Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Komentet e Presidentit Biden erdhën vetëm rreth 24 orë pasi agjentët e Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara pikasën një person të dyshuar të armatosur në fushën e golfit të ish-presidentit Donald Trump në Florida.
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden denoncoi atentatin e dytë kundër paraardhësit të tij, duke e quajtur dhunën politike një veprim jo-amerikan.
"Nuk ka vend për dhunë politike në Amerikë. Asnjëherë. Kurrë", tha Presidenti Biden në një konferencë të kolegjeve dhe universiteteve afrikano-amerikane në Filadelfia.
“Në Amerikë, ne i zgjidhim mosmarrëveshjet tona në mënyrë paqësore, në kutinë e votimit. Jo me tytën e një arme”, tha Presidenti Biden të hënën.
“Amerika ka vuajtur shumë herë tragjedinë e plumbit të një vrasësi”, shtoi ai. "Kjo nuk zgjidh asgjë dhe thjesht përçan vendin."
Komentet e Presidentit Biden erdhën vetëm rreth 24 orë pasi agjentët e Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara pikasën një person të dyshuar të armatosur në fushën e golfit të ish-presidentit Donald Trump në Florida.
Shtëpia e Bardhë tha më vonë të hënën në mbremje përmes një deklarate se Presidenti Biden kishte zhvilluar një bisedë të përzemërt në telefon me ish-presidentin Trump lidhur me atentatin ndaj tij në Florida.
Zoti Trump përmes një deklarate të lëshuar nga drejtuesit e fushatës së tij, tha: “Ne patëm një telefonatë shumë të mirë. Biseda kishte të bënte me mbrojtjen nga Shërbimit Sekret.” Ekipi i fushatës së tij nuk dha më shumë detaje rreth bisedës telefonike.
Shërbimi Sekret hapi zjarr pasi njëri prej agjentëve pikasi grykën e pushkës që dilte nga shkurret të dielën, mbi 300 metra pranë fushës ku ish-presidenti po luante golf.
I dyshuari u largua me një makinë fuoristradë, thanë autoritetet. Oficerët e policisë gjetën të lëna pas një armë gjysmë automatike të mbushur me municion (SKS) dhe të pajisur me një dylbi snajperi, një kamera dixhitale dhe një qese plastike me ushqime.
I dyshuari, i identifikuar të hënën me emrin Ryan Routh, i moshës 58 vjeçare, u arrestua rreth 40 minuta pasi kishte udhëtuar me makinë përgjatë autostradës drejt veriut, I-95. Kur u pyet a e dinte se përse po e ndalonin, zoti Routh “u përgjigj në mënyrë pohuese”, thanë autoritetet. Targat e vendosura në automjet ishin raportuar si të vjedhura nga një makinë tjetër. Ndaj të dyshuarit u ngritën akuza për shkelje të ligjit për armëmbajtje në një gjykatë federale të hënën.
Kandidati republikan për president në zgjedhjet e këtij viti që mbahen më 5 nëntor nuk u dëmtua fizikisht. Por, ky incident ngre pikëpyetje të reja se si dyshuari i armatosur arriti t’i afrohet, vetëm dy muaj pasi një tjetër person i armatosur hapi zjarr më 13 korrik gjatë një tubimi në Butler të Pensilvanisë, duke e plagosur ish-presidentin në veshin e djathtë./VOA
Ryan Wesley Routh në një miting në Kiev. Prill, 2022. SHBA- Në muajt e parë pas pushtimit të plotë të Ukrainës...
foto ilustruese SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të udhëtojë në Egjipt të martën mes përpjekjeve t&e...
Elon Musk SHBA- Elon Musk ka ndezur edhe një herë polemika, pasi agjentët e Shërbimit Sekret arritën të shmangin një at...
foto ilustruese SHBA- Përpjekja e dytë e dukshme për vrasjen e Donald Trump në po kaq muaj po ngre alarme të reja nëse Sh&eum...
Foto ilustruese GJERMANI- Gjermania nisi kontrollin e të gjithë kufijve të vendit. Arsyeja është mbingarkimi i sistemit të az...
foto ilustruese RUSI- Ukraina tha të hënën se i ka kërkuar Kombeve të Bashkuara dhe Komisionit Ndërkombëtar të Kryq...
Foto ilustruese BRUKSEL- Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen të martën në Bruksel në një ...
foto ilustruese GAZA- Zyrtarët palestinezë kanë thënë se sulmet ajrore izraelite i kanë vrarë 16 njerëz në Rri...
Lloyd Austin SHBA- Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij izraelit, Yaov Gallant. ...
Takimi me Osmani KOSOVË- Ministrja e Gjermanisë për Evropë, Anna Luhrmann, ka deklaruar se bllokimi i CEFTA rrezikon ta dështoj&eu...