Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë viteve që administrata amerikane është udhëhequr nga presidenti demokrat Joe Biden, Serbia dhe liderët e saj politikë kanë vazhduar të mbajnë marrëdhënie të ngushta me ish të dërguarin amerikan për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës gjatë administratës së ish-presidentit Donald Trump, Richard Grenell.
BOSNJE-HERCEGOVINA- Fitoren e Trumpit e mirëpriti edhe presidenti prorus i Republikës Srpska në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik, i cili është në listën e zezë të SHBA-së.
"Një nga fitoret më të rëndësishme elektorale në historinë e fundit të SHBA-së, por edhe të botës," shkroi Dodik në X.
Gjatë viteve që administrata amerikane është udhëhequr nga presidenti demokrat Joe Biden, Serbia dhe liderët e saj politikë kanë vazhduar të mbajnë marrëdhënie të ngushta me ish të dërguarin amerikan për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës gjatë administratës së ish-presidentit Donald Trump, Richard Grenell.
Presidenti i Serbisë i dorëzoi atij një dekoratë shtetërore në tetor të vitit 2023 dhe me atë rast vlerësoi se roli i Grenellit në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës "jo vetëm që ka kontribuar për paqen dhe stabilitetin rajonal, por ka luajtur edhe një rol kyç në forcimin e lidhjeve mes SHBA-së dhe Serbisë". Grenell është ende aktiv në fushatën presidenciale të Trumpit.
Ndërkohë, dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, ka investuar në ndërtesën e ish-Shtabit të Përgjithshëm në Beograd. Serbia ka nënshkruar një kontratë me firmën e Kushnerit për “rivitalizimin” e kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm në qendër të Beogradit, i cili u shkatërrua pjesërisht gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.
Në vendin e rrënojave nga bombardimet, është planifikuar ndërtimi i dy ndërtesave të larta me apartamente dhe hotele, megjithëse nga ky objekt, i ndërtuar mes viteve 1955 dhe 1965, nuk është hequr statusi i mbrojtjes si pasuri kulturore. Shumë vëzhgues të Ballkanit e kanë parë marrëveshjen me Kushnerin si përgatitje të Serbisë për kthimin e mundshëm të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.
Megjithatë, Vuçiç, në një intervistë për gazetën britanike *Financial Times*, tha se marrëveshja është thjesht një “sipërmarrje biznesore”.
"Miku im [kryeministri hungarez] Viktor [Orbán] është 100 për qind në anën e Trumpit. Miqtë e mi nga Brukseli janë 100 për qind në anën e [presidentit aktual të SHBA-së, Joe] Biden. Unë nuk jam. Unë jam në anën serbe duke i pritur rezultatet," tha Vuçiç për Financial Times./ REL
donald trump SHBA- Donald Trump në fjalimin e fitores në Florida, risolli në vëmendje atentatin e bërë ndaj tij në nj&eu...
Mao Ning KINA- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning në një konferencë për shty...
Dmitry Medvedev SHBA- Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, dhe ish-president rus, Dmitr...
Trump SHBA- Kandidati republikan, Donald Trump ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të tij ndërsa rezultatet e deritan...
Donald Trump dhe Emmanuel Macron FRANCA- Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar pas rezultateve të dala deri më tani nga zgjedh...
donald trump SHBA- Kandidati republikan Donald Trump teksa mbante fjalimin e tij të fitores në Florida tha se do të bëjë gjith&cce...
vjosa osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale amerikane...
Kamala Harris dhe Donald Trump SHBA- Zëvendëspresidentja Kamala Harris do të fitojë projeksionet e Connecticut, sipas CNN. Sipas m...
Donald Trump dhe Kamala Harris SHBA- Kndidatja demokrate Kamala Harris raportohet se ka fituar në Minesota. Mësohet se zëvendëspre...
vucic, trump SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhje, ndonëse ende nuk ës...