë nga këto gjëra të rëndësishme për të rinjtë, e që janë të të vetëkuptueshme, nuk bëheshin dot."

Paul thotë, se e vetmja gjë që mund të bënte ishte të qëndronte në dhomë para kompjuterit apo smartphone-it dhe të luante lojëra me të tjerët në mediat sociale. Berlinezi tani është i lumtur që kufizimet e Coronës kanë marrë fund. Ai ka dalë nga bota virtuale dhe i është kthyer jetës reale. Por shumë të tjerë kanë ngecur në kozmosin virtual.

Shifra "të frikshme"

Sipas një studimi të Klinikës Universitare të Hamburgut, UKE së bashku me sigurimin shëndetësor, DAK numri i fëmijëve dhe të rinjve që janë të varur në mënyrë të sëmurë nga gaming dhe mediat sociale është dyfishuar që nga viti 2019. Rreth 680.000 e të rinjve luajnë lojëra, postojnë, chatte-n apo qëndrojnë rregullisht gati 5 orë në mediat sociale. Andreas Storm, kreu i departamentit të shëndetit në DAK bën fjalë për "rezultate të frikshme". "Nuk u përmbush shpresa, që rritja e kohës së përdorimit dhe shenjat e varësisë janë frenuar."

Kovë në vend të WC-së

Se çfarë pasojash ka një varësi e tillë e shpjegon psikologu Kai Müller, i cili drejton Shoqatën e Ekspertëve për Analizimin e Varësisë nga Mediat dhe punon në ambulancën që trajton fëmijët me varësi nga lojërat kompjuterike në Klinikën Universitare të Maincit. Aty telefonojnë prindër rë dëshpëruar, që nuk dinë si të veprojnë me fëmijët që kalojnë çdo minutë të lirë në kompjuter apo celular. Janë të rinj që injorojnë shkollën dhe detyrimet familjare, refuzojnë të ndahen nga celulari dhe reagojnë me zemërim, mllef apo nuk e kuptojnë reagimin e prindërve. Janë të rinj që mbyllen në dhomat e tyre, ku prindërit humbasin qasjen tek ata, dhe nuk ndjekin më aktivitete jashtëshkollore apo interesa të tjera. Në raste ekstreme harrojnë të ushqehen dhe vënë një kovë në dhomë në vend që të shkojnë në banjo.

Lidhja emocionale

Sipas psikologut Kai Müller, pandemia ishte shumë më e rëndë për adoleshentët se për të rriturit. Konsumi i lojërave, videove dhe mediave sociale ishte shpesh një "ngushëllues shpirtëror". "Kur mediat e përthithin për vete dikë që ndodhet në një fazë frike, zhgënjimi apo vetë dyshimesh, atëherë kjo mund të kthehet në një lloj kondicionimi emocional, si themi ne në psikologji". Krijohet një lidhje emocionale, dhe kjo sigurisht që është shtysa e parë të mbetesh varur në një lidhje të tillë."

Humbje e plotë e kontrollit

Që nga viti 2022 varësia nga lojërat komjuterike është kategorizuar nga OBSH si diagnozë më vete. Psikologu Kai Müller përmend tre kritere, me të cilat bëhet diagnostikimi. Nga njëra anë është humbja e kontrollit, pra të mos vendosësh më me vetëdije. "Pra sa konsumoj, kur nuk konsumoj, sa kohë dhe çfarë konsumoj?" Pika e dytë lidhet me priorizimin. Nëse loja apo përdorimi i mediave sociale nuk është më pjesë e jetës, por dominon gjithçka. "Kriteri i tretë është vazhdimi i konsumit, megjithëse të prekurit e vërejnë, se kjo çon në probleme, apo nuk më bën mirë", shpjegon Müller.

Me kohë fillon reflektimi

Presioni që krijon kjo lloj varësie zhvillohet me kohë, sipas ekspertit. "Kur të rinjtë e vërejnë se ata kanë ngecur në këtë varësi në një kohë që rrethi i shokëve që ka luajtur lojëra për para fillon e i drejtohet gjërave të tjera në jetë: ka për shembull shoqen e parë, të dashurin e parë apo ndjek aktivitete të tjera, që nuk kanë të bëjnë me internetin. Ky është shpesh si një fitil i brendshëm, pasi të prekurit pyesin veten -po pse po ndodh me mua kjo?" Kai Müller, thotë se kemi pasur raste, që vetë 17 vjeçarët të vijnë në ambulancë dhe të kërkojnë ndihmë.

Të rinjtë mësojnë përditë diçka të re në qendrën e trajtimit, jo vetëm nga ana shkollore, po edhe njerëzore. Kai Müller thotë, se përsa i përket zhvillimit kam shpesh ndjesinë, se nëse dikush që ka moshën biologjike 25 apo 26 vjeç të duket si një 15 apo 16 vjeçar. Edhe një fenomen vënë re ekspertët. Djemtë janë më të prekur se vajzat. Megjithëse varësia prek të dyja gjinitë, në qendrat e trajtimit të varësisë në Mainc gjen më pak vajza se djem. Përdorimi i mediave sociale është sot i vetëkuptueshëm, por Müller bën fjalë për një "shifër të lartë të paditur" të atyre me varësi klinike. Ministria e Shëndetësisë në Berlin ka porositur fushata sqartimi, që fokusohen veçanërisht tek përdorimi tejet i ekzagjeruar i mediave sociale. Kai Müller flet edhe për një projekt studimor që po shikon mënyrat e trajtimit të të sëmurëve.

Varësi për gjithë jetën

Sipas ekspertëve kjo varësi mund të trajtohet më mirë me terapi nëse mjekët dhe psikologët ndërhyjnë herët para se varësia të bëhet kronike. "Ne kemi edhe pacientë që kanë treguar që në rini simptoma të varësisë dhe pastaj janë trajtuar vetëm si të rritur, pjesërisht janë shtruar në spital, dhe që kanë moshën 30 vjeç e lart, ata vijnë të trajtohen, sepse kanë humbur kontrollin." Vështirësi ka për gjetjen e një terapie. Në ambulancën e Maincit pacientët duhet të presin tre muaj për një orar tek psikologu. Më parë kanë qenë dy javë. "Jemi larg asaj që të kemi gjendje të mirë të trajtimit të të prekurve", thotë Müller. Për të një marrë vend terapie pacientët duhet të presin pastaj deri në gjashtë muaj.

Sipas ekspertit të DAK, Andreas Storm duhet që të zgjerohen ofertat e parandalimit dhe të ndihmës. "Nëse nuk veprojmë shpejt tani, atëherë gjithnjë e më shumë fëmijë e të rinj në të ardhmen do të jenë të varur në mënyrë kronike nga mediat sociale dhe trendi negativ nuk do të ndalet." Storm kërkon që politika dhe shoqëria të veprojnë. "Fëmijet e të rinjtë duhet të mësojnë, që të vlerësojnë rrezikun e përdorimit të mediave digjitale, dhe të reflektojnë mbi konsumin e tyre me qëllim që në plan afatgjatë të përdorin në mënyrë konstruktive mundësitë e botës digjitale në jetën private dhe atë të punës." Psikologët u kujtojnë prindërve se janë ata që duhet të vendosin kufij më të qartë tek fëmijët në lidhje me përdorimin e ofertave digjitale. Një gjë është e qartë: kompjuterat dhe smartphone-t janë kudo të pranishëm dhe nuk do të largohen nga bota moderne. Në një kohë që varësia nga alkooli është e mundur të trajtohet përmes mosblerjes së tij, rikthimi tek varësia digjitale është vetëm një klikim larg.

Marrë nga DW

covid ne gjermani

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez