Dita e 9 e protestës kundër projektit në Zvërnec/ Mijëra qytetarë mblidhen në Tiranë: Revolucion dhe dorëheqje!
“Jep dorëheqjen”/ Rama takim me socialistët në Shkodër, pritet me protestë: Turp, Turp 8 Qershor, 18:17 ...
“Jep dorëheqjen”/ Rama takim me socialistët në Shkodër, pritet me protestë: Turp, Turp 8 Qershor, 18:17 ...
EMRI/ Ndërroi jetë te Trauma pas plagosjes me armë zjarri, identifikohet viktima 8 Qershor, 12:06 Të sht&...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
Pikënisja për këtë duhet të jetë vija aktuale e frontit në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara si dhe Evropa duhet të përfshihen "aktivisht” në bisedime, thuhet në një deklaratë të përbashkët që kancelari Friedrich Merz, presidenti Emmanuel Macron, kryeministri Keir Starmer dhe presidenti Volodymyr Zelensky publikuan pas takimit të tyre në Londër.
RUSI- Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Ukraina i kanë bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin për armëpushim të menjëhershëm dhe për negociata mbi përfundimin e luftës. Pikënisja për këtë duhet të jetë vija aktuale e frontit në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara si dhe Evropa duhet të përfshihen "aktivisht” në bisedime, thuhet në një deklaratë të përbashkët që kancelari Friedrich Merz, presidenti Emmanuel Macron, kryeministri Keir Starmer dhe presidenti Volodymyr Zelensky publikuan pas takimit të tyre në Londër.
Në të, ata rendisin pesë kushte për një "paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”. Kërkohet ndalimi i luftimeve: Putini duhet të pranojë një "armëpushim të menjëhershëm dhe të plotë”. Vija aktuale e frontit do të shërbejë si pikënisje për negociatat – por Ukraina dhe evropianët njëkohësisht këmbëngulin se kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë. Rreth një e pesta e territorit shtetëror të Ukrainës është aktualisht nën kontrollin rus. Gjithashtu, e drejta e Ukrainës për të zgjedhur vetë masat e saj të sigurisë dhe aleancat duhet të respektohet "pa kufizime”.
Kërkohen garanci sigurie
Më tej, Gjermania, Franca, Britania e Madhe kërkojnë garanci sigurie "të forta dhe juridikisht të detyrueshme” për Ukrainën sapo të hyjë në fuqi një armëpushim. Kjo përfshin vendosjen e një force shumëkombëshe. Po ashtu, asetet ruse do të mbeten të ngrira për aq kohë sa Rusia të mos e përfundojë luftën dhe të mos e kompensojë Ukrainën për dëmet e shkaktuara. Në Bashkimin Evropian janë të bllokuara rreth 210 miliardë euro të bankës qendrore ruse. Interesat e sigurisë së Evropës duhet të mbrohen në çdo marrëveshje, thuhet më tej në deklaratë. Për rezultatet e negociatave që prekin BE-në dhe NATO-n duhet të pajtohen shtetet anëtare.
Evropianët i siguruan gjithashtu presidentit Zelensky mbështetje të mëtejshme ushtarake. Për këtë pritet të diskutohet në samitet e G7 dhe të NATO-s që do të mbahen në qershor dhe korrik, si dhe në takimin e ardhshëm të "Koalicionit të të Vullnetshmëve”, ku janë bashkuar aleatët e Ukrainës./DW
sulmet IRAN- Ushtria izraelite (IDF) ka njoftuar se ka kryer sulme ndaj objektivave ushtarake në Iranin qendror dhe perëndimor. Kjo ishte h...
pamjet FILIPINE- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm jugun e Fi...
Foto ilustruse Megjithëse politika e shtetësisë është kompetencë e Serbisë, numri në rritje i shtetasve rusë q...
Mira Murati SHBA- Mira Murati, ish-Drejtoresha e Teknologjisë e OpenAI, ka bërë paraqitjen e saj të par&e...
Qendra Presidenciale Obama SHBA- Fondacioni Obama publikoi një pamje nga brenda Qendrës Presidenciale Obama në Jackson Park të m&e...
Kamioni RUSI- Automjetet e ushtrisë ruse po lyhen vija-vija, me ngjyra të ndezura, për të çorientuar sistemet e dronëve me ...
BRUKSEL- Megjithëse politika e shtetësisë është kompetencë e Serbisë, numri në rritje i shtetasve rusë që, p...
SHBA- Dymbëdhjetë persona u plagosën nga të shtënë me armë zjarri në festivalin Old West End në To...
Pete Hegseth SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka kritikuar politikat europiane të emigracionit, duke deklaruar se disa vende të...
GJERMANI- Më shumë se katër miliardë euro thuhet se "flenë” në Gjermani, në banka dhe institucione të tjera fina...