LIVE UPDATES
Bota

Helikopterë pa pilot në SHBA për përdorim në sektorin e bujqësisë

Një firmë amerikane ka ndërmarrë hapat e parë për të ulur rreziqet e fluturimit me helikopter, ndërsa prezanton prototipin e parë i cili fluturon pa pilot. Synimi është transformimi i disa nga operacioneve më vdekjeprurëse në këtë industri.

28 Dhjetor 2024, 22:07 Nga N.F
Helikopterë pa pilot në SHBA për përdorim në sektorin e
Helikopteri

SHBA- Një kompani e re amerikane po zhvillon një helikopter gjysmë autonom i cili mund të përdoret për spërkatjen e të korrave, transportin e dërgesave në det të hapur dhe që mund të fluturojë në mjedise të tjera të rrezikshme. Synimi i firmës së re është siguria e pilotit në misione që paraqesin rrezik të lartë.

Një firmë amerikane ka ndërmarrë hapat e parë për të ulur rreziqet e fluturimit me helikopter, ndërsa prezanton prototipin e parë i cili fluturon pa pilot. Synimi është transformimi i disa nga operacioneve më vdekjeprurëse në këtë industri.

Helikopteri “Sprayhawk” është i pajisur me sisteme të sofistikuara të inteligjencës artificiale, AI, ndjesorë dhe mjete komunikimi që mundësojnë drejtimin e mjetit fluturues nga toka. Ky mjet ajror po zhvillohet nga firma “Rotor Technologies Inc.” në partneritet me gjigandin e njohur të prodhimit të helikopterëve për aviacionin civil, “Robinson Helicopters Company”.

“Pas meje mund të shihni procesin e ndërtimit të një helikopteri që peshon 1,134 kilogram dhe mund të transportojë një ngarkesë me peshë sa gjysma e tij. Kjo do ta ndryshojë botën dhe jemi krenar që po i prodhojmë në Nashua të shtetit Nju Hampshire”, thotë Hector Xu, shefi i kompanisë “Rotor Technologies”.

Hector Xu, themelues i firmës, u nxit për sipërmarrjen nga disa “përvoja të këqija” ndërsa mësonte të drejtonte një helikopter në kushte të dobëta shikueshmërie. Në atë kohë, ai po studionte në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets në degën e inxhinierisë hapësinore dhe aviacionit.

Tre vjet më vonë, firma e tij synon të ofrojë mjetin pa pilot për përdorim të gjerë në treg ndërsa pret miratimin nga Administrata Federale e Aviacionit.

“Po ndërtojmë mjetin ajror pa pilot me aftësi të larta. Po instalojmë sisteme të inteligjencës artificiale brenda një helikopteri të zakonshëm”, thotë zoti Xu.

Firma synon të ofrojë mjetin fluturues për të kryer disa nga operacionet më të rrezikshme ajrore, ndërsa ka ambicie më të mëdha.

“Këta helikopterë mund të përdoren për misione kritike në bujqësi, transportin bregdetar apo reagim në raste fatkeqësish. Këto mjete pa pilot do të ndikojnë në shumë industri”.

Këto operacione janë disa nga më të rrezikshmet për pilotët për shkak të lartësive të ulëta dhe terrenit me pengesa të padukshme dhe të paparashikueshme si linjat e tensionit të lartë, kullat e komunikimit, pemët apo pengesa të tjera. Të dhënat nga Bordi Kombëtar i Transportit tregojnë se 13 pilotë humbën jetën gjatë operacioneve të aviacionit bujqësor midis prillit dhe shtatorit të vitit 2024.

“Helikopteri ka aftësitë që të marrë vendime gjatë fluturimit por gjithashtu mund të telekomandohet nga toka. Në çdo rast, piloti nga toka mund të marrë drejtimin e mjetit fluturues. Pra jemi përqendruar tek siguria”, thotë zoti Xu.

Firma ka zhvilluar dy helikopterë autonomë dhe po kryen fluturime provë. Ajo shpreson që deri vitin tjetër të ketë gati për treg rreth 20 helikopterë për përdorim në sektorin e bujqësisë. Kompania ka siguruar miratimin për të filluar operacionet bujqësore në pjesën perëndimore të vendit. Lukas Koch është me firmën “Heinen Brothers” e cila ofron shërbime nga ajri për sektorin bujqësor dhe operacionet kundër zjarrit.

“Duam t’i përqendrojmë sistemet autonome në zonat që kërkojnë më shumë vëmendje ose që janë të vështira për pilotët. Kjo teknologji sjell përfitime në të gjitha aspektet”, thotë zoti Koch.

Ndërkohë, një ekip teknikësh të aviacionit po punojnë në Nashua të shtetit Nju Hempshire për të zhvilluar helikopterët pa pilotë të pajisur me teknologjinë e inteligjencës artificiale./VOA

helikopterë pa pilot shba

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!