LIVE UPDATES
Bota

Heqja e sanksioneve ndaj Millorad Dodikut! Analiza: A po nis një kapitull i ri politik në Bosnje-Hercegovinë

Adnan Qerimagiç, analist në Iniciativën Evropiane për Stabilitet në Berlin, konsideron se me këtë hap, SHBA-ja tregoi se “është ende në vendin e shoferit”, kur bëhet fjalë për angazhimin ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë.

1 Nëntor 2025, 17:14 Nga M.L
Heqja e sanksioneve ndaj Millorad Dodikut! Analiza: A po nis një kapitull i
Millorad Dodikut

BOSNJE HERCEGOVINA- Shtetet e Bashkuara ia hoqën sanksionet Millorad Dodikut, por a është ky një kapitull i ri politik në Bosnje dhe Hercegovinë? Adnan Qerimagiç, analist në Iniciativën Evropiane për Stabilitet në Berlin, konsideron se me këtë hap, SHBA-ja tregoi se “është ende në vendin e shoferit”, kur bëhet fjalë për angazhimin ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Vendimi për heqjen e sanksioneve është pjesë e përpjekjeve të administratës Trump, që kanë zgjatur prej disa muajsh, dhe lidhet me përpjekjet për të kontribuar në shtensionimin e situatës në Bosnje dhe Hercegovinë”, thotë Qerimagiç për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se vendimi për sanksionet është pasqyrim i “politikës transaksionale” të presidentit Donald Trump.

Po sipas tij, ky reagim i Departamentit amerikan të Shtetit tregon se pala amerikane sheh hapësirë për një “marrëdhënie të re” me aktorët në Bosnje dhe Hercegovinë, bazuar kryesisht në interesa të përbashkëta ekonomike.

Ish-presidenti i Republikës Sërpska, Dodik, dhe 48 individë dhe kompani u hoqën nga lista e zezë e Departamentit të Thesarit të SHBA-së më 29 tetor.

Departamenti i Shtetit shpjegoi për Radion Evropa e Lirë se veprimet e Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska, e cila anuloi një sërë ligjesh jokushtetuese në seancën e saj më 18 tetor, ndikuan shumë në këtë vendim.

Në të njëjtën seancë, këshilltarja shumëvjeçare e Dodikut, Ana Trishiq Babiç, u zgjodh presidente e përkohshme e Republikës Sërpska, deri në zgjedhjet e parakohshme më 23 nëntor.

Dodikut iu hoq mandati i tij si president i entitetit në muajin gusht, pasi Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës e dënoi me një vit burg dhe ndalesë gjashtëvjeçare në mbajtjen e posteve publike, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje.

Politikë e re amerikane ndaj Bosnje dhe Hercegovinës?

Redaktori i portalit “Buka”, Aleksandar Trifunoviq, thotë se Dodik e ka kuptuar mesazhin nga Uashingtoni, prandaj, prej kohësh, nuk ka folur më për ndarjen e Republikës Sërpska nga Bosnje dhe Hercegovina apo për bashkimin me Serbinë.

“Amerika është e interesuar vetëm për një Bosnje dhe Hercegovinë të bashkuar dhe kjo është linja që [sekretari amerikan i Shtetit] Marco Rubio ka përmendur diku nga fillimi i këtij viti... se Amerika me siguri do të kundërshtojë çdo përpjekje për të destabilizuar shtetin e Bosnje dhe Hercegovinës”, thotë Trifunoviq.

Qerimagiq, në anën tjetër, nuk pret që Shtetet e Bashkuara ta lënë pas dore kapitalin politik që zotërojnë, tani që sanksionet ndaj Dodikut janë hequr.

“Mendoj se do të përpiqen të tregojnë se gjithçka që kanë bërë deri më tani, çon në hapa të mëtejshëm konkretë, dhe nuk do të habitesha nëse bëhet fjalë për buxhetin ose disa dokumente të tjera”, thotë ai.

Profesori universitar nga Sarajeva, Enver Kazaz, beson se “SHBA-ja ka vendosur të shmangë ndikimin rus në Ballkan dhe t'u tregojë rusëve se kjo zonë është sfera e saj e interesit”.

“Me heqjen e sanksioneve dhe largimin e Dodikut nga të gjitha funksionet kryesore, ndikimi rus në Bosnje dhe Hercegovinë përmes partisë së tij, Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), shuhet”, thotë Kazaz.

A do të vazhdojë SNSD-ja me pengesat?

Trifunoviç nuk dyshon se SNSD-ja do të ndihet më e fuqizuar pas heqjes së sanksioneve dhe se Dodik tani ka “një pozitë shumë më të mirë” sesa para disa muajsh, kur shumë politikanë e konsideronin si “të hedhur në koshin politik”.

“Në këtë kontekst, ai do të jetë shumë i rëndësishëm për çdo drejtim të ardhshëm që do të marrë Bosnje dhe Hercegovina drejt BE-së, NATO-s etj. Dhe, është e sigurt se do të jetë edhe më i ashpër se më parë”, vlerëson Trifunoviq.

Qerimagiç thotë se ekzistojnë dy mundësi - kthimi te “politikat shkatërruese” ose gjetja e një gjuhe të përbashkët.

Pse Bosnja është në krizë politike për muaj të tërë?
Koalicioni në nivel shtetëror u shemb në janar, kur deputetët e SNSD-së të Dodikut nuk votuan për dy ligje reformuese që supozohej se do ta çonin vendin më afër BE-së.

Përfaqësuesit e Treshes - tri partive nga Federata e Bosnje dhe Hercegovinës (Partia Socialdemokrate, Populli dhe Drejtësia, Partia Jonë), vlerësuan atëkohë se kjo ishte “shkelje e marrëveshjes së koalicionit” dhe e akuzuan Dodikun dhe partinë e tij për “minimin e paqes dhe sigurisë së Bosnje dhe Hercegovinës dhe të rajonit, përmes veprimeve jokushtetuese”.

Pas kësaj, ata tentuan disa herë t’i shkarkonin zyrtarët e SNSD-së nga Këshilli i Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, por nuk ia dolën, për shkak të bllokadave të partisë së Dodikut në Kuvendin e Bosnje dhe Hercegovinës.

Buxheti duhej të miratohej në tetor të vitit 2024, por për shkak të shpërbërjes së koalicionit dhe bllokadave politike, vendi e kaloi gjithë vitin me financim të përkohshëm.

Për këtë arsye, sindikatat e punëtorëve të administratës shtetërore dhe institucioneve publike kanë paraqitur kallëzime penale kundër anëtarëve të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës dhe Këshillit të Ministrave, pasi atyre u është premtuar më herët rritje pagash.

Në fund të shtatorit, pak para përfundimit të afatit, autoritetet e Bosnje dhe Hercegovinës miratuan Agjendën e Reformave - një listë reformash ekonomike dhe shoqërore që Bashkimi Evropian kërkon si kusht për të dhënë fondet nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Bosnje dhe Hercegovina ishte e vetmja në rajon që vonoi gati dy vjet me miratimin e këtij dokumenti, dhe për shkak të kësaj vonese, shuma e parashikuar prej një miliard eurosh u ul për 108.5 milionë./ REL

shba millorad dodikut i hiqen sanksionet

Sondazh

Poll

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!