LIVE UPDATES
Bota

Sulmet ruse në Ukrainë/ Të paktën gjashtë të vrarë, përfshirë edhe fëmijë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për shtimin e trysnisë ndaj Kremlinit gjatë udhëtimit të tij drejt Suedisë, ku pritet të kërkojë më shumë armë mbrojtëse mes përpjekjeve të ngecura për paqe. Zelensky i cilësoi si “të liga” sulmet ruse dhe tha se ato goditën infrastrukturën energjetike dhe civile në të paktën dhjetë rajone të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin, Kievin.

22 Tetor 2025, 13:06 Nga E. D
Sulmet ruse në Ukrainë/ Të paktën gjashtë të
foto ilustruese

UKRAINË- Rusia ka kryer sulme të mëdha me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës, duke i vrarë të paktën gjashtë njerëz, përfshirë dy fëmijë, thanë autoritetet të mërkurën. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për shtimin e trysnisë ndaj Kremlinit gjatë udhëtimit të tij drejt Suedisë, ku pritet të kërkojë më shumë armë mbrojtëse mes përpjekjeve të ngecura për paqe. Zelensky i cilësoi si “të liga” sulmet ruse dhe tha se ato goditën infrastrukturën energjetike dhe civile në të paktën dhjetë rajone të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin, Kievin.

“Një tjetër natë që dëshmon se Rusia ende nuk ndien mjaftueshëm trysni për zvarritjen e luftës... Fjalët e Rusisë për diplomacinë nuk kanë asnjë kuptim përderisa udhëheqja ruse nuk i ndien problemet kritike”, shkroi ai në X.

Zelensky, i cili po shkon në Suedi për të biseduar për bashkëpunimin në fushën e mbrojtës mes dy vendeve, përsëriti pretendimin se armët me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën mund ta ndryshojnë rrjedhën e luftës gati katërvjeçare.

Më herët, Ukraina kishte lënë të kuptohet se vendimi i administratës amerikane për të mos miratuar dërgimin e raketave Tomahawk për Kievin, e kishte dobësuar pozicionin e saj diplomatik. Teksa presidenti ukrainas po largohej nga Kievi herët në mëngjes, Shërbimi Shtetëror i Emergjencave njoftoi se tre njerëz, përfshirë dy fëmijë, u vranë në këtë rajon.

Infrastrukturë energjetike dhe civile në shënjestër të sulmeve

Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, tha se të paktën 21 banorë u plagosën gjatë sulmeve. Kryebashkiaku Vitaliy Klitschko shtoi se një fëmijë dyvjeçar ishte në mesin e plagosurve. Klitschko shtoi se copëzat e dronëve dhe raketave të shkatërruara shkaktuan zjarr në distriktet Dnipro, Peçersk dhe Darnitsia të Kievit, duke dëmtuar ndërtesa banimi dhe objekte industriale.

Sulmet filluan natën mes të martës dhe mërkurës, ndërsa dëshmitarët raportuan shpërthime dhe aktivizim të forcave të mbrojtjes ajrore. Edhe autoritetet në Ukrainën juglindore raportuan për sulme. Dronët rusë goditën qytetin Zaporizhja, duke shkaktuar zjarr në disa ndërtesa banimi, tha guvernatori rajonal Ivan Fedorov në Telegram.

“Për shkak të një sulmi nga armiku gjatë natës, rreth 2.000 njerëz janë pa energji elektrike. Punimet e rikuperimit do të fillojnë sapo situata të jetë e sigurt”, raportoi ai.

Fabrika kimike ruse goditet nga raketat Storm Shadow

Një sulm ukrainas ndaj një fabrike kimike ndodhi më herët në rajonin jugor Briansk të Rusisë. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës njoftoi më 21 tetor se gjatë sulmit forcat ukrainase përdorën raketa Storm Shadow të prodhimit franko-britanik.

Shtabi i Përgjithshëm shtoi se fabrika kimike ishte komponent i rëndësishëm i kompleksit ushtarako-industrial rus, që prodhonte barut, eksplozivë, përbërës për karburant raketor dhe “për municione e raketa që ushtria ruse përdor për të bombarduar territorin e Ukrainës”. Forcat ajrore kryen sulmin në bashkëpunim me forcat tokësore, marinën dhe komponentë të tjerë të mbrojtjes ukrainase./REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit