LIVE UPDATES
Bota

Gazeta ukrainase thotë se po përballet me presion nga zyra e Zelenskyt

Në një komunikatë të publikuar të mërkurën, ajo e akuzoi administratën e Zelenskyt se po përpiqet të shtrijë ndikim në politikat editoriale dhe në gazetarët individualë.

9 Tetor 2024, 22:55 Nga E. D
Gazeta ukrainase thotë se po përballet me presion nga zyra e Zelenskyt
Sevhil Musayeva

UKRAINË- Bordi editorial i njërit prej mediumeve më të respektuara të Ukrainës, Ukrayinska Pravda, e ka akuzuar zyrën e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se e ka nisur fushatë “të presionit të vazhdueshëm dhe sistematik” kundër gazetës, i cili e kërcënon pavarësinë e punës së saj.

Në një komunikatë të publikuar të mërkurën, ajo e akuzoi administratën e Zelenskyt se po përpiqet të shtrijë ndikim në politikat editoriale dhe në gazetarët individualë.

Ukrayinska Pravda pretendon se zyrtarët qeveritarë po e pengojnë punën e saj duke bllokuar intervista, duke ushtruar trysni ndaj bizneseve për t’i tërhequr reklamat dhe duke iniciuar “komunikim emocional” midis Presidentit Zelensky dhe gazetarit të saj, Roman Kravets, gjatë një konferencë për shtyp në gusht.

“Këto dhe sinjale të tjera jopublike sugjerojnë përpjekje për të ndikuar në politikën tonë editoriale”, thuhet në njoftim.

Ajo tha se veprimet e tilla janë veçanërisht shqetësuese gjatë pushtimit të Ukrainës nga Rusia, kur pavarësia gazetareske është thelbësore.

Bordi redaktues paralajmëroi se çdo përpjekje tjetër për të ndikuar në raportim do të publikohet dhe “do të ketë pasoja në nivel ndërkombëtar.”

Zyra e Zelenskyt nuk i ka komentuar akuzat. Radio Evropa e Lirë e kontaktoi zyrën e tij për komente mbi akuzat e gazetës, por nuk mori përgjigje.

Sevhil Musayeva, kryeredaktore e Ukrayinska Pravda, ka pretenduar në të kaluarën se zyra e presidentit u përpoq ta bllokonte reklamimin në faqen e internetit të gazetës dhe se pronari i uebsajtit kishte refuzuar ofertat për ta shitur atë, të cilat ajo i përshkroi si pjesë të fushatës së presionit.

Ukrayinska Pravda u themelua nga Heorhiy Gongadze, një gazetar i njohur ukrainas.

Gongadze fitoi vëmendjen ndërkombëtare pasi u rrëmbye dhe u vra në vitin 2000. Shumë njerëz besojnë se vrasja e tij ishte e motivuar politikisht.

Vdekja e tij shkaktoi protesta dhe u bë simbol i luftës për lirinë e medias në Ukrainë.

Ukrayinska Pravda vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në gazetarinë ukrainase nën pronësinë e biznesmenit çek, Tomas Fiala./REL

ukrayinska pravda

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime