LIVE UPDATES
Bota

Bresheri të shtënash në Ohio të SHBA-ve/ Plagosen 12 persona, dy autorë në kërkim (PAMJET)

Videot e siguruara nga mediat amerikane tregojnë një seri të shtënash me armë zjarri dhe dhjetëra vizitorë që bërtasin dhe vrapojnë për tu fshehur.

7 Qershor 2026, 09:02 Nga E. D

Bresheri të shtënash në Ohio të SHBA-ve/ Plagosen 12

SHBA- Dymbëdhjetë persona u plagosën nga të shtënë me armë zjarri në festivalin Old West End në Toledo të Ohajos. Incidenti i përgjakshëm ndodhi të shtunën pasdite gjatë festivalit vjetor që mbahet në lagjen historike Old West End të Toledos. Videot e siguruara nga mediat amerikane tregojnë një seri të shtënash me armë zjarri dhe dhjetëra vizitorë që bërtasin dhe vrapojnë për tu fshehur. Zëvendësshefi i Policisë së Toledos, Joe Heffernan, tha se dy personat dyhsohet se po shkëmben zjarr me njëri-tjetrin. 

Kryebashkiaku i Toledos, Wade Kapzukiewicz, tha se dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike. Ndërsa, zëvendësshefi i policisë, Dan Gerken, tha se të plagosurit ishin të moshës nga 14 deri në 61 vjeç. Njëkohësisht, ai u bëri thirrje banorëve të flasin me fëmijët e tyre dhe të informojnë autoritetet për çdo informacion që kanë në lidhje me incidentin.

Pavarësisht pranisë së madhe të policisë në zonë, autorët e krimit arritën të iknin. Rrugët e lagjes historike mbeten të bllokuara, ndërsa forca të forta policore vazhdojnë të mbledhin pamje video dhe prova të tjera. Autoritetet u kërkuan pjesëmarrësve në festival të shqyrtonin videot dhe fotot që kishin bërë me telefonat e tyre celularë.

"U bëj thirrje të gjithë banorëve të Toledos të shqyrtojnë videot e tyre të bëra me celularë dhe të ndihmojnë policinë të identifikojë personat përgjegjës", tha Drejtori i Sigurisë Publike të qytetit, George Krall.

Dëshmitarët kanë përshkruar skena kaosi menjëherë pas të shtënave. Kevin Berry i tha Associated Press se ishte me miqtë në një park lagjeje duke parë një koncert kur dëgjoi të shtënat e para. Ajo tha se kur ngriti kokën, pa një armë të hedhur përtokë pak më larg dhe oficerët e policisë që kishin arritur në vendngjarje.

Sipas Arkivit të Dhunës me Armë, incidenti është një nga të paktën 170 të shtënat masive të regjistruara në Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i vitit. Guvernatori i Ohajos, Mike DeWine, duke komentuar incidentin, tha: “Festivalet verore duhet të jenë vende të sigurta për familjet që të mblidhen së bashku, të lira nga frika e dhunës. Jemi të bindur se autoritetet do t'i gjejnë ata që janë përgjegjës për këtë krim të pakuptimtë.”

Festivali i Old West End është një nga ngjarjet më të mëdha vjetore të Toledos, që përfshin një paradë, muzikë live dhe tregje pleshti në lagjen historike që është shtëpia e një prej përqendrimeve më të mëdha të shtëpive viktoriane në Shtetet e Bashkuara./Dosja.al

te shtena me arme zjarri

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait