LIVE UPDATES
Bota

Çfarë ndodh me miliona refugjatë ukrainas në Evropë nëse arrihet paqja në vendlindje?

Në Republikën Çeke, refugjatët ukrainas tani përbëjnë 3.6 për qind të popullsisë – përqindjen më të madhe në Evropë për kokë banori.

30 Mars 2025, 14:15 Nga r.ll
Çfarë ndodh me miliona refugjatë ukrainas në Evropë
foto ilustruese

EVROPË- Nëpër Evropë janë rreth 4.3 milionë refugjatë ukrainas që ndoshta mund ta kenë mundësinë për t’u kthyer në një Ukrainë paqësore, por një pjesë e tyre nuk do ta donte më kthimin. Në Republikën Çeke, refugjatët ukrainas tani përbëjnë 3.6 për qind të popullsisë – përqindjen më të madhe në Evropë për kokë banori. Një sondazh i kryer së fundmi tregon që më pak se çereku i tyre planifikojnë të kthehen në Ukrainë pasi t’iu skadojnë vizat e refugjatëve.

Anna Naduda, artiste dhe mësuese, është njëra prej atyre që shpreson se do mbetet në Çeki. Ajo e ka humbur djalin e saj të vogël në një aksident tragjik para nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë më 2022.

“Frikësohem shumë nga ideja e humbjes së fëmijës tjetër, të humbjes së djalit tim”, ka thënë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Naduda flet me shumë dashamirësi për kryeqytetin çek, ku ka gjetur strehim bashkë me djalin e saj.

“Përvoja ime dhe e djalit tim është që Praga na ka pritur me shumë dashamirësi”, ka thënë artistja, teksa ka qenë duke formësuar një skulpturë në një paralagje të kryeqytetit çek. Djali 11-vjeçar i artistes ka mësuar gjuhën çeke dhe është adaptuar në një shkollë, ku shoqërohet me shumë miq.

“Dua që fëmija im të rritet në një ambient stabil dhe pozitiv”, ka thënë Naduda. Asaj i është lëshuar viza përmes një direktive të lëshuar nga BE-ja për anëtarët e saj, më 2022, e cila është në fuqi deri në mars të vitit 2026.

Çfarë ndodh pas asaj date “do të vendoset varësisht prej përfundimit të luftës”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme, Hana Mala, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Sipas të gjitha mundësive do të ketë periudhë transicioni përgjatë së cilës refugjatët do të kenë kohë për të vendosur për të ardhmen e tyre – ose duke kaluar në ndonjë leje tjetër të qëndrimit, ose duke u kthyer në shtëpi”.

Viza të reja për refugjatët

Shumë prej 389.000 ukrainasve në Republikën Çeke që janë me viza të përkohshme, përballen me sfida të reja për të qëndruar në këtë shtet, nëse arrihet marrëveshje për armëpushim. Prej 1 prillit, refugjatët ukrainas do të mund të aplikojnë për viza të posaçme të qëndrimit që do t’iu siguronin leje për të qëndruar edhe pas përfundimit të luftës, dhe do t’ua hapnin rrugën për lejeqëndrim të përhershëm.

Mirëpo, aplikuesit duhet t’i fitojnë brenda vitit të paktën 440.000 korona (19.200 dollarë). Ky prag rritet për 110.000 korona për çdo vartës të një familjeje.

“Më duhet të fitoj më shumë”, ka thënë Naduda duke qeshur.

"Ky është synimi im për këtë vit”.

Ministri i Brendshëm i Çekisë, Vit Rakushan ka sugjeruar se refugjatët do të kenë edhe mundësi tjera për të qëndruar, nëse dëshirojnë.

“Për ata do të vlejnë rregullat e njëjta sikurse për shtetasit tjerë të huaj", ka thënë ai në shkurt.

Rakushan ka thënë se sondazhet sugjerojnë që rreth 200.000 çekë mund të qëndrojnë.

“Kjo është situatë që sigurisht mund ta menaxhojmë”, ka shtuar ai. Mirëpo, avokatët e imigrimit, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, kanë thënë se mundësitë do të jenë të kufizuara. Hana Frankova, udhëheqëse e çështjeve ligjore në Organizatën për Ndihmë ndaj Refugjatëve, me bazë në Republikën Çeke, ka thënë se në rast të paqes, dhe pa zgjatje të afatit të vizave të përkohshme, “refugjatët ukrainas, në teori, do të mund të aplikojnë për azil”.

Por, sipas saj, kjo do të vlejë vetëm për dikë që ka arsye për këtë kërkuar azil. Ekspertja ligjore vlerëson që vetëm 10 për qind e refugjatëve ukrainas në Republikën Çeke do të mund të fitonin lejeqëndrime të posaçme, duke marrë parasysh pragun që kërkohet për të hyra.

Svatava Pospiskova, eksperte për viza në kompaninë Czech Visa Lawyer, beson që nëse do të ketë armëpushim, dhe skema e vizave aktuale nuk do të vazhdohet, atëherë refugjatët ukrainas do të kenë “mundësi për të jetuar në Republikën Çeke për 90 ditë, siç mundëson viza turistike, por nuk do të mund të punojnë për të jetuar”.

Ajo ka treguar se ukrainasit do të duhet të aplikojnë për leje të qëndrimit në Ambasadën çeke në Ukrainë.
 Yulia Dobrynina është fotografe dhe ish-avokate, e cila ka ikur prej Kievit më 2022 dhe tani punon në një organizatë joqeveritare, e cila u ndihmon të huajve që të integrohen në Pragë.

Dobrynina beson se gratë me fëmijët e tyre do të bëjnë gjithçka për të qëndruar larg Ukrainës, duke thënë se kanë pak besim që pushtimi rus do të marrë fund me një marrëveshje për paqe.

“Ne përballemi me luftë jo vetëm në këta tre vjet, por që 300 vjet, ata gjithmonë kthehen mbrapsht, ata gjithmonë kanë dashur të na vrasin”, ka thënë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Dobrynina synon të qëndrojë në Republikën Çeke edhe pas përfundimit të luftës.

“Nuk kam ku të kthehem”, ka thënë ajo, duke treguar se vendlindja e saj, Melitopoli, tani është territor që kontrollohet nga rusët. Ajo nuk është e sigurt nëse të hyrat e saj do të jenë të mjaftueshme për të aplikuar për vizë të posaçme.

“Nuk e di, mund të jetë një koronë më shumë, një koronë më pak”, ka thënë ajo, duke iu referuar valutës çeke.

Refugjatët në Poloni dhe Gjermani

Në Gjermani dhe Poloni ka më së shumti refugjatë ukrainas – 1.16 milion dhe 992.000, respektivisht – sipas të dhënave të BE-së.

Në të dyja shtetet ka pasur lëvizje drejt zvogëlimit të ndihmave që ndan shteti për refugjatët ukrainas.

Kryeministri polak, Donald Tusk ka bërë propozime në këtë drejtim në fillim të janarit, derisa kancelari potencial gjerman, Friedrich Merz ka bërë sugjerime të ngjashme vitin e kaluar.

“Në fillim, shumë njerëz janë ofruar për të ndihmuar, e kuptonin situatën në Ukrainë”, ka thënë Angelika Gumz, pronare e një kafiterie ukrainase në Berlin, në disa përgjigje dhënë Radios Evropa e Lirë në muajin shkurt.

“Me kalimin e kohës qasjet kanë ndryshuar”.

Refugjatët ukrainas i kanë paqartësitë e njëjta edhe në vendet tjera evropiane. Shkalla e përfitimeve për refugjatët është bërë temë diskutimi dhe në Republikën Çeke. Statistikat zyrtare tregojnë se refugjatët kanë qenë në lloj barre për ekonominë çeke prej vitit 2022, por që trendi tani është pozitiv.

Rreth 62 miliardë korona (2.7 miliardë dollarë) u janë ndarë refugjatëve prej shkurtit të vitit 2022. Mirëpo më 2024, refugjatët ukrainas kanë kontribuuar me 5.7 miliardë korona më shumë sesa që kanë marrë prej shtetit çek./REL

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale