Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se mjeku Hussam Abu Safiya, drejtor i spitalit Kamal Adwan, u arrestua nga forcat izraelite së bashku dhe dhjetëra pjesëtarë të tjerë të stafit dhe u dërguan në një qendër për marrje në pyetje. Ministria tha se trupat izraelite hyn në spital dhe detyruan shumë pjesëtarë të stafit dhe pacientë që të dilnin jashtë.
IZRAEL- Ushtria izraelite ka arrestuar një drejtor të një prej spitaleve të pakta funksionale në veri të Gazës, teksa sulmet ajrore gjatë natës në këtë enklavë kanë vrarë nëntë persona, përfshirë fëmijë, thanë zyrtarët shëndetësorë palestinezë më 28 dhjetor. Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se mjeku Hussam Abu Safiya, drejtor i spitalit Kamal Adwan, u arrestua nga forcat izraelite së bashku dhe dhjetëra pjesëtarë të tjerë të stafit dhe u dërguan në një qendër për marrje në pyetje. Ministria tha se trupat izraelite hyn në spital dhe detyruan shumë pjesëtarë të stafit dhe pacientë që të dilnin jashtë.
Izraeli ende nuk ka komentuar për këtë rast. Por, një ditë më parë mohoi se ka hyrë në spital, megjithatë e pranoi se ka urdhëruar që njerëzit të dilnin jashtë objektit duke thënë se po kryente operacione kundër infrastrukturës së Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe militantëve në atë zonë.
Ushtria izraelite vazhdimisht ka pretenduar se Hamasi operon brenda spitalit Kamal Adwan, por nuk ka ofruar dëshmi. Zyrtarët spitalorë kanë mohuar këto pretendime të Izraelit. Ky spital është goditur disa herë në tre muajt e fundit nga Izraeli, teksa ushtria e këtij shteti po vazhdon ofensivën në pjesën veriore të Gazës kundër Hamasit. Më herët gjatë javës, zyrtarët spitalorë thanë se nga një sulm ajror u vranë pesë pjesëtarë të stafit.
Në fushatën pothuajse 15-mujore ushtarake të Izraelit, sistemi shëndetësor i Gazës ka pësuar dëme të mëdha. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se bastisja në Kamal Adwan e ka “nxjerr jashtë funksionit” spitalin e fundit të madh funksional në veri të Gazës, duke thënë se “ky terror duhet të marrë fund dhe sistemi shëndetësor duhet të mbrohet”. Autoritetet shëndetësore palestineze thanë se pacientët e spitalit janë zhvendosur në një spital aty pranë ku situata “është jashtëzakonisht e vështirë”.
Lufta në Gazë nisi në tetorin e kaluar, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Si pasojë e fushatës ushtarake izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 45.000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, dhe janë plagosur më shumë se 108.000 të tjerë./ REL
Foto ilustruese SHBA- Përhapja e virusit H5N1 po shkakton shqetësim në Shtetet e Bashkuara, pas zbulimit të rastit të pa...
Ramiz Merko STRUGË- Gjykata Themelore në Strugë, me kërkesë të Prokurorisë Publike, ka konfiskuar pasaportën e krye...
Salomé Zourabichvili GJEORGJI- Presidentja e Gjeorgjisë, Salomé Zourabichvili, iu bashkua mijëra protestuesve në rrug&eum...
Foto nga vendi i ngjarjes RUSIA- Presidenti rus, Vladimir Putin, i tha udhëheqësit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, tha se mbrojtja ajrore ru...
ukrainasit UKRAINË- Ukrainasit shpresojnë akoma për shkëmbime të të burgosurve me Rusinë, sidomos në ditët e m...
aktivistja-policia ITALIA- Një aktiviste nga grupi Femen, gra që zakonisht protestojnë topless për shkaqe të ndryshme, u arre...
Alyaksandr Lukashenka BJELLORUSIA- Udhëheqësi autoritar Alyaksandr Lukashenka, ka zgjeruar valën e faljeve para zgjedhjeve presidenciale q&e...
Foto ilustruese MEKSIKË- Një përplasje mes një autobusi dhe një kamioni në bregun e Gjirit të Meksikës të...
Foto ilustruese RUSIA- Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha se ka penguar një komplot të Ukrainës për të ...
avioni SHBA- Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ka thënë se SHBA ka parë "indikacione të he...