LIVE UPDATES
Bota

Gjykata federale refuzon të marrë përsipër çështjen e Trump në New York

Gjykatësi Alvin Hellerstein refuzoi kërkesën e avokatëve të ish-presidentit ku i kërkohej gjykatës së rrethit të Manhatanit të merrte në dorë këtë çështje gjyqësore. Gjykatësi u shpreh se nuk ishin paraqitur provat e nevojshme që gjykata federale të ndërhynte duke marrë përsipër çështjen.

4 Shtator 2024, 20:04 Nga E. D
Gjykata federale refuzon të marrë përsipër
Donald Trump

SHBA- Një gjykatës federal refuzoi të martën kërkesën e paraqitur nga ish-Presidenti Donald Trump për të ndërhyrë në çështjen penale të ngritur ndaj tij për pagesat e bëra, përpara zgjedhjeve të vitit 2016, për të siguruar heshtjen e ish-aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels, e cila thotë se ka patur një marrëdhënie intime me ish-presidentin. Kjo ishte përpjekja më e fundit ligjore e Trump për të rrëzuar vendimin e jurisë në Manhatan, që e shpalli atë fajtor në muajin maj nën akuzat për falsifikim të dokumenteve, si pjesë e një skeme për të ndikuar në zgjedhje si dhe për të shtyrë dhënien e masës së dënimit ndaj tij.

Gjykatësi Alvin Hellerstein refuzoi kërkesën e avokatëve të ish-presidentit ku i kërkohej gjykatës së rrethit të Manhatanit të merrte në dorë këtë çështje gjyqësore. Gjykatësi u shpreh se nuk ishin paraqitur provat e nevojshme që gjykata federale të ndërhynte duke marrë përsipër çështjen.

Me këtë vendim, dosja gjyqësore ndaj ish-Presidentit Trump do të vazhdojë të qëndrojë në gjykatën e shtetit të Nju Jorkut, ku më 18 shtator pritet të jepet masa e dënimit.

Avokatët e ish-Presidentit Trump ishin përpjekur ta kalonin çështjen tek gjykata federale, ku do të mund të kërkonin në vazhdim rrëzimin e vendimit dhe pushimin e çështjes, pasi Gjykata e Lartë vendosi për një imunitet të gjerë për ish-presidentët, për veprimet e ndërmarra gjatë detyrës.

Gjykatësi Hellerstein pati refuzuar edhe vitin e kaluar një kërkesë të ngjashme për ta transferuar çështjen tek një gjykatë federale. Duke mos komentuar për ndikimin e vendimit të 1 korrikut të Gjykatës së Lartë, gjykatësi shprehet se për sa i përket çështjes së pagesave të bëra nga zoti Trump, ato “ishin veprime private, jozyrtare, jashtë kufijve të autoritetit ekzekutiv”.

Gjykatësi Hellerstein shmangu argumentet e avokatëve se zoti Trump ishte bërë viktimë e “anshmërisë, konfliktit të interesit dhe imazhit të veprimeve të papërshtatshme” me një çështje të drejtuar nga gjykatësi Juan M. Merchan në gjykatën e shtetit të Nju Jorkut.

“Kjo Gjykatë nuk ka juridiksionin për të dëgjuar argumentet e zotit Trump në lidhje me papërshtatshmërinë e gjyqit të Nju Jorkut”, shkruan gjykatësi Hellerstein në një vendim prej katër faqesh.

Gjykatësi Hellerstein vë në dukje se ish-Presidenti Trump duhet të apelojë në shkallët gjyqësore të shtetit të Nju Jorkut dhe se më pas mund t’i drejtohet edhe Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara.

“Do të ishte shumë e papërshtatshme që kjo Gjykatë të vlerësojë çështje anshmërie, padrejtësie apo gabimesh në sistemin gjyqësor të shtetit”, shkruan gjykatësi Hellerstein. “Këto janë çështje për gjykatat e apelit të shtetit”.

Vendimi i tij u dha disa orë pasi avokatët e ish-Presidentit Trump paraqitën kërkesën për ndërhyrje nga gjykata federale. Avokatët patën paraqitur një kërkesë edhe javën e kaluar, dokumentacioni për të cilën u refuzua pasi nuk ishin ndjekur procedurat e duhura.

Më herët të martën, prokurorët e Manhatanit shprehën kundërshtitë e tyre ndaj përpjekjeve të ish-Presidentit Trump për të shtyrë procedurat pasi është gjendur fajtor. Në një letër drejtuar gjykatësit të shtetit të Nju Jorkut, prokurorët thonë se gjykatësi nuk ka asnjë detyrim ligjor për të shtyrë procedurat. Ata i kërkuan gjykatësit Juan M. Merchan që të mos vonojë marrjen e vendimit për dy kërkesat kryesore të avokatëve mbrojtës: për kërkesën e ish-Presidentit Trump për ta shtyrë dhënien e masës së dënimit deri pas zgjedhjeve të nëntorit, si dhe për kërkesën për ta rrëzuar vendimin dhe për ta pushuar çështjen, pas vendimit të marrë nga Gjykata e Lartë në lidhje me imunitetin.

Gjykatësi Merchan ka thënë se do të vendosë më 16 shtator në lidhje me kërkesën e ish-Presidentit Trump për rrëzimin e vendimit të fajësisë. Edhe vendimi për ta shtyrë masën e dënimit pritet të merret në ditët në vazhdim.

Ish-Presidenti Trump u gjend fajtor në muajin maj për 34 akuza penale në lidhje me falsifikim të të dhënave të biznesit, për të fshehur pagesat prej 130 mijë dollarësh për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels, marrëdhënia me të cilën mund të dëmtonte kandidimin e tij në zgjedhjet e vitit 2016. Ish-Presidenti Trump ka mohuar pretendimin e saj për një marrëdhënie mes tyre dhe ka deklaruar se nuk ka bërë asnjë shkelje.

Falsfikimi i të dhënave të biznesit dënohet me deri në katër vite burgim. Dënimet e tjera të mundshme variojnë që nga dënimi me kusht dhe deri në gjobitje./VOA

shba donald trump

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez