Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Merz tha se e pranon se Izraeli ka të drejtë për ta çarmatosur Hamasin - grupin e shpallur terrorist nga SHBA dhe BE - dhe për të kërkuar lirimin e pengjeve izraelite, por tha se vendimi i Izraelit “e bën gjithnjë e më të vështirë të kuptohet se si mund të arrihen këto synime”.
GJERMANI- Gjermania nuk do ta autorizojë asnjë eksport të pajisjeve ushtarake që mund të përdoren në Rripin e Gazës “deri në një njoftim të radhës”, tha të premten kancelari Friedrich Merz. Vendimi i Merzit vjen si përgjigje ndaj planit të Izraelit për ta zgjeruar luftën në territorin palestinez.
Njoftimi publik, i cili theksoi vuajtjet e njerëzve në Gazë, shënon një ndryshim të rëndësishëm në politikën e Berlinit ndaj aleatit të tij të kamotshëm.
“Qeveria gjermane nuk do ta miratojë asnjë eksport pajisjesh ushtarake që mund të përdoren në Rripin e Gazës deri në një njoftim të radhës”, tha Merz në një komunikatë.
Merz tha se e pranon se Izraeli ka të drejtë për ta çarmatosur Hamasin - grupin e shpallur terrorist nga SHBA dhe BE - dhe për të kërkuar lirimin e pengjeve izraelite, por tha se vendimi i Izraelit “e bën gjithnjë e më të vështirë të kuptohet se si mund të arrihen këto synime”.
Përkrahja e qëndrueshme dhe afatgjatë e Gjermanisë për Izraelin, e mbështetur në ndjenjën e fajit për Holokaustin, është vënë në pikëpyetje nga numri në rritje i viktimave në Gazë dhe kriza humanitare, të cilat e kanë nxitur popullin gjerman të kërkojë veprime nga Qeveria e tyre.
Sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm, Gjermania ka ofruar 30 për qind të importeve kryesore të armëve të Izraelit në periudhën 2019-2023, kryesisht pajisje detare, përfshirë fregatat e klasit Sa’ar 6 (MEKO A-100 Light Frigates), të cilat janë përdorur në luftën në Gazë.
Merz tha se lirimi i pengjeve dhe negociatat për armëpushim janë prioritetet kryesore të Gjermanisë, së bashku me lehtësimin e vuajtjeve të civilëve. Ai gjithashtu i bëri thirrje Qeverisë izraelite të mos ndërmarrë hapa të mëtejshëm drejt aneksimit të pjesëve të Bregut Perëndimor.
Anëtarë të krahut të ekstremit të djathtë të koalicionit të kryeministrit Benjamin Netanyahu kanë bërë trysni për ta marrë kontrollin e plotë të Gazës, ndonëse ushtria ka paralajmëruar se kjo mund të rrezikojë jetën e pengjeve të mbijetuar.
Parlamenti gjerman raportoi në qershor se licencat e eksportit për 485 milionë euro pajisje ushtarake për Izraelin janë miratuar në ditën e sulmit të Hamasit që shkaktoi luftën në Gazë, 7 tetor 2023, dhe më 13 maj 2025.
Pas sulmit të Hamasit, Gjermania e rriti rreth dhjetëfish eksportin e armëve në Izrael gjatë vitit 2023. Grupet e të drejtave të njeriut nisën sfida ligjore, duke thënë se armët mund të përdoren në luftën në Gazë./REL
pamje nga vendngjarja MAL I ZI- Personazh i njohur i botës së krimit në Mal të Zi, Marko Ljubiša Kan i ka shpëtuar ditë...
Vladimir Putin dhe Donald Trump ROMË- Takimi i shumëpritur midis Vladimir Putin dhe Donald Trump mund të zhvillohe...
Benjamin Netanyahu dhe Donald Trump SHBA- NBC News ka zbuluar se se presidenti Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu kanë zhvilluar një bised&...
LINDJE E MESEM- Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar planin e propozuar nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, që ushtria “të...
Kështjella IRLANDA E VERIUT- Kështjella historike e Hillsborough-ut në Irlandën e Veriut do të shërbejë si skenë p&...
FRANCA- Zjarrfikësit dhe autoritetet lokale thanë se janë në gatishmëri të lartë të premten, pavarësisht se kan&e...
Nicolás Maduro SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dyfishuar shpërblimin për informacionin që çon n...
Foto ilustruese SHBA- Liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit pritet të nënshkruajnë një marrëveshje paqeje të ndë...
Autumn Bardisa SHBA- Një grua në Florida u arrestua pasi u paraqit si infermiere dhe trajtoi mbi 4,000 pacientë pa licencë. Sipas ...
Friedrich Merz dhe Donald Trump GJERMANIA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon ta bombardojë botën me tarifat e tij doganore, ...