LIVE UPDATES
Editorial

Gjermania, pse është e rrezikshme të jesh një vend i pasur ekonomikisht por i dobët ushtarakisht

Paratë kanë rëndësi, por vetëm në një masë të caktuar. Kapaciteti i vendeve të tjera të NATO-s për t’i dërguar armë Ukrainës, ka gjithashtu kufizime në aspektin e prodhimit. Edhe pse problemi gjerman ishte parashikuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë, dhe Gjermania ka dhënë para në vend të armëve, këtu duhen theksuar disa fakte.

15 Shtator 2022, 12:40 Nga George Friedman
Gjermania, pse është e rrezikshme të jesh një vend i pasur
Flamur

GJERMANI- Ministrja e Jashtme gjermane, deklaroi javën e kaluar se vendi i saj nuk mund të dërgojë më shumë nga armët e veta në Ukrainë, pasi ushtria gjermane ka sasi të pakta në dispozicion. Nëse kjo histori është e vërtetë, kjo do të thotë se Gjermania, me ekonominë më të madhe në Evropë, nuk i ka aktualisht mundësitë për të prodhuar me shpejtësi më shumë armë,pavarësisht se ka premtuar para për prodhimin e armëve për Ukrainën.

Paratë kanë rëndësi, por vetëm në një masë të caktuar. Kapaciteti i vendeve të tjera të NATO-s për ti dërguar armë Ukrainës, ka gjithashtu kufizime në aspektin e prodhimit. Edhe pse problemi gjerman ishte parashikuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë, dhe Gjermania ka dhënë para në vend të armëve, këtu duhen theksuar disa fakte.

Së pari, sikurse dihet gjerësisht, Evropa dhe Gjermania po përballen me një dimër shumë vështirë për shkak të rënies së eksporteve ruse të energjisë. Ka të ngjarë që defiçiti” gjerman i armëve të jetë një lëshim për Rusinë, por ndoshta jo:Berlini nuk mund ta bënte këtë pa u pikasur nga NATO, që i di kapacitetet e armëve të shteteve anëtare, dhe e gjurmonprodhimin e tyre.

NATO supozohet se është garantuesi i sovraniteteve kombëtare të Evropës. Gjermania, ekonomia kryesore e Evropës, kishte armë të mjaftueshme për të ofruar një shkallë të vogël mbështetjeje për Ukrainën. Por e vërteta e hidhur, është se lufta në Ukrainë është një konflikt relativisht i vogël, nëse pse tragjik, në tablonë e përgjithshme evropiane.

Nëse Rusia do të pushtonte gjithë Ukrainën, deri përfshirë kufirin e saj të largët perëndimor, ajo do të ishte teorikisht pozitën për t’u zhvendosur më në Perëndim drejt vendeve tëNATO-s. Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Polonia dhe potencialisht Franca, kanë aftësi të mëdha ushtarake, por Shtetet e Bashkuara do të mbanin mbi supe barrën kryesore.

Nëse do të ndodhte ky skenar, do të pasonte një tjetër Luftë e Ftohtë dhe potencialisht një tjetër konfrontim me SHBA-në. Prandaj, dështimi i Gjermanisë për të krijuar një industri të mbrojtjes në përpjesëtim me madhësinë e ekonomisë së saj është i papërshtatshëm, dhe ngre pikëpyetje mbi pjesën tjetër të kapacitetit prodhues të Evropës.

Ky problem lindi nga miti evropian se lufta është e vjetruar, dhe se synimi kryesor i Evropës është të ndërtojë një prosperitet të përhershëm. Tek e fundit motoja e BE-së, është paqja dhe prosperiteti. E para u konsiderua si e dukshme, dhe e dyta pasoi të parën.

Evropa e ndërtoi këtë mit duke ndërtuar një gati-shtet, në formën e Bashkimit Evropian, qëishte i fokusuar vetëm në mirëqenien ekonomike, me qëllimin e shtuar krijimin e një identiteti evropian. Çështjet ushtarake iu lanë shteteve individuale. Meqenëse ato ishin anëtare të NATO-s dhe si të tilla, duhej të garantonin sigurinë ushtarake të Evropës, Uashingtoni u bë garantuesi de fakto i sigurisë evropiane.

Deficiti ushtarak gjerman është shumë domethënës. Duke pasur parasysh pozicionin e saj si ekonomia më e madhe evropiane dhe si një anëtare e NATO-s, është e arsyeshme të pritet që Gjermania të mirëmbajë ose ndërtojë objekte të prodhimit të armëve e nxitur nga ndjenja e përgjegjësisë.

Po ashtu ajo mund ta kishte udhëhequr BE-në në krijimin e kapaciteteve të prodhimit të armëve apo të forcimit të një ushtrie evropiane. Meqenëse Prodhimi i Brendshëm Bruto vjetor i BE-së është afërsisht i njëjtë me atë të Amerikës, kjo do ti lejonte evropianët ta përballonin me armë dhe forca evropiane rrezikun e zhvillimit të një lufte në Ukrainë.

Meqë një luftë në Evropë ishte e paarsyeshme kur BE-ja nisi të krijohej, askush nuk donte tafinanconte një ndërmarrje të tillë, duke ia lënë atë NATO-s, dhe për rrjedhojë, Shteteve të Bashkuara. Por e vërteta është se BE-ja përbëhet nga anëtarë që nuk i besojnë shumë njëri-tjetrit.

Struktura komanduese e një ushtrie evropiane do të kontestohej ashpër, dhe do të diskutohejme siguri edhe fuqia në rritje e disa vendeve. Është e rrezikshme të jesh i pasur dhe i dobët. Kombe të tilla shihen shpesh si një vakt i shijshëm. Kështu u duket Evropa grabitqarëveglobalë.

Shtetet e Bashkuara, që janë edhe të pasura dhe të forta, duhet ta mbrojnë Evropën sepse pasuria, teknologjia dhe njohuritë e Evropës në duart e shteteve të tjera, mund të rrezikojnë Shtetet e Bashkuara. Evropianët e kanë zotëruar për shekuj me radhë artin e përdorimitefektiv të dobësisë.

Unë nuk e konsideroj mungesën e prodhimit ushtarak gjerman si shkak për ndonjë shqetësim real. Por në planin afatgjatë, besimi evropian se kontinenti nuk përballet dot me kërcënime, apo se do të jetë SHBA, ajo që do të marrë përsipër rrezikun dhe koston e mbrojtjes së Evropës, nuk mund të zgjasë edhe për shumë kohë.

Ndoshta është më mirë që Evropa të mbetet e dobët ushtarakisht. Historia tregon se një kontinent i armatosur mirë por i përçarë është shumë i rrezikshëm. Armatimi dhe çarmatimi janë që të dyja shqetësuese. Diçka që tani nuk është një problem, mund të bëhet gjithmonë i tillë në Evropë pas disa kohësh.

 Geopolitical Futures” – Bota.al

gjermani

Sondazh

Poll
Editorial 12 Shtator 2022, 16:32 Meri Lika

Lideri dhe ne

Meri Lika Para pak kohësh nisa të lexoj librin e Federico Finchelstein, historian argjentinas, “Nga fashizmi tek populizmi në histori&...

Editorial 12 Shtator 2022, 14:00 Blerton Abazi

Siguria e brishtë kibernetike në rajon

Blerton Abazi Pandemia Covidit-19 ka ndikuar edhe në sjelljet tona të përditshme, sidomos në përdorimin e shërbimeve digjital...

Editorial 3 Shtator 2022, 10:22 Ben Blushi

Duke kërkuar spiunët rusë në Gramsh

Fotoja e Ben Blushit Një nga dëmet e shumta që Putini i ka bërë rusëve, është se ata duken të këqinj edhe...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet