LIVE UPDATES
Bota

Putin paralajmëron Finlandën për “probleme” pas mbylljes së kufirit

Komentet e bëra në një intervistë që pritet të publikohet të dielën, vijnë teksa rriten tensionet mes dy vendeve fqinje, si rezultat i luftës së nisur të Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, dhe vendimit të shpejtë të Finlandës për t’iu bashkuar NATO-s.

17 Dhjetor 2023, 13:05 Nga h.k
Putin paralajmëron Finlandën për “probleme” pas
Putin

RUSI-Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar për “probleme” të paspecifikuara me Finlandën, dhe ka thënë se ka urdhëruar krijimin e një distrikti të ri ushtarak në rajonet kufitare me shtetin nordik.

Komentet e bëra në një intervistë që pritet të publikohet të dielën, vijnë teksa rriten tensionet mes dy vendeve fqinje, si rezultat i luftës së nisur të Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, dhe vendimit të shpejtë të Finlandës për t’iu bashkuar NATO-s.

Javëve të fundit, Finlanda i ka mbyllur tërësisht kufijtë me Rusinë, për shkak të rrijtjes së numrit të migrantëve, kryesisht prej Lindjes së Mesme, me kërkesa për azil.

Numri në rritje i migrantëve të mbledhur në pikat kufitare i ka forcuar bindjet e Finlandës që autoritetet ruse po tentojnë t’i shtyjnë migrantët për të udhëtuar drejt Finlandës, me qëllim të destabilizimit të shtetit.

Finlanda i ka hapur për pak dy pika kufitare më herët gjatë kësaj jave, mirëpo më pas i ka mbyllur ato.

Ne kemi dëshmi që tregojnë se për dallim nga e kaluara, autoritetet kufitare ruse, jo vetëm që po i lejojnë njerëzit pa dokumente që të nisen drejt kufirit finlandez, por edhe janë duke iu ndihmuar vazhdimisht”, ka thënë ministrja e Jashtme finlandeze, Elina Valtonen.

Finlanda ka hequr dorë nga politika e saj e neutralitetit, pak pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, dhe këtë vit është bërë anëtarja e 31-të e NATO-s.

Prej atëherë, Finlanda e ka rritur numrin e njësiteve ushtarake në misione trajnime, dhe u ka lejuar aeroplanëve të NATO-s që të patrullojnë zonën ajrore, veprim që e ka zemëruar Rusinë.

Në disa pjesë të intervistës për televizionin shtetëror rus, Putin deklaron rrejshëm se Perëndimi e ka tërhequr Finlandën në NATO.

Në fakt, popullsia finlandeze e ka rritur interesimin për NATO, qysh prej nisjes së luftës në Ukrainë.

Ai ka thënë se do ta riaktivizojë distriktin ushtarak Leningrad, hap administrativ që mund të rezultojë me rritje të numrit të ushtarëve në rajonet lindore me Finlandën.

A kemi pasur ndonjë kontest me ta? Të gjitha kontestet, përfshirë ato territoriale, prej mesit të shekullit 20, janë zgjidhur”, ka thënë Putin.

Nuk kemi probleme këtu. Tani do të ketë, sepse do të krijohet distrikti ushtarak Leningrad, dhe do të koncentrohen disa njësite ushtarake atje”.

Zyrtarët finlandezë nuk i kanë komentuar këto deklarata.

Putin është pyetur edhe për deklaratat e presidentit amerikan, Joe Biden, i cili ka pretenduar këtë muaj se Rusia do të sulmojë një shtet të NATO-s, nëse e fiton luftën në Ukrainë.

“Është krejtësisht pa asnjë kuptim, dhe besoj se presidenti Biden e kupton këtë”, ka thënë Putin.

“Rusia nuk ka arsye, as interes, as interes gjeopolitik, as ekonomik, politik, dhe as ushtarak, të luftojë me shtetet e NATO-s”, ka thënë ai.

Lufta e plotë e Rusisë në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

vladimir putin

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës