LIVE UPDATES
Bota

Historia e dhimbshme e familjes së Liridonës, si u arratisën nga Shqipëria në vitet '50

Deri më tani janë dëgjuar e rrëfyer histori të ndryshme rreth Liridonës, bashkëshortit të saj Naimit, i cili ka pranuar se ka qenë inicuesi për të vrarë Liridonën e familjet e të dyve.

17 Dhjetor 2023, 14:53 Nga h.k
Historia e dhimbshme e familjes së Liridonës, si u arratisën nga
Foto ilustruese

KOSOVË-Vrasja e Liridona Ademaj cilësohet si një nga krimet më të rënda të dekadës së fundit, për shkak i rrethanave në të cilat është kryer.

Deri më tani janë dëgjuar e rrëfyer histori të ndryshme rreth Liridonës, bashkëshortit të saj Naimit, i cili ka pranuar se ka qenë inicuesi për të vrarë Liridonën e familjet e të dyve.

Aktivisti Idriz Zeqiraj, në një bashkëbisedim për ‘Bota sot’ ka folur rreth historisë së familjes së Liridona Ademaj. Zeqiraj thotë tregon pak histori për origjinën e nënës Zyrafete të Liridonës.

“Origjina familjare e Zyrafete Ademaj, nëna e Liridonës, vjen nga familja Meshi nga Kusuri i Hasit, e arratisur nga Shqipëria në Kosovë, në vitet `50. Kjo familje, fillimisht, u vendos në Podujevë dhe që andej u bart në fshatin Lubozhdë, për t`u vendosur, më vonë, në Banjë të Istogut, Ganiu me familjen e ngushtë, njëri nga djemtë e plakut Hysen Meshi dhe tre djemtë të tjerë në vendbanimet përrreth. Familje e shkolluar dhe u punësuan, kryesisht, në arsim, përfshirë edhe vajzat. Familja Meshi e mbetur në Shqipëri, me dajallarët e tyre të fisit Paci, u goditën rëndë nga regjimi stalinist i Enver Hoxhës. Një i ekzekutuar me plumb zyrtar, një i varur dhe 150 vjetë burg të vuajtura. Në vitet `70 dhe `80 kemi vuajtur burgun e Burrelit, me njërin nga anëtarët e familjes të martirizuar Meshi”, rrëfen ai.

Zeqiraj tregon se, në Luftën e Kosovës, dy djemtë e familjes Meshi, Bashkimi dhe Afrimi, në Lubozhdë të Istogut, në përleshje ballore me policinë serbe, ranë dëshmorë.

Ende -pa dhënë shpirt- ata, vëllai i tyre, Kujtimi, fyta-fytas, i rrëmben armën policit dhe i vret dy policët. Një hakmarrje dhe shpagim i përflakshëm, pa një rast të dytë! Ai me dy kunatat e veja, i rritën, edukuan dhe shkolluan të 6 (gjashtë) fëmijtë jetimë, të dëshmorëve të lirisë. Nisur nga kjo lidhje e tërthortë, sapo mësova për vrasjen monstruoze të Liridonës, shkrova se trupi i pajetë i saj të zhvendoset nga varrezat e Cërmjanit, në fshatin e lindjes, Rracaj. Jo pse fshatrat kishin 25 km. distancë, por nuk kishte asnjë kuptim që Liridona të prehej atje, së bashku me jetëmarrësit e saj kriminelë brutalë”, tregon ai.

Ai thotë se, “në Facebook, ngushëllova familjen e Liridonës, tashmë, vetëm Ademaj, siç lëshoi porosinë xhentile emërtuese, juristja e diplomuar Tearca Kica-Xhelili, duke shënuar edhe numrin e telefonit tim. Në mbremjen e asaj dite, me telefonoi Leonardi, vëllai i Liridonës: “Kemi kërkuar nga Prokuroria zhvarrimin e Liridonës në varrezat tona”,- më tha ai. Ishim të një mendje që vendin e hakmarrjes, ta zejë drejtësia, me besimin e një trajtimi korrekt ligjor”.

Zeqiraj thotë se ҫështja e dy fëmijëve të Liridonës, një brengë që bren, për gjyshërit Ademaj. Pasja e tyre në përkujdesje, lehtëson dhimbjen, sikur ta kenë gjysmë Liridone në familjen e tyre.

Vëllai me familje jeton në Gjermani, tri motrat në Zvicër dhe një në Kosovë. Unë jam i fejuar, prindërit e moshuar nuk mund t`i lëmë të vetmuar. Aktualisht, fëmijtë janë te gjyshërit Murseli, sepse në familjen tonë gjendja është tmerruese, gjithë lot e vajë dhe fëmijtë do ta kuptojnë tragjedinë e nënës së tyre. Zgjidhja e pranueshme e tashme, do të ishte përkujdesja shtetërore suedeze”, – sqaroi Leonardi, përmes dhimbjes të skajshme”, tregon Zeqiraj.

vrasja e liridones

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj