LIVE UPDATES
Bota

REL: Macron kërkon që Kosova dhe Serbia t'i normalizojnë raportet

Këtë deklaratë udhëheqësi francez e bëri përmes një deklarate të përbashkët për media me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili gjendet në Paris në një vizitë zyrtare.

12 Prill 2024, 22:34 Nga M.B
REL: Macron kërkon që Kosova dhe Serbia t'i normalizojnë
Edi Rama dhe Emmanuel Macron

PARIS- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është i nevojshëm. Këtë deklaratë udhëheqësi francez e bëri përmes një deklarate të përbashkët për media me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili gjendet në Paris në një vizitë zyrtare. Macron po ashtu shprehu mbështetjen për integrimin e shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Dua të përsëris angazhimin e Francës në favor të angazhimit evropian të Shqipërisë dhe më gjerë, të lëvizjes që kemi për Ballkanin Perëndimor. Siç e nënvizova para gjashtë muajve në Tiranë, këtu bëhet fjalë vetëm për të vepruar për bashkimin e Evropës, për ta bërë më të fortë, më sovrane në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës, por gjithashtu përballë kërcënimeve dhe sfidave të përbashkëta. Është gjithashtu një premtim paqeje për të gjithë rajonin”, tha Macron sipas kryeministrisë shqiptare.

“Dua të përshëndes gjithashtu zërin e veçantë dhe të fortë të Shqipërisë në rajon dhe në skenën ndërkombëtare. Kështu ndodhi gjatë dy vjetëve të fundit kur vendi juaj ka qenë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Së fundmi, ju pritët në Tiranë një samit rajonal në të cilin ftuat edhe presidentin [e Ukrainës, Volodymyr] Zelensky, për të forcuar edhe më shumë mbështetjen ndaj Ukrainës. Ky ishte një moment i rëndësishëm për unitetin e rajonit dhe mbështetjes ndaj presidentit Zelensky dhe popullit të tij. Në të gjitha çështjet rajonale, është i nevojshëm normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ku zëri juaj është i çmuar”, shtoi udhëheqësi francez.

Rama, ndërkaq, vlerësoi raportet Shqipëri-Francë, që sipas tij, tashmë janë në një nivel tjetër. Ai falënderoi Macronin për, siç tha, vizionin e tij për një Evropë të përbashkët me përfshirjen e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Dua të të falënderoj veçanërisht për dy gjëra. Së pari për vizionin, vendosmërinë më të cilin e ke nxitur, e ke shtyrë këtyre valë të re të afrimit ndërmjet vendeve të Ballkanit dhe Bashkimit Evropian, duke vënë në tryezë nevojën për ta shoqëruar këtë proces integrimi me një proces përafrimi përtej rrugëve burokratike të çdo vendi. Ne jemi sot dëshmitarë të rezultateve për Shqipërinë, për të gjitha vendet e Ballkanit dhe Plani ynë i Rritjes, që u miratua nga Parlamenti Evropian është diçka që shkon në këtë drejtim, një Evropë e fortë, një Evropë e bashkuar, një Evropë që nuk mbetet peng i mënyrave të vjetra, I metodave të vjetra tradicionale të integrimit, kur ka diçka apo asgjë”, u shpreh kryeministri shqiptar.

Gjatë kësaj vizite dyditore, në prani të Ramsë dhe Macronit, u nënshkruan dy marrëveshje. Marrëveshja ndërqeveritare mbi "kontributin në zbatimin e projekteve prioritare në Shqipëri" si dhe marrëveshjen e huas mes Shqipërisë dhe Agjencisë franceze për Zhvillim për financimin e projektit "Një huaj për politikat publike për të mbështetur Aftësinë Përtëritëse dhe Zhvillimin e Gjelbër të Shqipërisë", sipas kryeministrisë së Shqipërisë.

Takimi i Ramës me Macronin u zhvillua ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua me udhëheqësin francez në Paris. Pas takimit me Vuçiqin, Macron kërkoi që Kosova dhe Serbia të zbatonin Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit, të arritur vitin e kaluar, duke theksuar se Franca do të sigurohet që çdo hap i kësaj marrëveshjeje do të përmbushet. Kjo marrëveshje, prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Ai po ashtu kërkoi që të gjithë të përfshirët në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit të përballen me drejtësinë. Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup serbësh të armatosur sulmuan policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një rreshter. Gjatë shkëmbimit të zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë. Kosova ka akuzuar Serbinë se qëndron prapa sulmit, akuzë që është hedhur poshtë nga Beogradi. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit./ REL

kosova franca serbia

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës