LIVE UPDATES
Bota

Takim Trump-Putin? Shtëpia e Bardhë: Nuk ka plane të menjëhershme

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjithashtu nuk kanë plane të takohen personalisht, u tha gazetarëve zyrtari amerikan, duke shtuar se një bisedë telefonike mes tyre ishte frytdhënëse.

22 Tetor 2025, 08:31 Nga E. D
Takim Trump-Putin? Shtëpia e Bardhë: Nuk ka plane të
foto ilustruese

SHBA- Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë të martën vonë se nuk ka plane që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe lideri i Rusisë, Vladimir Putin, të takohen në të ardhmen e afërt, pavarësisht se disa ditë më herët Trump kishte thënë se po organizohej një takim tjetër mes tij dhe presidentit rus.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjithashtu nuk kanë plane të takohen personalisht, u tha gazetarëve zyrtari amerikan, duke shtuar se një bisedë telefonike mes tyre ishte frytdhënëse.

Ky sqarim vjen pas raportimeve se bisedimet përgatitore midis diplomatëve më të lartë të të dyja vendeve kishin ngecur, gjë që me shumë gjasë do të vonojë takimin e propozuar. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha se as një takim i tillë nuk ishte planifikuar fare.

"Diçka për të cilën nuk je pajtuar paraprakisht nuk mund ta shtysh. Ne nuk e konfirmuam atë që disa burime perëndimore shkruan dje. Ne nuk kishim asnjë marrëveshje në lidhje me kohën apo vendin e një kontakti të tillë", u citua ai të ketë thënë nga agjencia e lajmeve RIA Novosti.

Mundësia për një takim mes Trumpit dhe Putinit në Budapest u shfaq gjatë një telefonate midis dy udhëheqësve më 17 tetor. Pritshmëritë ishin që Rubio dhe Lavrov të takoheshin për të vënë themelet para bisedimeve. Ata e zhvilluan vetëm një bisedë telefonike më 20 tetor.

Duke folur të martën, Lavrov tha se ishte pajtuar me Rubin për vazhdimin e konsultimeve telefonike për të kuptuar më mirë ku jemi dhe si të ecim në rrugën e duhur. Ai tha se qëllimet ushtarake të Rusisë mbeten të pandryshuara dhe se operacioni i saj i posaçëm ushtarak do t’i arrijë synimet e veta.

Lavrovi e përsëriti gjithashtu kundërshtimin e Rusisë ndaj armëpushimit të menjëhershëm, duke thënë se është e nevojshme të gjendet një zgjidhje që i eliminon ata që Kremlini e quan shkaktarët rrënjësorë të luftës. Trump kishte thënë më 17 tetor se forcat ruse dhe ukrainase duhet të ndalen aty ku janë në fushën e betejës.

Më herët, Departamenti i Shtetit tha në një deklaratë se Rubio kishte “theksuar rëndësinë e angazhimeve në vijim si një mundësi për Moskën dhe Uashingtonin për të bashkëpunuar në avancimin e një zgjidhjeje të qëndrueshme për luftën Rusi–Ukrainë, në përputhje me vizionin e presidentit Trump".

Trump tha më 20 tetor se përpjekjet për të arritur një marrëveshje midis Rusisë dhe Ukrainës për të ndaluar luftën janë duke vazhduar dhe paralajmëroi se nëse marrëveshja nuk arrihet, pasojat do të jenë serioze.

"Ne ende jemi në proces për të bërë një marrëveshje [për të ndaluar luftën]. Nëse e bëjmë, do të jetë fantastike. Nëse jo, shumë njerëz do të paguajnë një çmim shumë të rëndë", tha Trump në një takim në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin australian Anthony Albanese.

lufta ukraine-rusi shtepia e bardhe

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit