"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
FOTO-LAJM/ Masakra në Francë, lodra, qirinj dhe shënime, francezët luten për vogëlushët e plagosur
Arusha pelushi, lule, qirinj dhe shënime janë lënë në anën e parkut ku u goditën me thikë katër fëmijët. Ndërkohë që dy nga fëmijët po vijojnë luftën me vdekjen, qytetarët janë bashkuar në lutje për jetët e tyre.
9 Qershor 2023, 12:49Nga a.l
Francë
FRANCË- Disa banorë të Annecy, aty ku mëngjesin e djeshëm një sirian sulmoi me thikë disa fëmijë, janë drejtuar në këndin e lojërave për të bërë nderimet dhe lutjet për vogëlushët e plagosur.
Arusha pelushi, lule, qirinj dhe shënime janë lënë në anën e parkut ku u goditën me thikë katër fëmijët. Ndërkohë që dy nga fëmijët po vijojnë luftën me vdekjen, qytetarët janë bashkuar në lutje për jetët e tyre.
Shtatë persona, mes tyre 4 fëmijë janë plagosur gjatë një sulmi me thikë në qytetin juglindor të Francës, Annecy. Mësohet se ngjarja ndodhi në një park pranë liqenit të qytetit, shkruajnë mediat e huaja. Autori i krimit është një azilkërkues sirian 45-vjeç, i cili është arrestuar nga policia. Fëmijët e plagosur janë rreth moshës tre vjeç dhe dy prej tyre dhe një burrë janë në gjendje kritike për jetën. Mësohet se 45-vjeçari fillimisht është afruar dhe ka goditur me thikë fëmijët, më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka sulmuar një të moshuar që po ecte aty pranë.