29 Shtator 2022, 22:36
Nga k.m.
Antonio Guterres
Nëse Rusia ecën përpara me planet e saj për të aneksuar katër rajone të Ukrainës, kjo do të shënonte një "përshkallëzim të rrezikshëm" që do të kërcënonte perspektivat për paqen në rajon, tha të enjten shefi i OKB-së, Antonio Guterres.
"Çdo vendim për të vazhduar me aneksimin e rajoneve ukrainase: Luhansk, Donjeck, Herson dhe Zaporizhja nuk do të kishte asnjë vlerë ligjore dhe meriton të dënohet", u tha ai gazetarëve.
Kremlini njoftoi më 29 shtator se do t'i aneksojë formalisht katër rajone të Ukrainës, ku së voni u mbajtën të ashtuquajturat referendume për bashkim me Rusinë. Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se ceremonia e nënshkrimit do të mbahet më 30 shtator.
Në të, sipas tij, do të marrin pjesë presidenti rus, Vladimir Putin, dhe udhëheqësit e instaluar nga Moska të katër rajoneve ukrainase: Luhansk, Donjeck, Herson dhe Zaporizhja.
Zyrtarët pro-rusë të këtyre rajoneve thanë se votuesit e kanë mbështetur me shumicë votash bashkimin me Rusinë. Por, referendumet e ashtuquajtura u hodhën poshtë nga Ukraina, qeveritë perëndimore dhe Kombet e Bashkuara, duke thënë se ato janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.
Të katër rajonet formojnë një rrip të rëndësishëm tokësor midis Rusisë dhe Gadishullit të Krimesë, të cilin Moska e aneksoi ilegalisht nga Ukraina në vitin 2014./REL
antonio guterres
Bota
29 Shtator 2022, 22:29
I.A
Viola von Cramon
KOSOVË- Më 18 tetor pritet që Këshilli Evropian të diskutojë liberalizimin e vizave për Kosovën. P...
Bota
29 Shtator 2022, 22:16
I.A
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka fuqi të pallogaritshme në duart e tij dhe pasojat për Evropën dhe botën mund...
Bota
29 Shtator 2022, 22:10
s.s
Perry Greene dhe Marjorie Taylor Greene
SHBA- Burri i Përfaqësueses Marjorie Taylor Greene ka bërë kërkesë për div...
Bota
29 Shtator 2022, 21:30
s.s
Putin
RUSI- Presidenti Vladimir Putin tha të enjten se "të gjitha gabimet" e bëra në një thirrje për të përfor...
Bota
29 Shtator 2022, 21:11
I.A
Kyla Galer
SHBA- Uragani Ian goditi Florida të mërkurën 28 shtator dhe metoda e gazetares Kyla Galer për të mbrojtur mikrofon...
Bota
29 Shtator 2022, 21:04
I.A
Foto ilustruese
SHBA- Një major i pensionuar i ushtrisë amerikane dhe gruaja e tij anesteziologe janë akuzuar në një skemë t&...
Bota
29 Shtator 2022, 20:53
e.k
Ushtarët rusë
RUSI- Dokumentet tronditëse audio nga periudha e parë e luftës në Ukrainë, ku regjistrohen zhg&e...
Bota
29 Shtator 2022, 20:57
s.s
Planeti Mars
SHBA- Shkencëtarët kanë zbuluar prova të reja që sugjerojnë se mund të ketë ujë të l&eu...
Bota
29 Shtator 2022, 20:46
I.A
Dimitar Kovaçevski
SHKUP- Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski, në një konferencë të jashtëzakonshme për s...
Bota
29 Shtator 2022, 20:33
I.A
Aleksandar Vulin
SERBI- Deklarata e Departamentit të Shtetit që kritikon Serbinë për nënshkrimin e Planit të Konsultimeve me ...