Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Me testimin e supozuar të suksesshëm, lideri verikorean Kim Jong Un deklaroi se shteti tani ka aftësi të ndërtojë sisteme raketash që operojnë me lëndë djegëse të ngurta.
KOREA E VERIUT- Koreja e Veriut tha se ka testuar një raketë të re hipersonike me rreze të mesme veprimi, me shtytës që funksionojnë me lëndë djegëse të ngurta. Me testimin e supozuar të suksesshëm, lideri verikorean Kim Jong Un deklaroi se shteti tani ka aftësi të ndërtojë sisteme raketash që operojnë me lëndë djegëse të ngurta. Ai pretendoi se mund të ndërtohen raketa me rreze të ndryshme veprimi dhe të afta që të bartin koka bërthamore, teksa Kim synon të forcojë arsenalin me qëllim që të kërcënojë rivalët e tij në Azi dhe Shtetet e Bashkuara.
Ky njoftim i medias shtetërore verikoreane erdhi një ditë pasi ushtritë e Koresë së Jugut dhe Japonisë detektuan një raketë të lëshuar nga Veriu afër kryeqytetit të tij, Phenian, në drejtim të lindjes. Media shtetërore verikoreane tha se testimi i raketës u mbikëqyr nga Kim, i cili e përshkroi raketën Hwasong-16B si pjesë kyçe të luftës së tij bërthamore parandaluese, përderisa u zotua se do të vazhdojë të ndërtojë arsenal për t’iu kundërvënë “armiqve” të tij, referencë për SHBA-në, Korenë e Jugut dhe Japoninë.
Kim tha Koreja e Veriut ka zhvilluar sisteme me lëndë të ngurta, me aftësi bërthamore “për të gjitha raketat taktike, operacionale dhe strategjike me rreze të ndryshme veprimi”, raportoi media verikoreane, KCNA. Në vitet e fundit, Koreja e Veriut është përqendruar në zhvillimin e më shumë armëve që funksionojnë me shtytës me lëndë djegëse të ngurta. Këto lloje armësh lëvizin më lehtë dhe lëshohen më shpejt se ato që funksionojnë me lëndë djegëse të lëngshme.
Vitin e kaluar, Koreja e Veriut tha se për herë të parë kishte testuar një raketë balistike ndërkontinentale, që funksionon me lëndë djegëse të ngurta, e cila, sipas Phenianit mund të arrijë tokën amerikane. Koreja e Veriut ka krijuar raketa të ndryshme me rreze të mesme veprimi, që funksionojnë me lëndë të ngurta dhe mund të lëshohen nga makinat, anijet e nëndetëset dhe që kanë potencial të arrijnë caqe në Korenë e Jugut dhe Japoninë. Veriu që nga viti 2021 ka testuar armë hipersonike që kalojnë për pesë herë shpejtësinë e zërit. Nëse perfeksionohen sisteme të tilla mund të paraqesin rrezik për sistemet e mbrojtjes ajrore në rajon për shkak të shpejtësisë dhe manovrimit të tyre./ REL
Foto ilustruese GJERMANI-Më shumë se një e treta e kompanive në Gjermani janë të prekura nga krimi ekonomik. Sipas një ...
Foto ilustruese GJERMANI-Në një konferencë ndërkombëtare në Hagë më shumë se 40 vende kanë kërkuar ...
Foto ilustruese UKRAINA-Ushtria e Ukrainës kishte vetëm një top artilerie Bohdana në arsenalin e saj kur Rusia pushtoi vendin dy vjet ...
Foto ilustruese KROACI-Në Kroaci kanëhyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, së bashku me ndryshimet pozitive të shum&e...
Tajvan TAJVAN- Tajvani është goditur sot nga tërmeti më i fuqishëm në 25 vitet e fundit, duke bërë që shum&eum...
Foto ilustruese SHBA-Presidenti i SHBA Joe Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping zhvilluan një telefonatë të martën në një p...
Mateusz Morawiecki POLONIA- Kontrolli i lartë i shtetit në Poloni (NIK) ka njoftuar prokurorinë se ish kryeministri ...
Iranianët duke djegur flamuj izraelitë dhe amerikanë gjatë një proteste të mbajtur në Teheran, më 1 prill. IRAN- St...
Jens Stoltenberg BRUKSEL- Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka propozuar një paketë ndihme ushtarake pesëvjeçare për Ukrainë...
Foto nga vendi i ngjarjes TAJVAN- Të paktën katër persona mbetën të vdekur dhe 50 të plagosur nga tërmeti që goditi...