LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Gratë shkollohen, burrat punësohen

E papunë është Liridona Ademi nga Fushë Kosova, e cila në vitin 2017 ka përfunduar studimet në drejtimin Menaxhim dhe Biznes në një ndër kolegjet private.

27 Mars 2023, 14:40 Nga I.A
Analiza e REL: Gratë shkollohen, burrat punësohen
Liridona Ademi

KOSOVË- Në sistemin universitar të Kosovës studentet - vajza dhe gra - përbëjnë numrin më të madh, por kur është fjala për punësimin, gjinia e kundërt përfiton. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për tregun e punës, papunësia në Kosovë është më e lartë për gratë për 25 për qind, krahasuar me burrat për 19 për qind.

E papunë është Liridona Ademi nga Fushë Kosova, e cila në vitin 2017 ka përfunduar studimet në drejtimin Menaxhim dhe Biznes në një ndër kolegjet private. Për gjashtë vjet me radhë 31-vjeçarja tregon se ka aplikuar disa herë në kompani private, por deri më tash nuk ka arritur të sigurojë një vend pune.

“Në të gjitha kompanitë që kam aplikuar, kriter ka qenë përvoja e punës. Nuk kam arritur të kem përvojë, pasi nuk kam punuar. Ky kriter vazhdimisht më ka penalizuar. Në sektorin publik nuk kam aplikuar asnjëherë, sepse është krijuar bindja se paraprakisht duhet të kesh të afërm ose familjarë që ta sigurojnë një pozitë të tillë ,” thotë Liridona.

Gjatë vitit akademik 2021/2022, numri i përgjithshëm i studentëve në të gjitha institucionet e larta arsimore ishte mbi 70.000. Më shumë se gjysma e këtij numri përbëhet nga vajzat dhe gratë - gjithsej 40.826, kurse 29.358 janë meshkuj.


Në mesin e studentëve në Fakultetin Juridik në Universitetin Publik “Hasan Prishtina” në Prishtinë, studimet bachelor i ndjekin edhe Arbenita Bytyçi dhe Shkëndije Behaj.

Ato nuk besojnë se mund t’i presë fati i Liridonës së papunë.

“Pas përfundimit të studimeve mendoj se do të ketë vende të lira të punës. Për këtë edhe jam duke u angazhuar që në të ardhmen të kem një mirëqenie për familje”, tha Arbenita.

Qasje të lehtë në tregun e punës, pas studimeve synon edhe Shkëndija nga Prishtina. Ajo dëshiron që profesionin si juriste ta ushtrojë në institucionet publike.

“Tashmë është më i lehtë sigurimi i një vendi të punës. Kanë filluar të rregullohen gjërat në Kosovë. Besoj se lehtë do të inkuadrohem në treg”, shprehet Shkëndija.


Problem për të siguruar një vend pune nuk ka pasur Gojart Mjekiqi.

Ai punon qe pesë punon në një Qendër Thirrjesh (Call Center) në Prishtinë.

“Vetëm vullneti nevojitet dhe aplikimi në çdo konkurs. Në fillim kam aplikuar në shumë vende të punës, derisa kam gjetur punë në drejtimin tim të studimeve, Letërsi dhe Gjuhë Gjermane. Dhe jam i kënaqur me punën time”, shprehet 25-vjeçari.

Në Kosovë, ai thotë se aktualisht ka mjaftueshëm vende të punës dhe nuk beson se mund të ketë dallime gjinore sa i përket punësimit.

Ndryshe, gratë në Kosovë përbëjnë gati gjysmën e popullsisë. Nga rreth 1.8 milion banorë të Kosovës, më shumë se 905 mijë janë meshkuj dhe rreth 900 mijë gra.

Numri më i madh i grave paraqitet te të dhënat e popullsisë në moshë pune.

Sipas të dhënave të ASK-së për vitin 2021, prej më shumë se 1.2 milion qytetarëve në moshë pune, (nga mosha 15 deri 64 vjeçe), 613 mijë janë meshkuj dhe 618 mijë gra.

Dallimet gjinore në sektorin e punësimit janë të pranishme dhe mjedisi patriarkal paraqitet një ndër arsyet kryesore të pjesëmarrjes së ulët të grave në tregun e punës, thuhet në një hulumtim të realizuar vitin e kaluar nga instituti kosovar, Demokracia për Zhvillim, (D4D) i quajtur “(Pa)Fuqia ekonomike e grave në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor”.

Sipas D4D, gratë konsiderohen si kujdestaret kryesore të familjes, duke përfshirë përgjegjësinë e plotë për rritjen e fëmijëve.

Përveç kësaj, Drenushë Canolli nga kjo organizatë thotë për Radion Evropa e Lirë se arsye tjera janë pagat e ulëta, mungesa e qendrave të kujdesit ditor për fëmijë ose pamundësia për t'i përballuar çmimet e tyre, transporti publik e të tjera. Gratë përfundojnë duke kryer mesatarisht 5-6 orë në ditë në punë përkujdesjeje dhe kjo nuk i lejon ato të përfshihen në mënyrë aktive në tregun e punës, gjë që është baras me punë të papaguar.

Kjo kategori grash quhen joaktive, sipas D4D, pasi nuk janë as të punësuara, ndërsa janë tepër të zëna për të kërkuar punë. Një fat të tillë e ka pasur edhe Zymretja, tashme 60 vjeç. Pas përfundimit të shkollës së mesme, në vitet ‘80, për gati katër vjet kishte punuar si referente në Komunën e Skënderajt. Pas martesës dhe lindjes së fëmijëve, kujton ajo, gjërat ndryshuan.

“Dëshira për punë ka qenë e madhe, por atëbotë mundësitë ishin të kufizuara, transporti jo i rregullt. Më pas lindën fëmijët dhe përfundova amvise duke u kujdesur për fëmijët dhe punët e shtëpisë”, shprehet ajo.

Që nga përfundimi i luftës, tregon ajo, çdo vit ka kaluar duke shpresuar se ndërkohë do të siguronte një vend pune.

“Shumë merak më ka mbetur të punoj, çfarëdo pune. Kam pasur dëshirë të jem e pavarur financiarisht-por nuk arrita, sepse çerdhe nuk ka pasur mjaftueshëm dhe çmimi ka qenë i lartë”, tha ajo.

Në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave, funksionojnë 49 çerdhe publike dhe 177 private. Numri i këtyre institucioneve parashkollore, në raport me nevojat, duket se është i pamjaftueshëm. Pagesa mujore në çerdhet publike është 40 deri në 50 euro, ndërsa në ato private varion nga 80 deri në 250 euro. Paga mesatare në Kosovë deri vonë ka qenë rreth 480 euro. Në fillim të shkurtit ka hyrë në fuqi Ligji i ri për pagat, i cili u ka sjellë rritje gati të gjithë punonjësve të sektorit publik. Autoritetet kanë thënë se me këtë ligj, paga mesatare do të arrijë deri në 730 euro.

Marrë nga REL

liridona ademi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës