Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Zakani e bëri këtë njoftim në rrjetet sociale më 26 qershor, pak kohë pasi Amirhossein Qazizadeh Hashemi hoqi dorë nga gara.
IRAN- Alireza Zakani, kryetari konservator i Teheranit, njoftoi se është tërhequr nga gara për president të Iranit, duke iu bashkuar një kandidati tjetër që heqë dorë, për ta ndihmuar kampin e krahut të ashpër konservator të gjejë pajtim për mbështetjen e një kandidati të vetëm. Zakani e bëri këtë njoftim në rrjetet sociale më 26 qershor, pak kohë pasi Amirhossein Qazizadeh Hashemi hoqi dorë nga gara.
Irani mban zgjedhje presidenciale më 28 qershor, për ta zëvendësuar të ndjerin Ebrahim Raisi, i cili e humbi jetën nga rrëzimi i helikopterit në maj. Zgjedhjet në republikën islamike janë të kontrolluara, pasi kandidatët përzgjidhen paraprakisht nga një trup i pazgjedhur, i cili është i mbizotëruar nga konservatorët e krahut të ashpër. Që të gjithë gjashtë kandidatët e përzgjedhur për garën për presidentë janë burra, shumica të krahut të ashpër, dhe madje disa kanë lidhje me Trupën e fuqishme të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), dega elitare e Forcave të Armatosura të Iranit.
“Dua që ata [kandidatët kryesorë] të kërkojnë unitet dhe vetëm unitet, dhe jo t’i shpërfillin kërkesat e forcës së revolucionit dhe ta parandalojnë krijimin e një ‘shteti të tretë spiritual’”, shkroi Zakani në X.
Zakani u bëri thirrje kryetarit të Parlamentit, Mohammad Baqer Qalibaf, dhe konservatorit Saeed Jalili, të bashkohen në përpjekje për ta ndalur kandidatin reformist Masud Pezeshkian nga triumfi në zgjedhjet e 28 qershorit. Hashemi tha më 26 qershor se është tërhequr nga gara në mënyrë që ta mbështesë një kandidat të vetëm të krahut të ashpër konservator për president.
Ata shiheshin si konkurrentë të së njëjtë bllok votues, gjë që ka mundur ta ndihmonte Masud Pezeshkianin, i cili është kirurg dhe kandidati i vetëm reformist në garën për president. Sipas vëzhguesve, mungesa e një gare relativisht konkurruese do ta dëmtojë edhe pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje.
Në tri palë zgjedhjet e fundit të mëdha në Iran vend me rreth 88 milionë banorë - kishte pjesëmarrje rekorde të ulët. Pjesëmarrja zyrtare në zgjedhjet parlamentare të marsit ishte rreth 41 për qind, megjithëse kritikët thanë se numri real ishte edhe më i ulët. Ekspertët thonë se rënia e pjesëmarrjes nënkupton hendek në rritje midis klerikëve në pushtet dhe popullsisë së re të Iranit pjesa më e madhe e së cilës kërkon liri më të mëdha sociale dhe politike.
“Unë dyshoj se shoqëria do të kthehet në kutitë e votimit. Besoj se trendi i shmangies së tyre do të vazhdojë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Mohammad Mohebi, komentues politik me bazë në Iran./ REL
Foto ilustruese UKRAINA- Rusia kreu sulme ajrore në Ukrainë mëngjesin e së enjtes dhe i bombardoi vendbanimet civile në rajonin li...
Amirhossein Qazizadeh Hashemi. IRAN- Amirhossein Qazizadeh Hashemi, njëri nga kandidatët për president të Iranit, është t&eum...
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien. KOSOVA- Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, ka thënë se...
Charles Kupchan KOSOVA- Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-s...
Foto ilustruese BRUKSEL- Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do të mblidhen të enjten në Bruksel për nj...
Foto ilustruese SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar vdekjen e punonjësit të ambasadës amerikane në Kiev. Matthew Miller...
Aleksandër Vuçiç SERBIA- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ishte "jashtëzakonisht i zemëruar" që ekipi ...
Foto ilustruese GJERMANIA- Gjashtë deputetë të Bundestagutnga parti të ndryshme prezantuan së fundmi në Berlin...
foto nga libani IZRAEL- "Ne mund ta zhysim Libanin plotësisht në errësirë dhe të shkatërrojmë fuqinë e Hezb...
Foto ilustruese SHBA- Konsumi i drogave dhe substancave ilegale, sipas OKB, është në rritje në mbarë botën. Zyra e OKB-s...