LIVE UPDATES
Bota

Sulmi në Kapitol dhe hetimet ndaj Trump, analistët: Raporti i Komisionit të 6 janarit, historik

Pothuajse dy vjet pas sulmit më të rëndë ndaj Kapitolit që prej dy shekujsh, ligjvënësit amerikanë publikuan raportin e tyre përfundimtar mbi ngjarjet e asaj dite, duke arritur në përfundimin se ish-Presidenti Donald Trump inkurajoi në mënyrë aktive sulmin.

23 Dhjetor 2022, 16:15 Nga d.a.
Sulmi në Kapitol dhe hetimet ndaj Trump, analistët: Raporti i
Foto ilustruese

SHBA- Komisioni i Kongresit amerikan që hetoi sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit, publikoi dje variantin e plotë të raportit përfundimar të hetimeve. Pas një pune që zgjati rreth një vit e gjysmë dhe dëshmive të më shumë se një mijë dëshmitarëve, ligjvënësit theksojnë se ish-presidenti Donald Trump luajti një rol kyç në inkurajimin e përpjekjes për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të 2020-ës.

Pothuajse dy vjet pas sulmit më të rëndë ndaj Kapitolit që prej dy shekujsh, ligjvënësit amerikanë publikuan raportin e tyre përfundimtar mbi ngjarjet e asaj dite, duke arritur në përfundimin se ish-Presidenti Donald Trump inkurajoi në mënyrë aktive sulmin.

"Për 187 minuta, ai shpërfilli në mënyrë aktive detyrimin e tij kushtetues që ligjet të zbatohen me besnikëri, siç e kemi vërtetuar nga muaj të tërë hetimesh, kjo për shkak se turma synonte atë që dëshironte Presidenti Trump - të pengonte transferimin paqësor të pushtetit", u shpreh ligjvënësja demokrate Elaine Luria.

Raporti përmban dëshmi dhe dokumente të papublikuara më parë.

"Është historik fakti që publiku mund të shohë të dokumentuara ngjarjet e asaj dite, ashtu siç është bërë me raportin e Komisionit për 11 shtatorin. Është një dokumentim historik, që synon të paraqesë sa më saktë faktet e asaj dite", thotë profesori i Universitetit “George Washington”, Jon Lewis.

Bazuar në provat e mbledhura, komisioni i ka rekomanduar Departamentit të Drejtësisë të ngrejë akuza penale ndaj ish-presidentit Trump– hera e parë që kjo ndodh në historinë amerikane.

"Një nga parimet thelbësore të sistemit demokratik amerikan, që e ka bërë kaq të qëndrueshëm, është se presidenti i ri dhe qeveria e tij, në përgjithësi nuk përpiqen të ndëshkojnë një ish-president. Kështu, ideja e një përpjekjeje për ndjekur penalisht një ish-president është e panjohur në historinë amerikane. Fakti që kjo po bëhet në këtë rast, tregon se sa të skajshme ishin veprimet e ish-presidentit Trump."

Zoti Trump e ka kritikuar komisionin gjatë gjithë hetimit të tij dhe tha të hënën se kërkesa për akuza penale e forcon atë.

Më shumë se 930 individë janë ndjekur penalisht për përfshirje në sulm – dhe megjithëse sipas raportit shumë vetë kanë shprehur keqardhje për përfshirjen, analistët e ekstremizmit thonë se lëvizje me ideologji të tilla vazhdojnë.

"Siç shihet nga grupet ‘Oathkeepers’ dhe ‘Proud Boys’ sot, këto organizata vazhdojnë të përqafojnë teoritë e tyre konspirative dhe pikëpamjet e tyre rreth ngjarjeve të 6 janarit", thotë prof. Lewis.

Raporti dokumenton gjithashtu dështime të shumta nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe zbulimit për të parashikuar kërcënimet që vijnë nga ekstremizmi i brendshëm.

"Paraqet një rrezik shumë të madh për vendin fakti që terroristë të brendshëm, njerëz që duan të përmbysin sistemin politik amerikan, ekzistojnë në një numër të madh në Shtetet e Bashkuara. Ata nuk e pranojnë sundimin e ligjit. Ata nuk pranojnë fakte. Ata nuk i pranojnë rezultatet e zgjedhjeve. Dhe janë të gatshëm të ngrenë armët kundër Shteteve të Bashkuara", thotë prof. Berman.

Publikimi i raportit shënon përfundimin e punës së komisionit. Departamenti Amerikan i Drejtësisë po kryen hetimin e vet për ngjarjet e 6 janarit, që ka të ngjarë të ndikojë në vendimin nëse do të ngrihen apo jo, akuza penale ndaj ish-presidentit Trump./VOA/

sulmi ne kapitol donald trump elaine luria

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj