LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Serbia në konfrontim me Perëndimin, për shkak të Kosovës

Në veriun e Kosovës, të populluar kryesisht me serbë, grupe qytetarësh kanë bllokuar rrugët tash e dy javë, për shkak të arrestimit të një ish-pjesëtari të Policisë së Kosovës me nacionalitet serb. Dejan Pantiq dyshohet për pjesëmarrje në një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe atyre policorë në veri të Kosovës.

23 Dhjetor 2022, 15:39 Nga d.a.

Çfarë i sjell Serbisë konfrontimi me Perëndimin?

Kjo pyetje lind pasi presidenti dhe kryeministrja e këtij vendi kandidat për anëtarësim në BE i bënë kritika të ashpra ambasadorit gjerman në Kosovë, për qëndrimet e tij ndaj barrikadave në veri të Kosovës dhe ndaj kërkesës së Serbisë për të kthyer një numër ushtarësh në Kosovë.

Në veriun e Kosovës, të populluar kryesisht me serbë, grupe qytetarësh kanë bllokuar rrugët tash e dy javë, për shkak të arrestimit të një ish-pjesëtari të Policisë së Kosovës me nacionalitet serb. Dejan Pantiq dyshohet për pjesëmarrje në një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe atyre policorë në veri të Kosovës.

Naim Leo Beshiri, nga Instituti joqeveritar për Çështje Evropiane, thotë se “Serbia është tani në një pozicion unik për të punuar, së bashku me Bjellorusinë, direkt kundër Bashkimit Evropian”.

“Dhe, shtrohet pyetja se kur do të mund të vijë te një kthesë drakoniane kur bëhet fjalë për euro-integrimet”, thotë Beshiri për Radion Evropa e Lirë.

Në një intervistë për televizionin e Kosovës, KTV, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se kërkesa e Serbisë në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, për të dërguar 1.000 ushtarë në veri të Kosovës, është “absurde dhe e papranueshme” për Gjermaninë.

“Për ne, si Gjermani, dhe për të gjitha ato shtete që e kanë njohur Kosovën e pavarur, është e paimagjinueshme që në një shtet të pavarur të bëjmë diçka kundër dëshirës së shtetit të pavarur. Prandaj, atë kërkesë e konsiderojmë si të papranueshme”, ka thënë Rohde më 19 dhjetor.

Më 15 dhjetor, Qeveria e Serbisë i ka dërguar një kërkesë elektronike KFOR-it për kthimin e “deri 1.000” pjesëtarëve të policisë dhe ushtrisë së saj në Kosovë.

Në intervistë, Rohde po ashtu ka thënë se qytetarët në veri të Kosovës po vuajnë nga barrikadat, për shkak të mbylljes së pikave kufitare me Serbinë dhe të shkollave. Ai ka thënë se bllokadat duhet të hiqen para Krishtlindjeve.

“Ne kemi nevojë për dialog, jo konfrontime. Ata që janë përgjegjës për barrikadat, duhet të mendojnë se po dëmtojnë popullatën e tyre”, ka thënë Rohde.

Kjo intervistë ka shkaktuar reagime të furishme në Serbi.

Presidenti Aleksandar Vuçiq ka postuar një video në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, më 21 dhjetor, ku, mes tjerash, ka thënë se Serbia po përballet me “paturpësi të madhe që vjen nga jashtë, nga disa fuqi perëndimore”, dhe ka kritikuar ambasadorin gjerman në Prishtinë që ka kundërshtuar kërkesën e Beogradit për dërgimin e 1.000 ushtarëve në veri të Kosovës.

“Nuk është absurde që në tokën e shenjtë serbe të ketë trupa shqiptare, kroate, gjermane, por është absurde të ketë trupa serbe. Dhe ne duhet të themi: Keni të drejtë, na falni, vetëm mos na rrëzoni nga pushteti. Epo, rrëzojeni kë të doni nga pushteti, bëni ç’të doni”, ka thënë Vuçiq.

Një ditë më herët, Vuçiq nga Azerbajxhani, ku ka qëndruar për vizitë zyrtare, ka thënë se deklarata e ambasadorit gjerman është “e rrezikshme” dhe se ajo paraqet “kërcënim për popullin serb”. Ai ka thënë se Rohde “është i njohur për qëndrime anti-serbe”.

“Gjermania do dominim të plotë në Ballkan”, ka thënë Vuçiq për televizionin privat serb, Pink.

As kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, nuk i ka kursyer fjalët. Në një postim në Twitter, ajo ka thënë se deklaratat e Rohdes, nëse “nuk është keqinterpretuar ose nëse nuk ka pasur goditje të vogël para intervistës”, janë “thellësisht shqetësuese”, sepse ai kërcënon shprehimisht serbët.

“Deklarata vërtet skandaloze nga ambasadori gjerman në aq shumë nivele. Së pari, ju keni deklaruar se barrikadat duhen hequr dhe, madje, guxoni të jepni/urdhëroni afate (deri në Krishtlindje). Meqë ra fjala, ambasador, sqaroni: Krishtlindjet tuaja apo tonat? Sa ta dimë”, ka shkruar ndër të tjera Bërnabiq.

Naim Leo Beshiri, nga Instituti për Çështje Evropiane me seli në Beograd, thotë se retorika e ashpër e zyrtarëve më të lartë të Serbisë ndaj vendeve perëndimore, mund të jetë një tregues se vendet më të fuqishme po ia kthejnë ngadalë shpinën Vuçiqit, të cilin e kanë mbështetur kur ka ardhur në pushtet në vitin 2012.

Beshiri kujton se Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Vuçiqit ka fituar pushtetin një dekadë më parë, me premtimet se do t’i zbatojë reformat sociale, të nevojshme për hyrjen e Serbisë në BE, si dhe do të jetë bashkëpunuese në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme mes Serbisë dhe Kosovës.

Normalizimi i marrëdhënieve është kusht edhe për Serbinë, edhe për Kosovën që të avancojnë drejt integrimit evropian.

“Kjo mund t’i sjellë partnerët perëndimorë në një pozicion që ta rishikojnë realisht situatën dhe të shohin se ai Vuçiq i reformuar, i cili ka pretenduar se është një njeri evropian, është larg kësaj, dhe në fakt, është i njëjti radikal i vogël që e mbajmë në mend nga vitet ‘90”, thotë Beshiri.

Presidenti aktual i Serbisë, gjatë viteve ’90 deri më 2008, ka qenë sekretar i përgjithshëm i Partisë ultra-nacionaliste Radikale të Serbisë, të cilën e ka udhëhequr Vojisllav Sheshel. Ky i fund ka qenë i dënuar nga Tribunali Ndërkombëtar në Hagë me dhjetë vjet burgim për përndjekje, dëbime dhe akte të tjera çnjerëzore kundër kroatëve në Vojvodinë.

Beshiri beson se shumica qeverisëse në Serbi po e kthen retorikën nga koha e ish-udhëheqësit serb, Sllobodan Millosheviq.

“Pasojat e një politike të tillë kemi mundur t’i shohim në vitet ‘90”, thotë Beshiri.

Sipas tij, mungesa e reformave serioze në gjyqësor, të cilat do të siguronin funksionimin e pavarur të prokurorisë dhe gjykatave, tregon se Serbia është duke ngecur në rrugën drejt BE-së.

“Në pesë vjetët e fundit nuk kemi pasur pothuajse asnjë reformë në fushën e sundimit të ligjit, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, vlerëson Beshiri.

Sipas tij, një aspekt jo më pak i rëndësishëm është edhe mospërputhja e Serbisë me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, sa u përket sanksioneve kundër Rusisë.

Serbia, së bashku me Turqinë, është i vetmi vend kandidat për anëtarësim në BE që nuk u është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, pasi ky vend ka filluar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Për këtë arsye, Serbia është në shënjestër të kritikave nga Brukseli zyrtar tash e sa muaj.

Se ky qëndrim mund ta dëmtojë atë, tregon edhe propozimi që ka dalë në Dhomën e Përfaqësuesve të Holandës - vend anëtar i BE-së - për vendosjen e përkohshme të vizave për Serbinë. Votimi për këtë propozim, tash për tash, është shtyrë me kërkesë të ministrit të Jashtëm holandez.

Beshiri beson se Serbia do ta ketë shumë të vështirë të hapë kapitullin për politikën e jashtme dhe të sigurisë, në kuadër të negociatave për anëtarësim në BE, duke qenë se po vepron kundër interesave të BE-së.

“Mund të ketë një pezullim të negociatave me Serbinë, që mund të nënkuptojë edhe vendosjen e vizave dhe uljen e investimeve direkte në Serbi”, thotë Beshiri.

Deri më tani, Serbia ka hapur 22 nga 35 kapitujt e negociatave për anëtarësim në BE. Nga viti 2020, procesi i negociatave zhvillohet në kuadër të një metodologjie të re, brenda së cilës hapen grupe temash që mbulojnë disa kapituj. Metodologjia e re ka gjashtë grupe të tilla.

Sipas të dhënave të Bankës Popullore të Serbisë, kompanitë nga BE-ja janë investitorët më të mëdhenj në Serbi. Në dekadën e mëparshme, investimet nga BE-ja kanë përbërë 63 për qind të të gjitha investimeve të huaja direkte. Bashkimi Evropian është partneri më i madh edhe i tregtisë së jashtme të Serbisë.

Vlera totale e tregtisë ndërmjet Serbisë dhe BE-së në vitin 2021, sipas të dhënave të delegacionit evropian në Serbi, ka qenë më shumë se 30 miliardë euro dhe ka kaluar për shumë herë tregtinë e Serbisë me Rusinë dhe Kinën./REL/

naim leo beshiri tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës