29 Shtator 2022, 20:33
Nga I.A
Aleksandar Vulin
SERBI- Deklarata e Departamentit të Shtetit që kritikon Serbinë për nënshkrimin e Planit të Konsultimeve me Federatën Ruse është befasuese dhe një hap në drejtimin e gabuar. Kështu deklaroi, Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin dhe shtoi se Serbia nuk ka bërë asgjë që është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
“Në veçanti, ajo nuk bëri asgjë që ishte kundër interesave të qytetarëve të saj, që për ne në Serbi është masa e të gjitha gjërave. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me Federatën Ruse dhe presin Serbia të bëhet pjesë e histerisë anti-ruse.Si në shembullin e mosrespektimit të integritetit territorial të Serbisë dhe duke kërkuar që Ukraina të jetë e pacenueshme, SHBA-të konfirmojnë se hipokrizia dhe standardet e dyfishta janë konstantet e vetme të politikës së fuqive të mëdha. sidomos ata që bombarduan Serbinë”, tha Vulin.
Gjatë fjalës së tij ai theksoi se populli serb është i pakët, por i lirë dhe se janë ata vetë që do të vendosin se me kë bashkëpunojnë.
“Ne jemi një popull i vogël, por jemi një komb i lirë dhe përderisa do të udhëhiqemi nga Aleksandar Vuçiçi, ne do të mbetemi të lirë dhe do të vendosim vetë se kush janë miqtë tanë dhe me kë dhe si të bashkëpunojmë. Serbia nuk është një vend i madh, por nuk është as rezervë, vendosim vetë”, tha Vulin.
Departamenti Amerikan duke iu referuar marrëveshjes së fundit të nënshkruar ndërmjet Serbisë dhe Rusisë ka theksuar se asnjë vend nuk duhet të zgjerojë bashkëpunimin me Rusinë derisa ajo vazhdon agresionin kundër Ukrainës.
aleksandar vulin dash
Bota
29 Shtator 2022, 20:20
s.s
Joe Biden
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka miratuar fondet federale për fatkeqësitë në nëntë qarqe të ...
Bota
29 Shtator 2022, 20:16
k.m.
Foto ilustruese
Ushtria e Koresë së Jugut tha se Koreja e Veriut ka lëshuar të paktën një raketë balistike drejt ujë...
Bota
29 Shtator 2022, 20:11
k.m.
Foto ilustruese
UKRAINË- Forcat ukrainase kanë marrë kontrollin e plotë të qytetit verilindor të Kupyansk, duke dëbuar u...
Bota
29 Shtator 2022, 20:06
I.A
Milorad Dodik dhe Jelena Triviç
BOSNJE- Jelena Triviç, kandidate e partive opozitare për presidente të Republikës Srpska, tha ...
Bota
29 Shtator 2022, 19:56
e.k
Aleksandër Duginin
RUSI- Ai nuk ka lidhje zyrtare me Kremlinin, por quhet "Truri i Putinit". Ndikimi i tij aktual në politikën e ...
Bota
29 Shtator 2022, 20:04
s.s
Afrimi i anijes kozmike dhe drita që bëri pas përplasjes
SHBA- Nasa ka publikuar imazhet e para të detajuara të "testit t&eu...
Bota
29 Shtator 2022, 19:49
I.A
Agim Musliu
KOSOVË- Eksperti i sigurisë në Kosovë, Agim Musliu, ka hedhur dyshime se Kremlini po infiltron agjentë të FSB-s&e...
Bota
29 Shtator 2022, 19:50
k.m.
Foto ilustruese
MADRID- Qeveria e Spanjës njoftoi sot një ulje të tatimit mbi të ardhurat për klasën e mesme...
Bota
29 Shtator 2022, 19:48
s.s
Protesta në Iran
IRAN- Aktorët, prezantuesit, regjisorët, sportistët dhe personazhet e famshëm në përgjithësi ...
Bota
29 Shtator 2022, 19:42
I.A
Jan Lipavsky
KOSOVË- Ministri i jashtëm çek, Jan Lipavsky, tha të enjten në Prishtinë se Çekia, e cila mban kryesin&...