18 Shkurt 2024, 15:32
Nga r.ll
abdel fattah al-sisi dhe emmanuel macron
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti egjiptian Abdel Fattah El-Sisi kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj një ofensive izraelite në qytetin jugor të Gazës, Rafah, pas një telefonate mes tyre.
Macron dhe Sisi ndanë gjatë bisedës telefonike shqetësimin e tyre ekstrem për përkeqësimin e situatës tashmë katastrofike humanitare në Gaza dhe pengesat për dërgimin e ndihmave, duke theksuar nevojën për të rritur urgjentisht fluksin e ndihmës në Gaza.
“Të dy presidentët shprehën kundërshtimin e tyre të vendosur ndaj një ofensive izraelite në Rafah, e cila do të çonte në një katastrofë humanitare në një shkallë të re, si dhe ndaj çdo zhvendosjeje të detyruar të popullsisë drejt territorit egjiptian, që do të përbënte shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe do të përbënte një rrezik shtesë të përshkallëzimit rajonal”, tha presidenca franceze, shkruan CNN.
Dy sulme ajrore izraelite në Rafah vranë të paktën 13 palestinezë të shtunën, sipas Dr. Marwan Al-Homss, drejtori i përgjithshëm i Spitalit Qeveritar Abu Yousuf Al-Najjar. Izraeli ka bombarduar Rafah me sulme ajrore për javë të tëra dhe thotë se është i përkushtuar për një ofensivë tokësore në qytet, duke pretenduar se ka hapësirë për palestinezët e zhvendosur që të lëvizin në veri. Palestinezët atje thonë se nuk kanë ku të shkojnë. Disa janë përpjekur të ikin në veri në Deir al-Balah qendrore, ku mjekët raportuan gjithashtu sulme ajrore vdekjeprurëse të shtunën.
emmanuel macron abdel fattah al-sissi
Bota
18 Shkurt 2024, 15:28
S.N
Foto Ilustrim
IZRAEL- Izraeli zyrtarizoi ditën e sotme kundërshtimin ndaj "njohjes së njëanshme” të shtetit palestinez. Izra...
Bota
18 Shkurt 2024, 15:13
S.N
Pamje nga ngarja
KANADA- Shtëpia e një aktivisti kanadez i grupit Sikh në Ontario u qëllua me armë zjarri të hënën....
Bota
18 Shkurt 2024, 14:45
S.N
Pamje nga vendngjarja
SPANJË- Dy gra të moshuara kanë vdekur ditën e sotme në mëngjes, pasi shpërtheu zjarr n&eu...
Bota
18 Shkurt 2024, 14:41
h.k
Foto ilustruese
SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se “pozicioni i Beogradit në raport me Moskën do të jet&...
Bota
18 Shkurt 2024, 14:24
h.k
Foto ilustruese
RUSI-Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar marrjen nën kontroll të Avdijivkës si “fitore të rë...
Bota
18 Shkurt 2024, 14:25
S.N
Foto Ilustrim
IRAK- Iraku ka bërë një pauzë ndaj sulemeve të trupave amerikanë nga grupet e lidhura me Iranin në...
Bota
18 Shkurt 2024, 14:03
S.N
Pamje nga protesta
IZRAEL- Qytetarët e zemëruar izraelitë me kryeministrin e tyre Benjamin Netanyahu, kanë protestuar duke dal&...
Bota
18 Shkurt 2024, 13:39
S.N
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti i SHBA-ve Donald Trump lançoi ditën e djeshme një linjë atletesh. Kjo vjen një dit&eum...
Bota
18 Shkurt 2024, 13:22
S.N
Kyrkach-Antonenko
UKRAINË- Kur bashkëshorti i Natalia gruas ukrainase Kyrkach-Antonenko, Vitalii, u vra në vijën e frontit duke lu...
Bota
18 Shkurt 2024, 13:06
S.N
Foto Ilustrim
GAZA- Është mbyllur plotësisht Spitali i dytë më i madh në Rripin e Gazës, tha një përfaqës...