Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ndërkohë, president i Malit të Zi, Jakov Millatoviç, tha se SHBA-ja dhe Mali i Zi janë partnere të palëkundura dhe se janë të angazhuara për përmirësimin e demokracisë, sigurisë, stabilitetit dhe lirisë.
BALLKAN- Liderët politikë të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë reaguar ndaj shpalljes së fitores nga republikani Donald Trump, në garën presidenciale në SHBA kundër demokrates Kamala Harris. Trump e ka uruar për fitoren e pretenduar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, përmes një shkrimi në Facebook.
“Ne shpresojmë që të thellojmë më tej partneritetin dhe bashkëpunimin tonë të fortë, veçanërisht në fushat e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe reformën demokratike”, shkroi Mickoski.
Ndërkohë, president i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, tha se SHBA-ja dhe Mali i Zi janë partnere të palëkundura dhe se janë të angazhuara për përmirësimin e demokracisë, sigurisë, stabilitetit dhe lirisë.
“Si aleatë në NATO, mezi presim bashkëpunim të ngushtë me administratën tuaj për të forcimin e miqësisë sonë dhe thellimin e bashkëpunimit”, tha Milatoviç në X.
I lumtur me fitoren e pretenduar të Trumpit u shpreh kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiç, i cili tha se “më e mira ende nuk ka ardhur për dy vendet tona”.
“Jam i emocionuar nga fakti që 61 për qind e amerikanëve besojnë se ditët më të mira të SHBA-së ende nuk kanë ardhur. Ky është sekreti i suksesit të këtij vendi dhe arsyeja pse ai do të fitojë në çdo rrethanë”, tha Spajiç.
Kryetari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Beqiroviç, gjithashtu dërgoi një mesazh urimi për Trumpin duke thënë se kjo “do të jetë një mundësi për të forcuar miqësinë dhe partneritetin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bosnje dhe Hercegovinës”.
“Mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është me rëndësi të madhe për ruajtjen e stabilitetit dhe vazhdimin e proceseve demokratike që do të mundësojnë integrimin e suksesshëm të Bosnjë dhe Hercegovinës në një anëtarësi të plotë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, shtoi ai.
Këtyre urimeve u është bashkuar edhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, i cili shtoi se “mezi pres bashkëpunimin tonë dhe përparimin e mëtejshëm në marrëdhëniet kroato-amerikane”./ REL
Donald Trump SHKUP- Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar kandidatin republikan Donald Trump për fitoren. Me anë të një postimi ...
donald trump SHBA- Shumica e aleatëve të Donald Trump kanë thënë se janë të përkushtuar ta ndihmojnë atë ...
Trump dhe Meloni SHBA- Pas reagimeve të shumta në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve në SHBA, ka ardhur edhe reagimi i kryeministres së ...
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar republikanin Donald Trump për fitore në garën presidenciale kundër demokrates K...
foto ilustruese SHBA- Trump e bëri sërish. Në fjalimin e fitores në skenën në Mar-a-Lagos, Trump tha se d...
Donald Trump SHBA- Një foto e kandidatit republikan Donald Trump po bën xhiron e rrjetit. Në imazhin paraqitet Trump duke lexuar fjalim...
ursula von der leyen BRUKSEL- Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian ka shprehur urimet për rikthimin e Donald Trump në Sht...
Mark Rutte dhe Donald Trump SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar në platformën 'X' pas rezultateve t&eu...
keir starmer BRITANI- Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer është bërë lideri botëror i radhës q&eum...
Milorad Dodik dhe Donald Trump BOSNJE-HERCEGOVINA- Fitoren e Trumpit e mirëpriti edhe presidenti prorus i Republikës Srpska në Bosnje e Herc...