LIVE UPDATES
Bota

Gjermani: Vetëvendosje për gjininë, parlamenti voton ligjin

Në bazë të ligjit të ri të vetëvendosjes për gjininë këtej e tutje gratë e burrat trans si dhe njerëzit transgjinorë që nga lindja, të cilët kanë tipare femërore dhe mashkullore, mund të aplikojnë lehtësisht për ndryshimin e gjinisë në dokumenta.

13 Prill 2024, 08:18 Nga M.B
Gjermani: Vetëvendosje për gjininë, parlamenti voton ligjin
Foto ilustruese

GJERMANIA- Në Gjermani kushdo që dëshiron të ndryshojë gjininë në dokumenta, duhet të kalojë një procedurë me shumë pengesa: Janë të nevojshme dy ekspertiza psikologjike me pyetje nga më intimet. Në fund vendos gjykata. Personat e prekur e kritikojnë këtë procedurë si të stërzgjatur, të kushtueshme dhe denigruese-

Në bazë të ligjit të ri të vetëvendosjes për gjininë këtej e tutje gratë e burrat trans si dhe njerëzit transgjinorë që nga lindja, të cilët kanë tipare femërore dhe mashkullore, mund të aplikojnë lehtësisht për ndryshimin e gjinisë në dokumenta. E njëjta gjë vlen edhe për njerëzit që nuk klasifikohen as meshkuj dhe as femra.

Lehtësimi i procedurës mundësohet nga ligji i ri i miratuar të premten (12.04.2024) në Bundestag me shumicë votash nga partitë e koalicionit qeverisës: socialdemokratët, të gjelbërit dhe liberal-demokratët. Ligji u mbështet edhe nga grupi i të majtëve. Partitë opozitare kristiandemokrate/kristiansociale, Alternativa për Gjermaninë (AfD) dhe Aleanca Sahra Wagenknecht (BSW) e refuzuan prerazi këtë ligj.

Ligji i vitit 1980 ende sot në fuqi njihet si ligji për transgjinorët (TSG). Qofshin njerëzit burrë, grua apo ndryshe: Në të ardhmen secili vendos vetë se cilën gjini do të regjistrojë në dokumenta si dhe emrin në pasaportë.Në vend të një ekspertize të dyfishtë si deri më tani, bazuar në rregulloren e re do të mjaftojë një vetëdeklarim në gjendjen civile. Të prekurit do të duhet të mbrohen në privatësinë e tyre në rast se nuk duan ta bëjnë publike këtë ndryshim.

Ndryshimet në gjendjen civile do t'u mundësohen edhe të rinjve nga mosha 14 vjeç. Ata mund të japin vet një deklaratë, por u duhet edhe miratimi i personave që kujdesen për ta. Në rast konflikti vendos gjykata për çështjet familjare. Për fëmijët mund të aplikojnë për ndryshim gjinie vetëm prindërit apo përfaqësuesit ligjorë të tyre.

Opozita kritikon

Ligji ka boshllëqe sigurie dhe mund të shpërdorohet prej kriminelëve, kritikon grupi parlamentar kristiandemokrat/kristiansocial në Bundestag. Kjo për arsye, se nuk parashikohet deklarimi i ndryshimit të gjinisë dhe të emrit në organet e sigurisë. Po ashtu konservatorët argumentojnë, se në ligjin e ri nuk garantohet mbrojtja e fëmijëve dhe të rinjve.

I ngarkuari i qeverisë federale për pranimin e shumëllojshmërisë seksuale dhe gjinore, ekologjisti Sven Lehmann, theksoi, se ligji i ri ua lehtëson shumë procedurat personave të prekur. Lehtësimi i aplikimit për ndryshim gjinie dhe emri do „t'ua lehtësojë jetën interseksualëve dhe transseksualëve", u shpreh ai për rrjetin redaksional Deutschland./ DW

gjermania

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet