LIVE UPDATES
Bota

Gjykata në Japoni: Ndalohet martesa mes personave të gjinisë së njëjtë, antikushtetuese

Vendimi i Gjykatës së Qarkut të Nagojës ishte i dyti që konstatoi se ndalimi i martesave mes personave të gjinisë së njëjtë përbën shkelje të kushtetutës. Gjatë dy vjetëve të fundit, katër raste të tilla gjithsej janë trajtuar nga gjykatat në Japoni.

30 Maj 2023, 12:07 Nga k.m.
Gjykata në Japoni: Ndalohet martesa mes personave të gjinisë
Foto ilustruese

Një gjykatë në Japoni konstatoi më 30 maj se moslejimi i martesës mes personave të gjinisë së njëjtë është antikushtetuese. Ky vendim u mirëprit nga aktivistët si një hap drejt barazisë martesore në Japoni, vendin e vetëm nga shtatë vendet më të industrializuara në botë (G7) që nuk i lejon martesat mes personave të gjinisë së njëjtë.

Vendimi i Gjykatës së Qarkut të Nagojës ishte i dyti që konstatoi se ndalimi i martesave mes personave të gjinisë së njëjtë përbën shkelje të kushtetutës. Gjatë dy vjetëve të fundit, katër raste të tilla gjithsej janë trajtuar nga gjykatat në Japoni.

Kushtetuta e Japonisë thotë se martesa është midis një burri dhe një gruaje. Megjithatë, sondazhet e fundit tregojnë se shumica e japonezëve përkrahin martesat e pjesëtarëve të komunitetit LBGTI+ (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor).

Disa çifte të gjinisë së njëjtë kanë paditur me raste shtetin e Japonisë, duke thënë se ndalesa ndaj tyre për t’u martuar përbën shkelje kushtetuese.

“Ky vendim na ka shpëtuar nga dhimbja shkaku i vendimit të vitit të kaluar që thoshte se nuk kishte asgjë të keqe me ndalimin [e martesave mes personave të gjinisë së njëjtë] dhe nga dhimbja që e kemi shkaku i asaj që vazhdon ta thotë qeveria”, tha avokatja kryesore në këtë rast, Yoko Mizutani.

Ajo i referohej një vendimi nga një gjykatë në Osaka vitin e kaluar që konstatoi se ndalimi nuk ishte në kundërshtim me kushtetutën e vendit.

Një gjykatë në Tokio më vonë e mbështeti ndalimin e martesës mes personave të gjinisë së njëjtë, por tha se mungesa e mbrojtjes ligjore për familjet e krijuara nga personat e gjinisë së njëjtë përbën shkelje të të drejtave të tyre njerëzore.

Vendimi i 30 majit u prit me brohoritje nga aktivistë dhe mbështetës që valëvitnin flamuj me ylber jashtë gjykatës.

Megjithëse sondazhet tregojnë se rreth 70 për qind e publikut e mbështet martesën mes personave të gjinisë së njëjtë, Partia Liberale Demokratike (LDP) konservatore në pushtet e kryeministrit Fumio Kishida i kundërshton këto martesa.

Megjithatë, më shumë se 300 komuna japoneze që kanë rreth 65 për qind të popullsisë i lejojnë çiftet e gjinisë së njëjtë të hyjnë në marrëveshje partneriteti. Por, të drejtat e tyre janë të kufizuara. Partnerët e gjinisë së njëjtë nuk mund të trashëgojnë asetet e njëri-tjetrit ose të kenë të drejta prindërore për fëmijët e njëri-tjetrit. Vizitat në spital nuk janë të garantuara. Mizushima tha se gjykata në vendimin e saj kishte theksuar se marrëveshjet e tilla të partneritetit nuk ishin të mjaftueshme.

Qeveria u zotua se do ta miratonte një ligj që promovonte “mirëkuptimin” e personave të komunitetit LGBTI+ përpara se ta organizonte samitin e G7, por kundërshtimi nga ligjbërësit konservatorë bëri që ligji të vonohej dhe një version jo i kënaqshëm u dorëzua në parlament vetëm një ditë para fillimit të samitit./REL

japoni

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim