LIVE UPDATES
Bota

Sensorë që furnizohen me energji nga dheu, zgjidhje novatore për fermerët në SHBA! VOA: Ja si mund të funksionojnë

Një nga sfidat më të mëdha për fermerin Tom Martin nga Ilinoi është të kuptojë cilësinë e tokës në fushat ku ai kultivon misrin dhe sojën.

14 Mars 2025, 18:15 Nga M.B
Sensorë që furnizohen me energji nga dheu, zgjidhje novatore për
Foto ilustruese

SHBA- Një zgjidhje novatore për të vënë në funksionim një aparaturë nga distanca, përmes përdorimit të proceseve biologjike natyrore si burim energjie, mund t'i ndihmojë fermerët të përfitojnë më shumë nga tokat e tyre. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kane Farabaugh, dy studentë nga Universiteti Northwestern zhvilluan një sensor për analizimin e dheut, që shfrytëzon energjinë e krijuar nga mikrobet.

Një nga sfidat më të mëdha për fermerin Tom Martin nga Ilinoi është të kuptojë cilësinë e tokës në fushat ku ai kultivon misrin dhe sojën.

Aftësia për të ditur përmbajtjen e dheut në tokat tona është një nga elementët themelorë për prodhimet, sepse na ndihmon të kuptojmë se çfarë kultura bujqësore mund të kultivojmë. Testimet në të kaluarën nuk kanë qenë të besueshme”, thotë ai.

Informacioni mund të ndihmojë fermerin Tom Martin të dijë se çfarë sasie plehu artificial duhet të blejë. Por, një nga pengesat kryesore për përdorimin e apaturave që analizojnë të dhënave në arat e tij që janë larg, është furnizimi me energji elektrike i pajisjeve që mbledhin dhe analizojnë cilësinë e dheut.

"Përpiqem të gjej teknologji tjetër të re për të na ndihmuar të bëjmë një punë më të mirë për të kuptuar se çfarë po ndodh në tokat që mbjellim", thotë ai.

"E dija se kishte nevojë për sensorë me kosto më të ulët dhe përdorim më të lehtë dhe më të gjerë për të analizuar gjendjen e tokave bujqësore", thotë Laura Jaliff, studente pasuniversitare në Universitetin Northwestern.

Ajo ka punuar për zhvillimin e një pajisjeje që nuk ka nevojë për bateri dhe funksionon pothuajse kudo, në çfarëdo lloj kushtesh, ditën apo natën.

"Pajisja ka për qëllim të zgjidhë sfidën e analizimit të gjendjes së dheut në tokat bujqësore" , thotë ajo.

Qeliza mikrobiale e karburantit me të cilën punon studentja Laura Jaliff është krijuar nga studenti Bill Yen.

"Pajisja jonë funksionon duke tërhequr elektronet që çlirohen nga mikrobet dhe duke i shfrytëzuar ato si burim energjie", thotë ai.

Studiuesit zbuluan që në vitin 1911 për herë të parë se mikrobet mund të prodhonin natyrshëm energji elektrike. Por vetëm përparimet e kohëve të fundit, si sensori i dheut i zhvilluar nga studentët Yen dhe Jaliff, kanë arritur ta bëjnë të përdorshme këtë lloj energjie.

Motivimi i përgjithshëm është të shtrijmë teknologjinë inteligjente përtej rrjetit të furnizimit me energji elektrike”, thotë zoti Yen.

Studenti Bill Yen thotë se qeliza mikrobiale furnizon me energji sensorët që ofrojnë informacion për inteligjencën artificiale, duke na ndihmuar të kuptojmë më mirë mjedisin.

Pajisja e studentit Bill Yen është përshtatur për përdorim në kushte të ndryshme. Procesi i krijimi të kësaj pajisje është i thjeshtë. Ajo mund të krijohet me burime publike dhe mund të ndërtohet përmes një printeri tre dimensional.

Gjithçka ka një anodë dhe një katodë. Pra, ne kemi dy pjesë të elektrodës, njëra me polin pozitiv dh tjetra me atë negativ, që i kemi bërë me fije karboni. Pra, këto gjëra mund të bëhen me lëndë bimore. Fijet e karboni mund të krijohen kudo në botë përmes përpuimit të biomasës”, thotë ai.

Energjia natyrore e mikrobeve nuk është e mjaftueshme për të karikuar telefonat celularë, ose pajisjet personale. Mikrobet krijojnë vetëm rreth 200 mikrovat energji.

Rritja e përmasave gjithashtu nuk krijon më shumë energji.

"Ju nuk mund ta bëni atë dy herë më të madhe dhe të prisni të merrni dyfishin e sasisë së energjisë", thotë Bill Yen.

Por është e mjaftueshme t'i japë fermerit Tom Martin informacionin e duhur që mund t'i kursejë atij një shumë të konsiderueshme parash kur të vijë koha për të hedhur plehun artificial në arat e tij.

"Nuk bëhet fjalë vetëm për plehun artificial, por për gjithçka, për karburantin, punën", thotë ai.

Me informacionin që mund të sigurojë kjo pajisje, fermeri Tom Martin nuk ndihmon vetëm financat e tij duke reduktuar përdorimin e plehrave artificialë, por edhe mjedisin./ VOA

shba

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më