LIVE UPDATES
Bota

"Operacioni për mbledhjen e të dhënave", Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA miraton vazhdimësinë e programit të debatueshëm të zbulimit

Ligjvënësit miratuan një projektligj që mban në fuqi seksionin 702 të Ligjit për Përgjimet e Zbulimit të Jashtëm (FISA), me një votim 273 pro dhe 147 kundër. Projektligji do të kalojë tashmë në Senat, ku pritet të marrë miratim dypartiak.

13 Prill 2024, 07:50 Nga M.B
"Operacioni për mbledhjen e të dhënave", Dhoma e
Foto ilustruese

SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë republikane votoi të premten për të autorizuar vazhdimësinë e një programi të debatueshëm të zbulimit. Ky është një hap i rëndësishëm për mbajtjen në fuqi të një elementi kyç të operacioneve për mbledhjen e të dhënave nga shërbimet amerikane të zbulimit.

Ligjvënësit miratuan një projektligj që mban në fuqi seksionin 702 të Ligjit për Përgjimet e Zbulimit të Jashtëm (FISA), me një votim 273 pro dhe 147 kundër. Projektligji do të kalojë tashmë në Senat, ku pritet të marrë miratim dypartiak. Nëse nuk do të veprohej nga Kongresi, ky program survejimi do të skadonte më 19 prill. Miratimi erdhi pasi vlefshmëria e këtij ligji ishte shkurtuar nga pesë në dy vite, me kërkesën e republikanëve.

Ligji FISA është pritur me kritika nga ligjvënës republikanë dhe demokratë, që besojnë se shkel të drejtat kushtetuese të amerikanëve për privatësinë. Gjatë pesë muajve të fundit, projektligji u bllokua tre herë nga ligjvënës republikanë që janë ngritur kundër qëndrimit të partisë së tyre.

Shtëpia e Bardhë, drejtuesit e shërbimeve të zbulimit dhe ligjvënësit kryesorë në Komisionin e Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve kanë paralajmëruar për pasoja të mundshme katastrofike nëse nuk ri-autorizohej ky program, që u konceptua pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2011.

Më herët këtë javë, ligjvënës republikanë patën kundërshtuar mbështetjen e dhënë nga kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson, për një projektligj ku nuk reflektoheshin ndryshimet e kërkuara prej tyre. Megjithëse e drejta e privatësisë është e sanksionuar nga Kushtetuta amerikane, ndër të dhënat për shtetasit e huaj që mblidhen nga ky program, shpesh ka edhe komunikime të bëra me amerikanë, që mund të shfrytëzohen nga agjencitë e zbatimit të ligjit, si FBI-ja, pa patur nevojë për një urdhër gjykate.

Një ndër çështjet më të debatuara ishte një amendament i paraqitur që do t’u kërkonte agjencive ligjzbatuese të siguronin urdhëra gjykate përpara se të hulumtonin të dhënat e mbledhura. Zyrtarët e ekzekutivit patën thënë se një ndryshim i tillë do të dëmtonte përdorimin e këtij programi nga agjenci si FBI-ja. Ky amendament nuk arriti të miratohej si pjesë e ligjit./ VOA

kongresi amerikan

Sondazh

Poll

“Jam çliruar nga ankthi i vulës dhe i logos”,Basha: Kushti që kam është distancimi nga Rama dhe Meta

“Jam çliruar nga ankthi i vulës dhe i logos”,Basha: Kushti që kam është distancimi nga Rama dhe Meta

Rrëzimi i interperlancës me Ramën, Spaho: Së shpejti do të zbytheni me këto qëndrime

Tritan Shehu: Berisha është anëtar i grupit të PD, po shkelni rregulloren

"Kuvendin po e trajtoni si dyqanin tuaj personal"/ Bardhi: Keni ndryshuar ditën e seancës plenare

"As emrin nuk guxoni t'ia përmendni"/ Vokshi dhe Felaj zihen për Sali Berishën: Nuk vendos Kuvendi

Klevis Balliu dëmtohet nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia në protestë, të lënduar edhe Noka

Protesta e opozitës, qytetarët hedhin sende në drejtim të policisë, lëndohet efektivi

Protestuesit i vënë flakën gomave para bashkisë, zjarri shuhet nga policia

Përplasjet në Kuvend/ Seanca ndërpritet sërish 5 minuta, Nikolla-Nokës:Po më kërcënon? Të të vij zor

Opozita bllokon foltoren, Noka-Nikollës: Je përfaqësuese dinjitoze e narkoshtetit!

Bardhi ndryshime në Grupin Parlamentar të PD-së kërkon rikthimin e Berishës,Nikolla refuzon kërkesën

Freskohet me ujë dhe niset me vrull drejt policisë, çfarë synonte të bënte protestuesi para Kuvendit

Protestuesit qëllojnë me vezë dhe fruta policinë para Kuvendit: Hapeni rrugën!

Zjarr dhe tym i zi, protestuesit ndezin gomat jashtë Kuvendit

Protesta e opozitës, protestuesit vendosin goma të vjetra jashtë Kuvendit

Investigimi i Rai3, Meloni në krah të Ramës: Nuk ishte ai shenjestra, mirënjohës qeverisë shqiptare

Reportazhi i Rai3/ Rama: Shpëtuam afganët nga vdekja kur asnjë vend i NATO-s nuk i pranoi

Konferenca me Melonin në Shëngjin, Rama për investigimin e Rai 3: U hodh baltë mbi shqiptarët

Deputeti i opozitës italiane përplaset me Melonin në kampin e Gjadrit:Badigardët tuaj po më dhunojnë

“Mos i falni më"/ Rama për Opozitën: Braktiseni në vetminë e ujërave të zeza

Akuzat e Ahmetajt/ Rama: U përdor si hero një i arratisur i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

Reportazhi i RAI3/ Rama: Nuk iu shmanga ballafaqimit, gazetarët këtë e quajtën kurojo të madhe

Reportazhi i RAI3/ Rama: E kishin me Italinë, por RAI 3 dha një shfaqe të shëmtuar

Reportazhi i RAI3/ Rama: Baltë e pamerituar për Shqipërinë dhe shqiptarët

Tensionohet situata, zjarr para bashkisë së Tiranës, protestuesit i vënë flakën gomave

Themelohet Partia Mundësia, Shehaj: Jemi bashkuar për të bërë realitet një parti të re politike

"Regjimet nuk kanë kurrë fund të lavdishëm"/Noka: Sa më shumë Edveri juaj të rrisë represionin e tij

Açka vendos fotot e Stalinit dhe Leninit në sallën e Kuvendit

E paprecedentë në Kuvend, gardisti urdhëron gazetarët të dalin nga salla, ata i kthehen: Gangster

Projekt-rezoluta për krimet e komunizmit/ Gjekmarkaj: Nuk u kërkua kurrë falje!

"Shpik histori nga Ilirët e Pellazgët", Spiropali-Basha, replika: Keni një paqartësi historike

Vettingu në politikë, Spiropali: SPAK-un e kemi lënë të lirë nga kontrolli politik

Basha: Të vetmet akte të dërguara për luftën ndaj korrupsionit janë varrosur në sirtarë

Komisioni hetimor antikorrupsion/ Sula: Hiqeni nga rendi i ditës, të raportojnë institucionet

Shehu nga kuvendi: OKB votoi rezolutën për të njohur genocidin serb, mazhoranca jonë e rrëzoi

Pr. vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion,Gazment Bardhi largohet nga Kuvendit

Kuvendi voton sot Komisionin antikorrupsion,Nikolla nxjerr gazetarët nga salla,reagon ashpër opozita

Rrëzohet kërkesa e opozitës për mocionin me debat / Zhupa-Nikollës: Dëshiron t’i tregosh besnikëri

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion/' Basha: Manovër elektorale e Ramës. Nuk mund të jemi pjesë

Dhunimi i Sokol Mëngjesit/ Policia: Arrestohet organizatori, 20 mijë euro për atë që jep informacion

"E ardhmja nuk mund të mbrohet nga arma", Rama: Ka ardhur koha të ndërtojmë një NATO të arsimit

"Pyes veten kush je"/ Bardhi replikon me Spiropalin: Mos je gjë motra e Olsi Ramës

Rezoluta anti-korrupsion, Çuçi: Ka rënë korrupsioni, 95 % e shërbimeve kryhen nga telefoni

"Vënia në kontroll e SPAK, fantazi"/ Rama i kthehet Opozitës: Po treteni tek 'Rrugica e Shpresës'

Rama mban fjalën në seancë plenare, deputetët godasin tavolinat

"Keni ende shumë për të parë"/ Rama: Korrupsioni në Shqipëri vazhdon

Rezoluta e PS-së në Kuvend/ Rama: Jemi në luftë me korrupsionin prej 10 vjetësh

Argita Malltezi: Ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Rama

"Kryedemokrati dhe Malltezi të arrestuar politik", Argita: SPAK ka kaluar nga një akuzë në tjetrën

Paralajmërimi i Argita Mallatezit: Do të përfshihem në politikë nëse është e nevojshme