24 Shtator 2022, 17:43
Nga e.k
Parlamenti i Francës
FRANCË- Anëtarët e Asamblesë Kombëtare Franceze i kanë kërkuar presidentit të dhomës së ulët të Parlamentit francez të krijojë një komision për të hetuar financimin e dyshuar të partive politike nga Rusia.
Në një letër drejtuar Yael Braun-Pivet, deputetët thanë se një veprim i tillë ishte nxitur nga të dhënat e fundit të inteligjencës amerikane që tregon se Rusia ka paguar qindra milionë euro për partitë e huaja politike me qëllim që të ndikojë në zgjedhje, shkruan "The Guardian".
Tetë deputetët, nga partia e presidentit francez Emmanuel Macron, vunë në dukje gjithashtu një kredi nga bankat ruse ende duke u shlyer nga partia e ekstremit të djathtë Rassemblement National e Marine Le Pen.
“Këto fakte sugjerojnë qartë një vullnet rus për të peshuar në debatin publik francez … ato garantojnë ngritjen e një komiteti hetimor për të përcaktuar nëse partitë politike franceze – dhe cilat prej tyre – kanë përfituar nga financimi rus”, shkruhej në letër.
Të dhënat e inteligjcës të nënshkruara nga sekretari i shtetit, Antony Blinken, dhe i publikuar në fillim të këtij muaji, citonte një vlerësim të ri të inteligjencës për përpjekjet e fshehta globale të Rusisë për të mbështetur politikat dhe partitë simpatike ndaj Moskës.
rusi france
Bota
24 Shtator 2022, 17:37
e.k
Një person duke votuar në të ashtuquajturat referendume ruse për bashkimin e rajoneve të Ukrainës që kontrollohen nga forca...
Bota
24 Shtator 2022, 17:23
k.m.
Kievi tha se ka vendosur të zvogëlojë praninë diplomatike të Iranit në Ukrainë, në shenjë proteste ndaj dërg...
Bota
24 Shtator 2022, 17:21
k.m.
Foto ilustruese
Mjekët amerikanë duhet të kontrollojnë rregullisht të gjithë të rriturit nën moshën 65-vje&cc...
Bota
24 Shtator 2022, 17:14
k.m.
Foto ilustruese
Protestat vazhduan gjatë natës nëpër qytete në Iran deri të shtunën në valën e indinjatës...
Bota
24 Shtator 2022, 16:43
k.m.
Foto ilustruese
SHBA- Njujorkezët u befasuan kur Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave të qytetit publikoi një njoftim të ri p...
Bota
24 Shtator 2022, 16:32
e.k
Ushtarët e rekrutuar nga ushtria ruse të dehur
RUSI- Urdhëri i presidentit rus, Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm t&eu...
Bota
24 Shtator 2022, 16:15
k.m.
Svyatlana Tsikhanouskaya
BJELLORUSI- Udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, tha se Rusia nuk e sheh as Bjellorusin&eum...
Bota
24 Shtator 2022, 16:01
e.k
Një ushtar rus
Trupat ruse që refuzojnë të luftojnë në Ukrainë, duke mos iu bindur kështu urdhrave tani mund të...
Bota
24 Shtator 2022, 15:44
e.k
Dmitry Bulgakov
RUSI- Zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Dmitry Bulgakov është shkarkuar nga detyra, sipas një njoftimi të min...
Bota
24 Shtator 2022, 13:56
e.k
Flamuri i Kosovës
KOSOVË- Presidenca çeke e BE-së ka ndezur motorët për ta çuar përpara liberalizimin e vizave ...