LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Pse zihemi për politikë?

Rreth tetë muaj më parë, fushata para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit u karakterizua me gjuhë të urrejtjes. Ndërkaq, së voni, deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj, u përfshi në një përplasje verbale e fizike me një qytetar.

1 Nëntor 2025, 13:58 Nga E. D
Analiza e REL: Pse zihemi për politikë?
foto ilustruese

KOSOVË- Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj, është ndër të fundit që u përfshi në një përplasje verbale e fizike me një qytetar. Para dy vjetësh, Kuvendi i Kosovës u shndërrua në vend përleshjesh fizike mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe anëtarëve të Qeverisë së Kosovës.

Rreth tetë muaj më parë, fushata para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit u karakterizua me gjuhë të urrejtjes. Ndërkaq, së voni, deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj, u përfshi në një përplasje verbale e fizike me një qytetar.

Çdo ditë, në postime në rrjete sociale, qytetarë zihen me njëri-tjetrin me deklarata plot akuza dhe ofendime. Për Artan Muhaxhirin, sociolog dhe njohës i zhvillimeve politike në Kosovë, gjuha e përdorur nga qytetarët nuk mund të jetë ndryshe, kur dëgjohet gjuha që përdorin vetë përfaqësuesit politikë të vendit.

Ai pohon se shoqëria kosovare është tejet e politizuar, dhe se kjo ua mundëson politikanëve ta formësojnë mënyrën se si qytetarët mendojnë, flasin e veprojnë.

“Kohëve të fundit është rritur fragmentarizimi politik, që ka ndikuar edhe në fragmentarizimin social, sepse [pjesëtarë nga] partitë politike janë duke e konsideruar njëri-tjetrin më shumë si armiq, sesa si pjesëtarë të një fushe institucionale”, thotë Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë (REL).

E duke e quajtur njëri-tjetrin “armiq të shtetit”, “bashkëpunëtorë të Serbisë” e “hajvanë”, përfaqësuesit politikë të Kosovës kanë çuar mesazhe përçarëse dhe konfliktuoze te votuesit e tyre, thotë ai.

“Kur liderët e bëjnë të pranueshme edhe fyerjen, edhe ofendimin, edhe nënçmimin, qytetarët të cilët i përcjellin këta politikanë e konsiderojnë si të drejtë dhe normale që ta imitojnë këtë stil të komunikimit”, sqaron Muhaxhiri.

Kjo, sipas tij, ka bërë që kultura demokratike e debatit dhe argumentimi racional e logjik të zëvendësohen nga ofendimet e etiketimet dhe, duke bërë që një politikan i caktuar të shihet si tradhtar e armik, ndaj tij legjitimohet dhuna e ofendimet. E tani, që jemi mësuar me dhunë verbale, ka filluar të normalizohet edhe dhuna fizike, shton ai.

“Dhuna verbale shpeshherë është një paradhomë e dhunës fizike, sepse i shkatërron kufijtë e respektit të ndërsjellë, dhe e dehumanizon tjetrin”, thotë Muhaxhiri për REL-in.

Rasti i Armend Zemajt

Në rastin e fundit të njohur, më 24 tetor, pas të cilit vetë përfaqësues politikë diskutuan për polarizim në shoqëri, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, u përfshi në një përplasje me një qytetar. Ai ishte duke dhënë një intervistë në publik për një media lokale, kur një qytetar kaloi pranë tij dhe, siç u dëgjua në një videoxhirim të publikuar më vonë, iu drejtua Zemajt me fjalën “rrenësa”.

Zemaj iu përgjigj me fjalët “kujt po i thua rrenës?”, dhe vazhdoi duke ia përmendur qytetarit nënën dhe gruan. Ky i fundit u kthye drejt anëtarit të LDK-së me grusht të ngritur, por nuk e goditi atë. Ai që grushtoi ishte deputeti, i cili, pastaj, u dëgjua edhe duke e sharë qytetarin dhe duke i thënë “unë të mbys”.

Partia të cilën e përfaqëson Zemaj doli me një reagim, ku e dënoi atë që ajo e cilësoi si “sulm” ndaj deputetit të saj. Zemaj mori përkrahje edhe nga shumë fytyra publike në vend, që e përgëzuan atë për guxim dhe mostolerim të ofendimit. Qytetari u ndëshkua me gjobë për prishje të qetësisë dhe rendit publik nga Policia e Kosovës, ndërsa deputeti Zemaj është i dyshuar në një proces hetimi të nisur nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Të pyetur nga REL-i, nga kjo Prokurori thanë vetëm se janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet për sigurim të provave dhe për ndriçim të kësaj çështjeje penale.

“Deri në këtë fazë të procedurës, vetëm një person është i dyshuar: A.Z.”, thanë nga Prokuroria, çka lë të kuptohet se ndaj qytetarit nuk ka ndonjë hetim.

Në Britani, pas një përleshjeje fizike me një qytetar, më herët këtë vit, ligjvënësi Mike Amesbury u dënua me dhjetë javë burgim, ndërsa Partia Laburiste mori menjëherë vendim për pezullimin e tij.

Sipas raportimeve online, raste të ngjashme kanë ndodhur edhe në vende si Turqia, Kenia e Pakistani. REL-i ka pyetur LDK-në nëse ndaj Zemajt do të ndërmerret ndonjë masë disiplinore, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Zemaj ishte deputeti i nëntë më i votuar nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, me gjithsej 25 mijë e tri vota

Ndëshkimi me votë

Fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të fillimvitit në Kosovë ishte karakterizuar me gjuhë të urrejtjes, sipas koalicionit të organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV). Eugen Cakolli nga DnV-ja kishte thënë se në çdo të pestin aktivitet gjatë fushatës zgjedhore ishte përdorur gjuhë e urrejtjes, fyese e diskriminuese.

Sipas gjetjeve të DnV-së, Lëvizja Vetëvendosje printe me organizime ku ka pasur gjuhë të urrejtjes, me rreth 21 për qind të aktiviteteve. Pas saj radhiteshin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 19 për qind, LDK-ja me 18 për qind dhe PDK-ja me 14 për qind. Pasi deputetët e dalë nga ato zgjedhje nuk arritën kompromis për të formuar një qeveri të re, tani mund të ketë zgjedhje të reja, të parakohshme.

Muhaxhiri thotë se kjo mund të sjellë dy realitete: përkeqësimin e polarizimit në shoqëri për shkak të gjuhës që mund të përdoret në fushatë, ose ecjen drejt “shërimit të skenës politike kosovare” me ndëshkimin e politikanëve që nxisin përçarje.

“Elementi më i rëndësishëm në promovimin e një kulture të përgjegjësisë publike është kur liderët ndëshkohen politikisht për përdorimin e gjuhës së urrejtjes”, thotë Muhaxhiri./REL

kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet