LIVE UPDATES
Bota

Lufta Izrael-Hamas/ Blinken sërish në Egjipt për bisedime mbi arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës

Megjithatë, udhëtimi i dhjetë i Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Lindjen e Mesme që nga 7 tetori 2023, nuk përfshin një ndalesë në Izrael për bisedime me udhëheqësit e tij.

17 Shtator 2024, 07:33 Nga r.ll
Lufta Izrael-Hamas/ Blinken sërish në Egjipt për bisedime mbi
foto ilustruese

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të udhëtojë në Egjipt të martën mes përpjekjeve të vazhdueshme për të angazhuar partnerët kryesorë rajonalë në Lindjen e Mesme për të paraqitur një propozim të rishikuar për një armëpushim në Rripin e Gazës.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, u tha gazetarëve të hënën se “Ne vazhdojmë të angazhohemi me partnerët tanë në rajon, veçanërisht me Egjiptin dhe Katarin, për atë që do të përmbajë ai propozim, në mënyrë që palët të arrijnë një marrëveshje përfundimtare.”

Shtetet e Bashkuara nuk kanë dhënë një afat kohor për propozimin e rishikuar, megjithëse zyrtarët janë shprehur se ai do të paraqitet së shpejti. Propozimi synon të zgjidhë çështjet kryesore që kanë shkaktuar ngërçin disamujor në bisedimet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti, me synimin për të siguruar një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit dhe lirimin e pengjeve të rrëmbyera nga Hamasi në fillim të luftës më 7 tetor 2023.

Në Kajro, zoti Blinken do të bashkëkryesojë seancën hapëse të Dialogut Strategjik SHBA-Egjipt me Ministrin e Jashtëm egjiptian Badr Abdelatty. Sekretari Blinken do të takohet gjithashtu me udhëheqësit egjiptianë për të diskutuar përpjekjet për arritjen e një armëpushimi në Gazë, lirimin e të gjitha pengjeve, lehtësimin e vuajtjeve të civilëve palestinezë dhe sigurinë rajonale, tha zëdhënësi Miller.

Megjithatë, udhëtimi i dhjetë i Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Lindjen e Mesme që nga 7 tetori 2023, nuk përfshin një ndalesë në Izrael për bisedime me udhëheqësit e tij. Më herët të hënën, zoti Blinken u takua me udhëheqësin e opozitës izraelit dhe ish-kryeministrin Yair Lapid.

Pas takimit në Departamentin e Shtetit, zoti Lapid u tha gazetarëve se Izraeli ka nevojë për një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe përfundimin e luftës në Rripin e Gazaës, duke theksuar se asnjë proces politik apo pengesë nuk duhet të ndikojë në arritjen e një marrëveshjeje. Zoti Lapid i kërkoi Shteteve të Bashkuara të mos e lejojnë Hamasin "të shmang arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve".

“Izraeli si një komb nuk do të shërohet nëse nuk i kthejmë pengjet e mbetura në vend. Kjo është thelbësore për ekzistencën tonë", tha zoti Lapid pas takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken.
Ndërkohë, në Rripin e Gazës, zyrtarët palestinezë njoftuan se një sulm ajror izraelit shkaktoi vdekjen e të paktën 16 personave të hënën, në mesin e tyre pesë gra dhe katër fëmijë.

Sulmi shkatërroi një shtëpi në kampin e refugjatëve në Nuseirat, në pjesën qendrore të Gazës, duke vrarë të paktën 10 persona, përfshirë katër gra dhe dy fëmijë. Një sulm tjetër ndaj një shtëpie në qytetin e Gazës shkaktoi vdekjen e gjashtë personave, përfshirë një grua dhe dy fëmijë, sipas Mbrojtjes Civile, një grup i punonjësve të emergjencave që veprojnë nën menaxhimin e qeverisë së Hamasit.
Numri i palestinezëve të vrarë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, ka arritur në mbi 41,000. Kjo ministri, e udhëhequr nga Hamasi, nuk bën dallim mes civilëve dhe militantëve të vrarë, por thotë se sipas të dhënave të saj mbi gjysma e të vrarëve janë gra dhe fëmijë. Izraeli thotë se ka vrarë 17,000 militantë, por nuk ka ofruar prova.

Lufta Hamas-Izrael filloi më 7 teotor të vitit 2023, pas një sulmi nga militantët e Hamasit në Izraelin jugor, në të cilin u vranë 1,200 njerëz, kryesisht civilë dhe u rrëmbyen 250 të tjerë. Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Bashkimi Evropian dhe një numër vendesh të tjera perëndimore./VOA

lufta izrael-hamas antony blinken

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet