LIVE UPDATES
Editorial

Si po e transformon Gjermaninë Lufta e Ukrainës

Dy politikanët më të njohur në qeverinë e koalicionit të zoti Scholz, janë gjithashtu më të ashprit ndaj Rusisë, Kinës dhe çështje të tjera të jashtme. Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock dhe Ministri i Çështjeve Ekonomike dhe Veprimit Klimatik Robert Habeck, që të dy nga Partia e Gjelbër.

12 Shtator 2022, 13:57 Nga Joseph C.Sternberg
Si po e transformon Gjermaninë Lufta e Ukrainës
Joseph C.Sternberg

Kancelari gjerman Olaf Scholz premtoi në shkurt se do të ndryshonte rrënjësisht politikat e vendit të tij, në kundërpërgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Gjashtë muaj pas kësaj Zeitenwende – pike kthese – ai po ecën më mirë se sa priste shumëkush, edhe pse më keq se sa shpresonin disa të tjerë.

Në fjalimin e tij befasues para ligjvënësve gjermanë në Bundestag më 27 shkurt, 3 ditë pasi filloi pushtimi i Vladimir Putin në Ukrainë, Scholz njoftoi fillimin e 3 transformimeve. Së pari, Berlini do të ri-investonte tek ushtria e tij për të përmbushur objektivin e NATO-s për të shpenzuar 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në mbrojtje, dhe konkretisht do ta përdorte atë për të përmirësuar pajisjet e ndryshme siç janë avionët luftarakë.

Së dyti, Gjermania do ta trajtonte politikën energjetike si një çështje të sigurisë kombëtare, dhe do të hiqte gradualisht dorë nga gazi natyror rus. Së treti, Berlini nuk do të kishte më një qasje diplomatike të pamend vetëm për hir të diplomacisë, sidomos në raport me udhëheqësit autokratë.

Sado thelbësore që ishin këto premtime, zbatimi i tyre do të kërkonte ndryshime shumë më të mëdha në kulturën publike, biznesin dhe në politikën gjermane. Ndërkohë ndërtimi i mbështetjes së votuesve për ndryshime të tilla radikale, kërkon një rivlerësim të plotë të interesave të Gjermanisë dhe rolit të saj në botë.

Çuditërisht, Gjermania ka filluar që ta ndërmarrë këtë proces. Zhvillimi më i rëndësishëm është diçka që nuk ka ndodhur. Çmimet e larta të energjisë si rezultat i shantazhit energjetik nga Rusia perspektiva e një dimri të ftohtë dhe të errët, nuk po i nxisin gjermanët të pyesin nëse mbështetja për Ukrainën ia vlen këtë sakrificë.

Rreth 70 për qind e të anketuarve në një sondazh muajin e kaluar për televizionin publik ZDF, thanë se Gjermania duhet të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën. Kjo mbështetje mund të zbehet disi kur të mbërrijë dimri, por falë Putin kjo gjë është më pak e mundshme se dikur.

Momenti kyç ishte publikimi në fillim të prillit i fotografive rrëqethëse që përshkruanin mizoritë ruse në qytetin e Bucha, në periferi të Kievit. Mbërritja e luftës në truallin evropian, pasuar nga provat grafike të brutalitetit të konfliktit, duket se i ka nxitur votuesit gjermanë që të bëjnë llogaritje të reja kosto-përfitim për rolin e tyre në botë.

Si pjesë e këtij ndryshimi, Gjermania duket se po e rivlerëson seriozisht se si të peshojë interesat e veta tregtare. Varësia energjetike nga Rusia nuk është gjysma e saj. Me përjashtim të karburantin, marrëdhënia tregtare e Gjermanisë me Rusinë nuk është aspak thelbësore. Vendosja e sanksioneve ndaj Moskës, e dëmton ende Gjermaninë ekonomikisht, por me vetëm 26.6 miliardë euro vitin e kaluar, eksportet gjermane në Rusi barazuan dërgesat e saj në Suedi. Çështja kryesore përfshin Kinën, e cila përbën 104 miliardë euro eksporte vjetore dhe 142 miliardë euro importe.

Tani ka nisur të duket sikur pushtimi i Ukrainës, ka sjellë një ndryshim konceptual në Gjermani rreth pazareve me autokratët. Për dekada me radhë, Gjermania e ka parë tregtinë si një mjet diplomatik nën moton “Wandel durch Handel”, “ndryshim përmes tregtisë”.

Por gjithnjë e më shumë ka aktualisht një vetëdije se tregtia mund të shndërrohet në një cënueshmëri strategjike, në rast se tregohen të pakujdesshëm kompanitë dhe politikanët. Në Berlin nuk ka oreks për t’u tërhequr menjëherë nga Kina, dhe në fakt as nuk duhet të ketë. Por gjermanët kanë filluar që ta kuptojnë se duhet të përgatiten që tani për t’u larguar nga tregtia me Kinën, në vend se të surprizohen më vonë, në rast se këtë e imponojnë ngjarjet, siç mund të jetë një pushtim kinez i Tajvanit.

Sa i përket politikës, një tipar i dukshëm i kthesës së zotit Scholz është mungesa e rolit të tij si kancelar. Ai nuk u zgjodh vitin e kaluar për të qenë udhëheqës i kohës së luftës, dhe nuk është rritur ende në lartësinë e sfidës aktuale. Stili i tij, i nxitur nga konsensusi, ka lënë një vakum aty ku duhet të angazhohet një kancelar.

Kështu Scholz mungon në debatet kryesore të politikave, sidomos për energjinë dhe të ardhmen e termocentraleve bërthamorë që ende ekzistojnë dhe që mbeten shumë  të diskutueshme, duke e lënë Berlinin pa një timonier. Sërish, aq e fortë është “era” kulturore dhe ekonomike që ka përfshirë Gjermaninë, saqë një transformim politik është duke ndodhur edhe pa lidership të vërtetë në krye.

Dy politikanët më të njohur në qeverinë e koalicionit të zoti Scholz, janë gjithashtu më të ashprit ndaj Rusisë, Kinës dhe çështje të tjera të jashtme. Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock dhe Ministri i Çështjeve Ekonomike dhe Veprimit Klimatik Robert Habeck, që të dy nga Partia e Gjelbër.

Vlerësimi i qëndrueshëm në sondazhe i Habeck është një sukses i jashtëzakonshëm për të, duke qenë se i bie atij detyra e vështirë e shpjegimit ndaj votuesve gjermanë, se si mungesa e energjisë ruse do t’i dëmtojë këtë dimër të gjithë ata. Në këtë rast ndihmon fakti që votuesit janë vënë në dijeni tashmë mbi një sërë skandalesh që përfshijnë edhe ndikimin e Moskës ndaj politikës gjermane.

Kjo përfshin edhe ripërtëritjen e lidhjeve të biznesit të ish-kancelarit Gerhard Schröder me Kremlinin, dhe skandalin e financimit me lidhjet e supozuara midis pronarëve rusë të gazsjellësit “Nord Stream 2” dhe qeverisë së landit verilindor Mecklenburg-West Pomerania.

Objekt debati në lidhjet me politikat e reja janë edhe çështje të tilla sa i përket asaj nëse Gjermania duhet të fillojë nxjerrë gazin e vet argjilor. Ndërkohë, Unioni Kristian Demokrat (CDU) në opozitë, mendon se është më mirë në aspektin politik që të distancohen nga trashëgimitë e ish-kancelares Angela Merkel, e cila ishte përgjegjëse për shumë nga politikat katastrofike ekonomike, energjitike dhe të jashtme, nga të cilat tani po hiqet dorë.

Nën udhëheqësin e saj të ri, Friedrich Merz, CDU-ja i është rikthyer ashpërsisë së saj tradicionale. Merz ishte tejet agresiv, duke këmbëngulur që buxheti i shtuar ushtarak i Scholz të shpenzohet vërtet për pajisje ushtarake dhe jo për marrëzitë e pushtetit të butë, si ndihma në vende të tjera.

Votuesit po reagojnë në mënyrë të favorshme. CDU del shpesh mbi socialdemokratët e Scholz në sondazhet e opinionit publik, dhe duke i thelluar diferencat. Është gati e sigurt se zoti Scholz nuk i kishte parashikuar forcat që ai vuri në lëvizje më 27 shkurt, shumë prej të cilave tani mund të jenë të pakthyeshme, dhe disa prej të cilave e rrezikojnë të ardhmen e tij politike.

Po kjo s’ka rëndësi. Ai premtoi një pikë kthese, dhe kjo është ajo që po bën Gjermania, edhe nëse do të duhen vite për ta mësuar saktësisht se çfarë forme ka marrë përfundimisht kjo kthesë.

Marrë nga Bota.al

olaf scholz joseph c.sternberg

Sondazh

Poll
Editorial 3 Shtator 2022, 10:22 Ben Blushi

Duke kërkuar spiunët rusë në Gramsh

Fotoja e Ben Blushit Një nga dëmet e shumta që Putini i ka bërë rusëve, është se ata duken të këqinj edhe...

Editorial 29 Gusht 2022, 10:31 Ditmir Bushati

Fitorja e disiplinës strategjike

Ditmir Bushati Në një proces të bashkërenduar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Serbia më n&eum...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet