LIVE UPDATES
Bota

FSK-ja e dërgon një ekip në Gazë për vlerësimin e vendit ku do të veprojë ajo si pjesë e misionit paqeruajtës

Ekipi do të bëjë vlerësime paraprake dhe bashkërendim të aktiviteteve lidhur me zhvendosjen e trupave të FSK-së, të cilat do të veprojë brenda misionit paqeruajtës të FNS-së, e cila është mekanizëm i themeluar si pjesë e nismës së ashtuquajtur Bordi i Paqes nga presidenti amerikan, Donald Trump, për arritjen e paqes në botë.

26 Prill 2026, 14:44 Nga E. D

FSK-ja e dërgon një ekip në Gazë për vlerësimin e

KOSOVË- Kosova e ka dërguar një ekip të Forcës së saj të Sigurisë (FSK) në Rripin e Gazës për të bërë një vlerësim të vendit ku pritet të veprojnë trupat kosovare si pjesë e një force ndërkombëtare në territorin palestinez, njoftoi FSK të dielën.

Kuvendi i Kosovës e miratoi me shumicë dërrmuese votash më 17 prill vendimin e mëparshëm të Qeverisë për të dërguar trupa në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese (FNS), si pjesë e nismës së mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, pas armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit vitin e kaluar. Hamasi është grup militant i shpallur terrorist nga SHBA dhe Bashkimi Evropian.

“Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka dërguar një ekip të FSK-së në Gazë për të realizuar rikonicionin e zonës ku do të operojnë trupat e FSK-së”, thuhet në një njoftim të FSK-së.

Ekipi do të bëjë vlerësime paraprake dhe bashkërendim të aktiviteteve lidhur me zhvendosjen e trupave të FSK-së, të cilat do të veprojë brenda misionit paqeruajtës të FNS-së, e cila është mekanizëm i themeluar si pjesë e nismës së ashtuquajtur Bordi i Paqes nga presidenti amerikan, Donald Trump, për arritjen e paqes në botë.

FSK-ja në njoftimin e saj në Facebook nuk tregoi se kur ka udhëtuar ekipi për në Gazë, e as se sa kohë do të zgjasë vlerësimi i terrenit. Forca Ndërkombëtare Stabilizuese nuk është vendosur në Gazë ende për të ndihmuar në ruajtjen e paqes, si dhe për rindërtimin e territorit të rrënuar palestinez, në përputhje me Bordin e Paqes.

Sipas raportimeve të transmetuesit publik izraelit KAN, misioni pritet të nisë angazhimin në Gazë nga muaji maj, përfshirë edhe dhjetëra ushtarë nga Kosova, megjithëse institucionet në Prishtinë nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht këtë afat. Kosova është në mesin e pesë shteteve të para së bashku me Indonezinë, Marokun, Kazakistanin dhe Shqipërinë që janë zotuar për angazhim në këtë mision.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë më herët se kontingjenti i Kosovës do të përbëhet nga disa dhjetëra oficerë, përfshirë edhe njësi për çminim. Sipas tij, trupat do të kenë detyra për ofrimin e ndihmës humanitare, asistencë në siguri dhe detyra të tjera të përcaktuara nga mandati i forcës për Gazën.

Përveç autorizimit për dërgimin e trupave, Kuvendi duhet të miratojë edhe marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes. FSK-ja ka rreth 4.000 pjesëtarë dhe është në proces të shndërrimit në ushtri të plotë profesionale deri në vitin 2028./REL

fsk gaza

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj