LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Si do të ndikonte në ekonominë botërore një luftë direkte Izrael-Iran?

Izraeli ka kërcënuar me hakmarrje, duke rritur shqetësimet për ndërprerje të furnizimeve me naftë dhe gaz prej rajonit të pasur me këto lëndë.

9 Tetor 2024, 21:50 Nga M.B
Analiza: Si do të ndikonte në ekonominë botërore një
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Rreziku i një lufte të madhe në Lindje të Mesme është rritur pas sulmeve masive të Iranit ndaj Izraelit më 1 tetor. Izraeli ka kërcënuar me hakmarrje, duke rritur shqetësimet për ndërprerje të furnizimeve me naftë dhe gaz prej rajonit të pasur me këto lëndë. Çmimet globale të naftës veçse janë rritur për 9 për qind prej sulmit të Iranit, i cili është kryer pak ditë para shënimit të përvjetorit të parë të luftës së Izraelit në Rripin e Gazës, dhe ofensivës izraelite në Liban, të nisur më herët gjatë muajit. Një konflikt i shkallës së plotë mes Izraelit dhe Iranit mund të ndikojë në furnizimet ndërkombëtare dhe të shkundë ekonominë globale, paralajmërojnë ekspertët.

“Një ndërprerje masive e eksporteve të naftës dhe gazit prej këtij rajoni mund të ketë ndikim në gjithë ekonominë globale”, ka thënë Farzan Sabet, hulumtues i lartë në Institutin e Gjenevës.

Raportimet e mediave izraelite sugjerojnë se shteti mund të shënjestrojë qendrat bërthamore të Iranit, apo qendrat e naftës dhe gazit. Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka tërhequr vërejtjen Izraelit që të mos godasë qendrat e naftës në Iran, njërin prej prodhuesve më të mëdhenj në gjithë botën. Irani ka paralajmëruar që secili sulm në infrastrukturën e vet mund të provokojë “përgjigje edhe më të ashpër” nga ana e Teheranit.

Nëse Izraeli kryen një sulm masiv në qendrat iraniane të naftës apo gazit, Teherani mund të “ushtrojë presion në pikat e rëndësishme të transitit, sikurse Ngushtica e Hormuzit”, ka thënë Sabet. Irani ka vite që kërcënon me bllokim të Ngushticës strategjike të Hormuzit, përmes së cilës qarkullon një e pesta e gjithë naftës së botës.

“Ngushtica e Hormuzit është kyçe për ekonominë globale”, ka thënë Neil Quilliam, ekspert për politika të energjisë dhe gjeopolitikës në Institutin Chatham House, me seli në Londër.

Katari, njëri prej prodhuesve më të mëdhenj të gazit natyror, përdor, po ashtu, Ngushticën e Hormuzit për eksportet e veta. Ka shqetësime që Teherani mund të shënjestrojë qendrat e naftës në shtetet fqinje, nëse sulmohet prej Izraelit. Iraku, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Irani janë në mesin e prodhuesve kryesorë të naftës në botë.

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, është takuar me zyrtarë të lartë të shteteve të Gjirit Arab, në një vizitë të realizuar në Katar një javë më parë. Zyrtarët kanë kërkuar të sigurojnë Iranin për neutralitetin e tyre në konfliktin mes Teheranit dhe Izraelit, sipas disa raportimeve në media.

Sabet ka thënë se çdo hakmarrje iraniane kundër ndonjë sulmi të mundshëm izraelit, që ndikon në çmimet globale të energjisë, mund të shihet si “akt agresioni dhe mund të rrisë edhe më shumë presionin ndaj Iranit”. Quilliam ka thënë se Izraeli mund t’i godasë qendrat që “dëmtojnë regjimin iranian dhe ndikojnë në ekonominë e shtetit”, dhe jo ato që mund të ndikojnë në tregjet globale të naftës.

Në dekadat e fundit janë regjistruar rritje të konsiderueshme të çmimeve të energjisë, pas embargove të vëna në naftën arabe më 1973 dhe Revolucionit Islamik në Iran, më 1979. Këto zhvillime kanë rezultuar me mungesa të mëdha të naftës në disa shtete dhe radhë të pafundme për shoferët, të cilët kanë pritur gjatë për t’i furnizuar makinat e tyre. Mirëpo, ekspertët kanë thënë se edhe një ndërprerje e madhe e furnizimeve të naftës dhe gazit prej Lindjes së Mesme, si pasojë e një lufte të madhe Izrael-Iran, nuk do të ndikojë në çrregullim të plotë të ekonomisë globale. Kjo për faktin e rritjes së Shteteve të Bashkuara si furnizuese të mëdha globale të naftës dhe gazit, por edhe uljes së varësisë globale në lëndë të papërpunuara.

“Konsumatorët perëndimorë do ta vërejnë rritjen e çmimit nëpër pompa”, ka thënë Sabet.

“Mirëpo, kjo rritje do të jetë shumë më e vogël sesa do të kishte qenë në epokat e kaluara”.

Ai e ka përmendur se si paralajmërimet e vazhdueshme për prishje të zinxhirit të furnizimit në Detin e Kuq, nga ana e rebelëve Huthi të Jemenit – të përkrahur nga Irani – nuk kanë rezultuar me rritje të madhe të çmimeve për konsumatorët në Perëndim. Megjithatë, Sabet ka thënë se një çrregullim në zinxhirin e furnizimit me naftë dhe gaz të Lindjes së Mesme, mund të ketë efekt të konsiderueshëm në ekonominë kineze. Importet e Pekinit shkojnë në rreth 1.5 milion fuçi naftë në ditë prej Iranit, dhe kështu përbëjnë 15 për qind të importeve të naftës prej rajonit.

Sabet ka thënë se rritja e çmimeve të energjisë për Kinën “do të ndikonte në zinxhirin e shpërndarjes së mallrave, dhe efekti do të vërehej në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe përtej”, dhe që një realitet i tillë mund të ndikojë në “inflacion më të madh për konsumatorët”./ REL

lindje e mesme

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime