LIVE UPDATES
Bota

Goditet një ndërtesë banimi në Odesë, Rusia vazhdon ta bombardojë Ukrainën

Më 22 prill, autoritetet në Kiev raportuan gjithashtu dëme në shtëpi dhe automjete pas sulmeve të natës nga Rusia. Por, kreu i administratës ushtarake rajonale, Mykola Kalashnyk, tha se nuk ishte goditur asnjë cak i infrastrukturës kritike.

22 Prill 2025, 14:36 Nga r.ll
Goditet një ndërtesë banimi në Odesë, Rusia vazhdon ta
foto ilustruese

RUSI- Një sulm me dronë nga forcat ruse ka goditur një ndërtesë banimi në qytetin e Odesës në Ukrainë, në një zonë të dendur me popullsi, duke lënë të lënduar të paktën tre banorë, përfshirë një fëmijë. Sulmi u krye gjatë një periudhë kur po vazhdojnë tentimet diplomatike për ta siguruar një armëpushim për luftën në Ukrainë, pas pushtimit të paprovokuar nga Rusia në vitin 2022.

Kryetari i komunës së Odesës, Hennadiy Trukhaniv, shkroi në rrjetet sociale më 22 prill se shumë apartamente janë dëmtuar dhe se “banorët janë në shok.” Shërbimet e emergjencës publikuan foto dhe video të ekipeve zjarrfikëse që luftonin zjarret në atë që u përshkrua si infrastrukturë civile.

Në mbarë vendin, Forca Ajrore e Ukrainës raportoi dhjetëra sulme me dron gjatë natës.Në një deklaratë thuhej se “38 dronë Shahed janë rrëzuar në lindje, veri, jug dhe qendër të vendit”. Po ashtu u tha se janë kapur edhe 16 dronë të tjerë. Sulmet erdhën një ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, pranoi se forcat e tij po sulmonin caqe civile në Ukrainë.

Duke folur më 21 prill për një sulm në qytetin verior Sumi javën e kaluar, ku u vranë 35 persona, ai tha se caku ishte një ndërtesë civile — por se aty ndodheshin ushtarë. Pas sulmit, kreu i administratës ushtarake lokale ukrainase u shkarkua pas akuzave se kishte organizuar një ceremoni dekorimi ushtarak në qytet.

Më 22 prill, autoritetet në Kiev raportuan gjithashtu dëme në shtëpi dhe automjete pas sulmeve të natës nga Rusia. Por, kreu i administratës ushtarake rajonale, Mykola Kalashnyk, tha se nuk ishte goditur asnjë cak i infrastrukturës kritike.

“Gjashtë shtëpi private, katër makina, tre ndërtesa ndihmëse dhe tre garazhe u dëmtuan si pasojë e një sulmi armik. Ka pasur gjithashtu një zjarr në një kantier ndërtimi”, shkroi ai në Telegram.

Më vonë, sirenat e alarmit ajror u dëgjuan sërish në mes të raportimeve të reja për praninë e dronëve rusë.

Rusia gjithashtu kreu sulme të gjera me raketa të hënën e Pashkëve, më 21 prill, pas përfundimit të një armëpushimi 30-orësh të shpallur prej saj. Kievi pretendoi se forcat ruse e shkelën armëpushimin 3.000 herë.

Më 22 prill, ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, e hodhi poshtë armëpushimin si një “operacion marketingu” nga Putini, i cili synonte kryesisht presidentin amerikan, Donald Trump, që është shprehur i irrituar për vazhdimin e sulmeve ruse, ndërsa ai shtyn përpjekjet diplomatike për të arritur një armëpushim.

“Armëpushimi i Pashkëve, i cili u shpall disi papritur, ishte një operacion marketingu, një operacion simpatik, që synonte të ndalonte padurimin dhe zemërimin e presidentit Trump”, u citua të thoshte Barrot nga agjencia e lajmeve AFP në televizionin FranceInfo.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha, tha se kishte biseduar me Barrot një natë më parë për të koordinuar qëndrimet përpara një takimi në Londër më 23 prill.

Takimi në Londër ka për qëllim të mbledhë së bashku Britaninë, Francën, Gjermaninë, Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara, pas një mbledhjeje në Paris më 18 prill — bisedimet e para të përbashkëta në këtë format që prej marrjes së detyrës nga Trumpi.

Barrot tha për FranceInfo se vendet evropiane përdorën atë takim për t’i komunikuar Uashingtonit vijat e tyre të kuqe për një marrëveshje. Trump ka thënë se shpreson që një marrëveshje të përfundojë këtë javë, gjë që shumë vëzhgues e shohin si tepër ambicioze.

Por, si një tjetër shenjë që diplomacia po merr vrull, Putini tha më 21 prill se ishte gati për bisedime të drejtpërdrejta me Zelenskyn - diçka që ai e kishte refuzuar deri kohët e fundit.

Kjo u prit me skepticizëm nga analisti politik ukrainas, Ihor Reiterovich, i cili i tha Current Time të Radios Evropa e Lirë se ishte “manipulim standard - një përpjekje për ta paraqitur Rusinë si forcë paqeruajtëse, gjë që në fakt duket tepër cinike”./REL

rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit