LIVE UPDATES
Bota

FOTO/ Theri për vdekje me thikë të dashurën para komisariatit, detaje nga vrasja në Greqi: Nga të rrahurat abortoi fëmijën

Sipas mediave greke ajo kishte shkuar për ta denoncuar, kur ai është shfaqur papritur dhe ka nisur që ta godasë me thikë. E reja është afruar deri në derën e komisariatit e gjakosur e më pas ka humbur jetën.

3 Prill 2024, 13:51 Nga h.k
FOTO/ Theri për vdekje me thikë të dashurën para
Foto ilustruese

GREQI-Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Athinë, ku një 28-vjeçare është masakruar për vdekje me thikë jashtë komisariatit, nga ish-partneri i saj.

Sipas mediave greke ajo kishte shkuar për ta denoncuar, kur ai është shfaqur papritur dhe ka nisur që ta godasë me thikë. E reja është afruar deri në derën e komisariatit e gjakosur e më pas ka humbur jetën.

Ndërkohë autori pasi e ka goditur, ka goditur edhe veten. Ai është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Media greke protothema.gr ka nxjerrë detaje të reja nga kjo gjendje e rëndë. Babai i 28-vjeçares Kyriaki ka treguar se çfarë ka përjetuar vajza e tij në duart e vrasësit 39-vjeçar në Agioi Anargyros.

Në informacionet e fundit thuhet se autori i vrasjes e ka abuzuar sistematikisht me të dhe e reja nga rrahjet që kanë marrë ka arritur të abortojë një fëmije.

Duke folur për protothema.gr , babai i viktimës tregon se rreth dy vite më parë, 28-vjeçarja kishte mbetur shtatzënë,

Më pas ajo i tregon të afërmve se e ka abortuar, por më pas prindërit dhe miqtë e kuptuan se ndërprerja e shtatzënisë nuk ishte zgjedhja e saj.

“Ajo ka mbetur shtatzënë rreth 2-3 vite më parë. Na kishte lajmëruar, kishim biseduar me të dhe supozohej se e donte. Por në fund ajo na tha se kishte pasur një abort. Nuk më tha se e goditi i dashuri. Ai vazhdoi ta godiste dhe të ushtronte dhunë ndaj saj dhe ne nuk e dinim. Pastaj kuptova se ai e kishte goditur dhe e kishte humbur fëmijën. Për të mos na treguar se çfarë kishte ndodhur, ajo na tha se kishte abortuar. Për të mos na mërzitur, ajo e mori përsipër”, raporton babai i viktimës për median greke.

Një imazh krejtësisht ndryshe ka prezantuar në rrjetet sociale 28-vjeçarja Kyriaki për marrëdhënien  me vrasësin e saj 39-vjeçar, i cili e sulmoi me thikë dhe e vrau  jashtë stacionit të policisë së  Aghii Anargyri.

“Autori ishte një person manipulues që dinte të luante me emocionet e saj, të përfitonte prej saj, t’i bënte të vështirë jetën, ta godiste dhe në fund ta bënte të ndihej fajtore për veprimet e tij. Në maj të vitit 2019 ata u fejuan, ajo deklaroi se ishte e dashuruar me të, por asaj iu desh pak kohë për të kuptuar se ky përbindësh do ta çonte drejt vdekjes. Ne e dinim se ata kishin shpesh grindje të këqija dhe disi të Kyriaki do t’i harronte ose do të bënte sikur i harronte, do t’i fshehte mirë brenda dhe do të vazhdonte jetën e saj me të. Tani në fund gota u tejmbush dhe ajo ishte e vendosur ta largonte atë përgjithmonë nga jeta e saj sepse tani kishte frikë për jetën e saj. Ajo nuk na tha shumë, por pamë që situata kishte dalë jashtë kontrollit…”, thotë një mik i 28-vjeçares për  protothema.gr .

Të njëjtin realitet të trishtë për 28-vjeçaren konfirmon edhe  babai i Kyriakit  i cili thotë: Fëmija im po kalonte një situatë të vështirë dhe po e përballonte vetë. Nuk më tha asgjë për të mos më trishtuar, grindej me të por ajo brenda saj fshihte shumë dhimbje, fatkeqësisht.

 

greqi

Sondazh

Poll
Bota 3 Prill 2024, 08:55 h.k

Krimi ekonomik në Gjermani po rritet

Foto ilustruese GJERMANI-Më shumë se një e treta e kompanive në Gjermani janë të prekura nga krimi ekonomik. Sipas një ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj