LIVE UPDATES
Bota

Ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së: Kurti duhet të bisedojë, nuk ka zgjidhje me ultimatume

Kupchan, tani profesor në Universitetin Georgetown, thotë se udhëheqësit e dy vendeve, herët a vonë, do të duhet të bëjnë “kompromise të vështira” dhe shpjegon se cilat janë ato.

27 Qershor 2024, 10:21 Nga M.B
Ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e
Charles Kupchan

KOSOVA- Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është dashur të refuzojë të bisedojë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e thirrur më 26 qershor nga Bashkimi Evropian.

Një gjë e tillë, sipas tij, “nuk shkon në dobi të Kurtit”.

“...sepse, nën një, Kosovën e portretizon si palë më kokëfortë dhe, nën dy, mosmarrëveshjet afatgjate nuk zgjidhen kurrë me ultimatume”, thotë Kupchan për Radion Evropa e Lirë.

Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha të mërkurën se Kurti e kushtëzoi vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me tri kërkesa: nënshkrimin e Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve, tërheqjen e letrës me të cilën Serbia refuzoi zyrtarisht ta zbatojë marrëveshjen me Kosovën dhe dorëzimin në Kosovë të Millan Radoiçiçit dhe grupit të tij, të dyshuar për sulmin e armatosur në Banjskë.

Borrell tha se Vuçiç nuk ishte i gatshëm t’i pranonte plotësisht kushtet e Kosovës. Kupchan, tani profesor në Universitetin Georgetown, thotë se udhëheqësit e dy vendeve, herët a vonë, do të duhet të bëjnë “kompromise të vështira” dhe shpjegon se cilat janë ato.

Radio Evropa e Lirë: Pavarësisht përpjekjeve, Bashkimi Evropian nuk arriti t’i takonte bashkë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se Kurti nxori disa kushte që Vuçiq nuk i pranoi. A mund ta konsiderojmë këtë situatë si një bllokim?

Charles Kupchan: Ky rund negociatash është sigurisht një bllokim. Fakti që bisedimet vazhdojnë, është një shenjë e mirë, por sigurisht se janë bërë jashtëzakonisht të vështira. Ka pasur shumë pak përparim që nga marrëveshja verbale [për normalizimin e marrëdhënieve], që është bërë e njohur si Marrëveshja e Ohrit.

Unë mendoj se nuk është në dobi të Kurtit të refuzojë të ulet në tryezën e bisedimeve, sepse, nën një, një gjë e tillë e portretizon Kosovën si palë më kokëfortë dhe, nën dy, mosmarrëveshjet afatgjate nuk zgjidhen kurrë kur njëra palë jep ultimatume ose refuzon të bisedojë. Palët duhet të ulen ballë për ballë dhe t’i zgjidhin çështjet në tryezë.

Mendoj se do të ishte më mirë sikur Kurti të kishte biseduar me Vuçiqin dhe t’i kishte nxjerrë në tryezë shqetësimet e tij. Por, të nxjerrësh parakushte dhe të largohesh nga tavolina, sepse ato parakushte nuk janë plotësuar, nuk më duket qëndrim konstruktiv.

Radio Evropa e Lirë: Si i vlerësoni ju parakushtet e tij?

Charles Kupchan: Mendoj se dy prej tyre janë të arsyeshme - një duhet të shqyrtohet. E arsyeshme është kërkesa [për dorëzimin e] Radoiçiçit, i cili ka pranuar se ka marrë pjesë në gjakderdhjen në Banjskë. Qoftë autoriteti ligjor i Kosovës ai që vepron, apo autoriteti ligjor i Serbisë, ai është një individ që duhet të sillet para drejtësisë.

Kërkesa e dytë e arsyeshme ka të bëjë me letrën [e ish-kryeministres serbe, Ana Bërnabiç]. Mendoj se ajo letër është provokuese, në mënyrë të panevojshme, sepse Marrëveshja e Ohrit nuk specifikon njohjen, nuk specifikon se Serbia duhet ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur, por fokusohet në normalizim. Ne e dimë se normalizimi është hap drejt njohjes përfundimtare, por nuk është produktive për Serbinë që të nxjerrë një deklaratë të tillë bardh e zi.

E, sa i përket këmbënguljes së Kurtit që Vuçiq ta nënshkruajë marrëveshjen, unë mendoj se ky është një argument më i dobët. Sepse, sipas mendimit tim, Vuçiç me të drejtë beson se Kosova duhet ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, përpara se ta formalizojë marrëveshjen.

Radio Evropa e Lirë: Por, kanë kaluar nëntë muaj nga sulmi në Banjskë dhe Radoiçiq është ende i lirë. Kush duhet të mbahet përgjegjës për këtë?

Charles Kupchan: Marrë parasysh se Radoiçiç e ka pranuar fajësinë, në radhë të parë, Qeveria e Serbisë, gjykatat e Serbisë e kanë për detyrë të veprojnë. Deri më tani, ato nuk kanë arritur që ta mbajnë përgjegjës. Dhe, mendoj se Kurti ka të drejtë kur thotë se kjo është e papranueshme.

Radio Evropa e Lirë: A ka ndonjë rrezik që Kosova të përballet me ndonjë masë të re ndëshkuese, sepse Borrell tha qartazi se Kosova nuk ishte e gatshme për dialog?

Charles Kupchan: Në të kaluarën e afërt, edhe Shtetet e Bashkuara, edhe BE-ja kanë mbajtur një qëndrim shumë më të ashpër ndaj Kosovës. Kjo për mua është e kuptueshme, sepse Kurti ka ndërmarrë hapa provokues, si për targat e makinave apo vendosjen e kryetarëve shqiptarë [në komunat me shumicë serbe në veri]. Unë nuk mendoj se kjo ka qenë një strategji produktive.

Deri në vitet e fundit, mendoj se Shtetet e Bashkuara dhe evropianët e kanë parë më shumë Serbinë si problem dhe, për pasojë, trysnia është dashur të bëhet mbi Beogradin. Ka qenë Qeveria e Serbisë ajo që ka refuzuar të bëjë gjëra, por tani ekziston perceptimi se Prishtina refuzon gjithashtu dhe se Prishtina mban një pjesë të përgjegjësisë për paralizën. Nuk mendoj se kjo është në interesin e Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Por, të paktën, sa u përket targave të makinave, Kurti mund të thotë se ka pasur sukses, sepse në veri të Kosovës nuk qarkullojnë më makina me targa ilegale serbe...

Charles Kupchan: Nëse kjo arritje vjen në kurriz të Kosovës, të marrëdhënieve të saj me mbështetësit kryesorë në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara, të normalizimit të marrëdhënieve me Beogradin, nuk jam i sigurt se ia vlen.

Radio Evropa e Lirë: Atëherë, cila është rrugëdalja?

Charles Kupchan: Të ndiqet rruga e normalizimit. Mendoj se Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë sjellë energji dhe vendosmëri të përtërirë sa i përket kësaj çështjeje. Nuk mendoj se do t’i lënë Kurtin dhe Vuçiqin të qetë. Mendoj se do të bëjnë presion mbi të dy. Dhe, herët a vonë, do ta arrijmë vijën e finishit. Çështja është se kur Kurti dhe Vuçiç - ose kushdo që vjen pas tyre, nëse nuk ndodh gjatë mandatit të tyre - do ta shohin politikisht të favorshme për të bërë kompromise të vështira.

Radio Evropa e Lirë: Dhe, ato kompromise të vështira janë?

Charles Kupchan: Për Kosovën - të pajtohet që t’iu sigurojë serbëve që jetojnë në Kosovë një nivel të autonomisë, me të cilën gjë shumë kosovarë mund të mos jenë rehat.

Për Serbinë - ta pranojë realitetin se e ka humbur Kosovën përgjithmonë dhe se, në fund të ditës, Serbia do të jetë më mirë. Por, siç e thashë, këto janë vendime të vështira dhe të dhimbshme që duhet t’i marrin udhëheqësit politikë.

Radio Evropa e Lirë: Marrë parasysh se kjo mund të ketë qenë përpjekja e fundit e Borrellit për të ndërmjetësuar një takim mes Kurtit dhe Vuçiçit, pasi mandati i tij është drejt fundit, si do ta vlerësonit përkushtimin e Borrellit gjatë pesë vjetëve të fundit?

Charles Kupchan: Borrell meriton nota të larta si përfaqësues i lartë. Mendoj se ka bërë një punë të shkëlqyer në një pozitë që është e vështirë. Sepse, shtetet anëtare [të BE-së], në njëfarë mënyre, nuk janë rehat me një ministër të jashtëm evropian të profilit të lartë, pasi kanë frikë se kjo shkon në kurriz të ministrave të tyre të jashtëm. Kështu që, personi në këtë pozitë ka një rrugë të vështirë për të ndjekur. Dhe, unë mendoj se Borrell ia ka dalë mirë.

Radio Evropa e Lirë: Cilat janë pritjet tuaja nga udhëheqja e re e BE-së në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi?

Charles Kupchan: Nuk parashikoj ndonjë ndryshim të konsiderueshëm të kursit apo humbje të entuziazmit.

Radio Evropa e Lirë: Strategjia e deritashme do të funksionojë?

Charles Kupchan: Dikur, po. Pyetja është: a do të jemi unë dhe ju gjallë kur të funksionojë?!/ REL

charles kupchan

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës