LIVE UPDATES
Bota

"Miliarda euro qëndrojnë të paprekura në llogari bankare joaktive në Gjermani"/ DW: Çfarë duhet bërë me këto para?

Në rast vdekjeje, shpesh për të afërmit dhe trashëgimtarët nuk është e lehtë të gjejnë llogari të tilla, sidomos sepse shumë njerëz kanë disa llogari. Pasuritë janë veçanërisht të vështira për t'u zbuluar kur, për shkak të bankingut online, nuk ka dokumente të shkruara ose ekstrakte të printuara të llogarisë, pasi informacionet ruhen në e-mail ose në hard-disqe. Pasuri jo tradicionale si kriptomonedhat ose NFT-të janë edhe më të vështira për t'u ndjekur.

7 Qershor 2026, 08:37 Nga E. D

"Miliarda euro qëndrojnë të paprekura në llogari

GJERMANI- Më shumë se katër miliardë euro thuhet se "flenë” në Gjermani, në banka dhe institucione të tjera financiare, në të ashtuquajturat "llogari të harruara”, sipas një raporti të Ministrisë së Kërkimit nga viti 2021. Në disa raste mund të jenë edhe më shumë — vlerësime të tjera flasin deri në nëntë miliardë euro. Vetë bankat nuk kanë publikuar deri tani shifra.

Në rast vdekjeje, shpesh për të afërmit dhe trashëgimtarët nuk është e lehtë të gjejnë llogari të tilla, sidomos sepse shumë njerëz kanë disa llogari. Pasuritë janë veçanërisht të vështira për t'u zbuluar kur, për shkak të bankingut online, nuk ka dokumente të shkruara ose ekstrakte të printuara të llogarisë, pasi informacionet ruhen në e-mail ose në hard-disqe. Pasuri jo tradicionale si kriptomonedhat ose NFT-të janë edhe më të vështira për t'u ndjekur.

Çfarë janë llogaritë e fjetura?

Në Gjermani nuk ka një përcaktim zyrtar për këto llogari. Llogaritë e braktisura, të harruara ose të fjetura janë zakonisht depozita bankare ose letra me vlerë – si aksione dhe obligacione – për të cilat nuk ka aktivitet për një kohë të gjatë. Këto llogari mund të mbeten joaktive për vite me radhë.

Meqenëse nuk ka një kuadër ligjor të qartë, mënyra e trajtimit të këtyre llogarive u lihet kryesisht bankave. Shumica e institucioneve i konsiderojnë llogaritë si të fjetura kur mbajtësi i llogarisë ka vdekur, nuk mund të gjenden trashëgimtarë, nuk ka pasur kontakt për shumë vite, postat kthehen dhe të dhënat e tjera të kontaktit janë të vjetruara.

Kjo situatë u jep gjithashtu bankave njëfarë hapësire veprimi për sa i përket intensitetit të kërkimit të pronarëve ose trashëgimtarëve. Një pengesë e madhe janë rregulloret e rrepta të mbrojtjes së të dhënave në Gjermani.

Si mund të gjenden llogaritë e braktisura në Gjermani?

Në Gjermani, llogaritë e fjetura nuk kalojnë në pronësi të bankave dhe as nuk transferohen te shteti. Bankat janë të detyruara t'i mbajnë këto llogari për një kohë të pacaktuar, dhe të drejtat e pronësisë – qofshin të pronarit fillestar apo të trashëgimtarëve – nuk skadojnë. Një llogari mund të kërkohet nga shteti gjerman vetëm nëse ai shpallet trashëgimtar sipas ligjit të trashëgimisë. Ajo nuk mund të kalojë te shteti bazuar në rregullat për pasuritë pa pronar.

Sipas Beatrice Eisenschmidt, anëtare e bordit të Shoqatës Gjermane të Hulumtuesve të Trashëgimisë (VDEE) me seli në Berlin, masa më e rëndësishme do të ishte krijimi i një regjistri qendror për llogaritë e fjetura. Një regjistër i tillë do të ndihmonte për të përcaktuar nëse një person ka pasur llogari diku.

Aktualisht, kërkesat duhet t'u drejtohen shoqatave të ndryshme bankare, gjë që kërkon shumë kohë dhe është e kushtueshme. Për trashëgimtarët, kjo shpesh është një përpjekje pa garanci, pasi ata ndonjëherë nuk e dinë fare nëse ekzistojnë pasuri. "Për këtë arsye, shumë trashëgimtarë heqin dorë nga këto kërkime”, thotë Eisenschmidt për DW.

Përpjekje për krijimin e një regjistri kombëtar

Gati një dekadë më parë, Norbert Walter-Borjans, atëherë ministër i Financave i landit Renania-Veriore-Vestfalia (NRW), vlerësonte se rreth dy miliardë euro ndodheshin në llogari të fjetura në Gjermani. Ai kërkoi krijimin e një regjistri kombëtar për pasuritë e fjetura.

Që atëherë janë bërë disa përpjekje për të krijuar një regjistër të tillë. Qeveria aktuale federale nën kancelarin Friedrich Merz ka paraqitur një projektligj që parashikon krijimin e një regjistri qendror, publikisht të aksesueshëm online, ku trashëgimtarët mund të kërkojnë informacion. Deri tani, megjithatë, nuk janë miratuar rregulla të reja. Pra, mbetet ende e paqartë se çfarë do të bëhet me këto para.

Llogaritë e fjetura: në disa vende mund të kërkohen në çdo kohë

Në Mbretërinë e Bashkuar, llogaritë e fjetura zakonisht transferohen pas 15 vjetësh në një fond të quajtur "Reclaim Fund”, por jo te shteti. Ky fond përdoret për të mbështetur projekte sociale dhe mjedisore. Trashëgimtarët kanë megjithatë të drejtën të kërkojnë paratë pa kufi kohor.

Në Irlandë, pas një periudhe të ngjashme, paratë nga llogaritë e fjetura transferohen te shteti, i cili duhet t'i përdorë për projekte sociale. Para transferimit, institucionet janë të detyruara të publikojnë njoftime në dy gazeta kombëtare. Edhe këtu nuk ka afat për kërkimin e parave nga trashëgimtarët, përfshirë interesat e grumbulluara.

Në SHBA, ligjet e shteteve federale rregullojnë trajtimin e këtyre llogarive. Në shumicën e rasteve, një llogari konsiderohet e fjetur pas tre deri në pesë vjet pa aktivitet. Më pas banka është e detyruar të kontaktojë mbajtësin e llogarisë. Nëse askush nuk gjendet, llogaria kalon te shteti përkatës, zakonisht ai i adresës së fundit të njohur të mbajtësit. Ajo administrohet nga një zyrë për "pasuri të pakërkuara” dhe ndonjëherë publikohen njoftime. Në shumicën e rasteve, pronarët mund të kërkojnë pasurinë e tyre pa kufi kohor.

Në disa vende, paratë kalojnë te shteti

Në Francë, bankat janë të detyruara të përpiqen të kontaktojnë mbajtësit e llogarive. Pas dhjetë vjetësh pa aktivitet, llogaritë dhe sigurimet e jetës transferohen në një institucion financiar publik, Caisse des Dépôts (CDC). Qeveria ofron një bazë të dhënash të kërkueshme, por nuk kërkon aktivisht pronarët. Pas 20 vjetësh të tjerë, fondet kalojnë në pronësi të shtetit francez dhe nuk mund të kërkohen më.

Zvicra, e njohur për rregullat e saj specifike bankare, ndjek një qasje të ngjashme. Bankat pritet të ruajnë pasuritë dhe të menaxhojnë llogaritë e fjetura në interesin më të mirë të klientëve. Për të ndihmuar trashëgimtarët, ekziston një bazë qendrore e të dhënave për këto llogari. Pas 60 vjetësh pa kontakt, informacionet publikohen dhe trashëgimtarët kanë një vit kohë për të paraqitur kërkesat. Pas kësaj, të drejtat shuhen, llogaria mbyllet dhe kalon te shteti – përfshirë përmbajtjen e kasafortave./DW

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait