18 Shkurt 2024, 15:13
Nga S.N
Pamje nga ngarja
KANADA- Shtëpia e një aktivisti kanadez i grupit Sikh në Ontario u qëllua me armë zjarri të hënën. Kjo ndodhi disa muaj pasi vrasja e një aktivisti çoi në një spirale marëdhëniet Indi-Kanada, shkruajnë mediat e huaja.
Një vrimë plumbi u zbulua në dritaren e shtëpisë së Inderjit Singh Gosal të hënën nga punëtorët e ndërtimit. “Duket se është gjetur vetëm një vrimë plumbi, por ajo mund të ndryshojë”, shkroi Policia Rajonale në një deklaratë.Policia tha se po zhvillohen hetimet në lidhje me ngarjen teksa thanë se nuk dihet ende nëse ka ndonjë lidhje me grupin Sickh nga India.
Grupi, i cili mbështet krijimin e Khalistanit, tha në një deklaratë se vrima e plumbit u gjet "ditë pasi Gosal shpalli Tubimin e Lirisë së Khalistanit në Konsullatën Indiane në Toronto më 17 shkurt".
Fushata për krijimin e Khalistanit ka qenë prej kohësh e jashtëligjshme në Indi, ku kujtimet e dhimbshme të një kryengritjeje vdekjeprurëse nga disa separatistë Sikh vazhdojnë të ndjekin shumë qytetarë indianë. Por fiton një nivel të simpatisë publike në mesin e disave në diasporën Sikh jashtë shtetit, ku të mbrojtur nga ligjet e fjalës së lirë, aktivistët mund të avokojnë më hapur për shkëputjen nga India.
Lëvizja fitoi rëndësi ndërkombëtare kur kryeministri kanadez Justin Trudeau pretendoi në shtator se ai kishte informacion të besueshëm që lidhte qeverinë indiane me vrasjen e liderit të shquar Sikh dhe mbështetësit të Khalistanit, Hardeep Singh Nijjar. Shtetasi kanadez u qëllua për vdekje nga persona të maskuar qershorin e kaluar jashtë një tempulli Sikh në Kolumbinë Britanike.
Pretendimi zemëroi Indinë, e cila e ka mohuar me forcë pretendimin, duke e quajtur atë "absurde dhe të motivuar". Pasojat diplomatike panë dëbime kokë më kokë të diplomatëve të lartë nga të dy vendet.
indi kanada sickh
Bota
18 Shkurt 2024, 14:45
S.N
Pamje nga vendngjarja
SPANJË- Dy gra të moshuara kanë vdekur ditën e sotme në mëngjes, pasi shpërtheu zjarr n&eu...
Bota
18 Shkurt 2024, 14:41
h.k
Foto ilustruese
SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se “pozicioni i Beogradit në raport me Moskën do të jet&...
Bota
18 Shkurt 2024, 14:24
h.k
Foto ilustruese
RUSI-Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar marrjen nën kontroll të Avdijivkës si “fitore të rë...
Bota
18 Shkurt 2024, 14:25
S.N
Foto Ilustrim
IRAK- Iraku ka bërë një pauzë ndaj sulemeve të trupave amerikanë nga grupet e lidhura me Iranin në...
Bota
18 Shkurt 2024, 14:03
S.N
Pamje nga protesta
IZRAEL- Qytetarët e zemëruar izraelitë me kryeministrin e tyre Benjamin Netanyahu, kanë protestuar duke dal&...
Bota
18 Shkurt 2024, 13:39
S.N
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti i SHBA-ve Donald Trump lançoi ditën e djeshme një linjë atletesh. Kjo vjen një dit&eum...
Bota
18 Shkurt 2024, 13:22
S.N
Kyrkach-Antonenko
UKRAINË- Kur bashkëshorti i Natalia gruas ukrainase Kyrkach-Antonenko, Vitalii, u vra në vijën e frontit duke lu...
Bota
18 Shkurt 2024, 13:06
S.N
Foto Ilustrim
GAZA- Është mbyllur plotësisht Spitali i dytë më i madh në Rripin e Gazës, tha një përfaqës...
Bota
18 Shkurt 2024, 12:55
h.k
Foto ilustruse
RUSI-Trupi i Alexei Navalny tregon shenja mavijosjeje raportohet sipas një burimi të ri mediatik. Plagët duke në t...
Bota
18 Shkurt 2024, 12:41
S.N
Pamje nga xhirimet
RUSI- "Nëse vriteni, nëse kjo ndodh, çfarë mesazhi do t'i lini pas popullit rus?"
Kjo është pye...