LIVE UPDATES
Editorial

Lideri dhe ne

Nën një populizëm të tillë, ne qytetarët inkurajohemi dhe të ekzaltuar heqim dorë, dhe refuzojmë kontrollin dhe ekuilibrin e sistemeve të pushtetit, vendosim besimin e plotë tek intuita e liderit, sepse ai kështu kërkon, sepse vetëm ai mundet, sepse vetëm atij i takon e drejta e mendimit.

12 Shtator 2022, 16:32 Nga Meri Lika
Lideri dhe ne
Meri Lika

Para pak kohësh nisa të lexoj librin e Federico Finchelstein, historian argjentinas, “Nga fashizmi tek populizmi në histori”. Çuditërisht përfundimet e nxjerra prej tij përputheshin krejtësisht me zhvillimet politike në Shqipëri.

Sipas autorit, fashizmi dhe populizmi i përkasin të njëjtës familje politike. Edhe pse ka dallime mes tyre, të dyja lëvizjet propozojnë një traditë autoritare, me një ton të lehtë antiliberal dhe antiiluminist.

Edhe pse ne e kuptojmë se nganjëherë populizmi mund të marrë pozicione kundër fashizmit, thellë në vetvete, ata kanë të përbashkët mosbesimin ndaj institucioneve demokratike dhe ndaj aftësisë së tyre për të menaxhuar në mënyrë adekuate interesat e qytetarëve. Në vend të kësaj, të dy propozojnë idenë se kombi është një subjekt që e përkufizon veten si një komunitet organik dhe përfaqësimi i të cilit nuk mund të bëhet përmes mekanizmave demokratikë, por nëpërmjet udhëheqësve që kanë një intuitë pothuajse hyjnore të kuptimit kolektiv.

Me dikë më ngjan ky përcaktim. Me pothuajse “Zeusin”, me Skënderbeun e kohëve moderne, me lidern botëror, me “Brand-in Ndërkombëtar”?!

Federico, na tregon se kështu krijohet një marrëdhënie shumë e ngushtë midis populizmit dhe liderëve që e mishërojnë atë, aq e ngushtë sa populizmat e ndryshëm mund të njihen me emrin e liderit të tyre përkatës: Peronizëm, Enverizëm, Çavizëm, Trumpizëm, Ramizëm etj. Populizmat vijnë në pushtet duke fituar zgjedhjet me çdo mjet dhe duke adoptuar forma të përfaqësimit demokratik, por, në të njëjtën kohë, forcojnë në mënyrë obsesive figurën e liderit duke e promovuar atë si interpretuesin më të mirë të vullnetit të “popullit”.

Lideri dhe ne

Nën një populizëm të tillë, ne qytetarët inkurajohemi dhe të ekzaltuar heqim dorë, dhe refuzojmë kontrollin dhe ekuilibrin e sistemeve të pushtetit, vendosim besimin e plotë tek intuita e liderit, sepse ai kështu kërkon, sepse vetëm ai mundet, sepse vetëm atij i takon e drejta e mendimit.

Me arritjen e këtij niveli, lideri fokusohet në një politikë ndryshimesh të vazhdueshme që japin pamjen e përmirësimit dhe përparimit, megjithëse në realitet, kushtet tona përkeqësohen. Megjithatë, ideja se duhet t'i besosh vullnetit të liderit, i cili nuk bazohet domosdoshmërisht në aftësi të verifikueshme, përforcohet. Besimi bazohet më tepër në një lloj besim fetar, një lloj opiumi gjumësjellës.

Ne votuesit i nënshtrohemi një mutacioni të padukshëm të ndërgjegjes, fillojmë duke e pajisur liderin me legjitimitet politik duke e bërë atë përfaqësuesin tonë përmes gjoja “votës së lirë”. Por gjatë rrugës zhvillojmë idenë, e cila bëhet bindje, se vullneti i liderit mund të shkojë përtej mandatit të përfaqësimit politik dhe të pushtojë sferat e tjera private, përfshirë atë të të drejtave tona individuale. E gjithë kjo ndodh me bekimin dhe durimin tonë, sepse lideri, sipas planit të natyrshëm apo hyjnor, e di më mirë se "populli" se çfarë populli do në të vërtetë.

E kështu, ne heqim dorë nga vullneti ynë dhe pranojmë se ajo që na nevojitet nuk është ajo që na nevojitet, por ajo që thotë lideri se na nevojitet dhe se vetëm ai është i zoti të na i sigurojë. E pastaj katandisemi duke festuar bujarinë e liderit që na jep atë për të cilën as nuk e dinim se kishim nevojë.

Kështu, prodhohet një fenomen mjaft interesant, me të cilin ia dorëzojmë liderit sovranitetin tonë, të fituar me zgjedhje, e ai me intuitën e tij “hyjnore” do të zgjidhë ato që ai përcakton se janë nevojat, problemet dhe aspiratat tona. Shumë prej këtyre nevojave dhe problemeve, lideri i krijoi vetë me qëllimin specifik, të daljes si shpëtimtar për t'i zgjidhur, duke na lënë në të njëjtën pikënisje, por ama me idenë se kemi bërë përparime të paimagjinaueshme.

Në transferimin që i bëjmë vullnetit tonë elektoral, ne nuk e kuptojmë se ajo që ne mendojmë se ishte si një pushtim i vogël, shumë shpejt bëhet një dorëzim absolut i autonomisë tonë për t'u zhytur në një gjendje më të mjerueshme se ajo që u përpoqëm të korrigjonim.

Ashtu si fashizmi, populistët rrisin pjesëmarrjen politike të disa personave, por gjithmonë në afat të shkurtër, dhe minimizojnë pjesmarrjen në afat të gjatë të atyre që e rrethojnë. Ideja e pjesëmarrjes së konsiderueshme politike të qytetarëve bëhet vetëm një burim retorik, sepse në praktikë, ajo që ndodh është e kundërta: ne kemi gjithnjë e më pak hapësira për të shprehur mendimin, të debatojmë dhe të paraqesim kërkesat tona.

Në hyjnizimin e liderit që ndërtuam, ne kemi krijuar kushtet për ta bërë atë të largët, të paarritshëm dhe “të pagabueshëm”.

Për të mos kundërshtuar vetveten, nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të heshtin.

Deri në momentin e zgjimit./Dosja.al

editorial nga meri lika meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 12 Shtator 2022, 14:00 Blerton Abazi

Siguria e brishtë kibernetike në rajon

Blerton Abazi Pandemia Covidit-19 ka ndikuar edhe në sjelljet tona të përditshme, sidomos në përdorimin e shërbimeve digjital...

Editorial 3 Shtator 2022, 10:22 Ben Blushi

Duke kërkuar spiunët rusë në Gramsh

Fotoja e Ben Blushit Një nga dëmet e shumta që Putini i ka bërë rusëve, është se ata duken të këqinj edhe...

Editorial 29 Gusht 2022, 10:31 Ditmir Bushati

Fitorja e disiplinës strategjike

Ditmir Bushati Në një proces të bashkërenduar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Serbia më n&eum...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet