LIVE UPDATES
Bota

Abuzimet në medresetë e talebanëve nxisin frikë dhe braktisje të mësimit

Një 16-vjeçar, banor i provincës Farah, ka treguar se si i është afruar një mësues në medresenë që ai shkon.

17 Mars 2024, 17:04 Nga M.B
Abuzimet në medresetë e talebanëve nxisin frikë dhe
Foto ilustruese

AFGANISTAN- Djemtë që janë regjistruar në shkollat fetare, të udhëhequra prej talebanëve, kanë thënë se abuzimet fizike dhe seksuale, i kanë shtyrë që t’iu japin fund synimeve për edukim në Afganistan. Këta të rinj, të moshave prej 10 deri në 17 vjeç, kanë folur në kushte anonimiteti, për shkak të frikës për hakmarrje, kur kanë treguar shumë raste kur ata dhe bashkëmoshatarë të tyre janë detyruar të përfshihen në akte seksuale me mësuesit, dhe u janë nënshtruar ndëshkimeve trupore. Rastet është thënë se kanë ndodhur në perëndim dhe jugperëndim të Afganistanit, në medresetë e udhëhequra prej talebanëve, një rrjet shkollash fetare, të cilat grupi ekstremist i ka zgjeruar në kuadër të përpjekjeve për të nxitur edukimin fetar, në përputhje me pikëpamjet e tyre të ashpra për Islamin. Një 16-vjeçar, banor i provincës Farah, ka treguar se si i është afruar një mësues në medresenë që ai shkon.

”Një ditë në shkollë, një pjesëtar taleban më ka bërë një kërkesë të papërshtatshme, mirëpo nuk e kam pranuar”, ka thënë djali për Radion Azadi, duke përdorur gjuhë eksplicite për të përshkruar abuzimin seksual, një tabu kulturore në Afganistan.

”Kur është kryer mësimi, ai më ka ngacmuar sërish”.

Djali ka thënë se e ka raportuar incidentin te i ashtuquajturi ”qari” një person që e di përmendsh Kuranin dhe shërben si autoritet fetar në shkollë.

”I kam thënë qarit se mësuesi më ka bërë gjëra të këqija, dhe qari i ka thënë që të mos veprojë ashtu sepse ai është mësues”, ka thënë djali.

”Mësuesi e ka pranuar çfarë ka bërë, mirëpo nuk ka pasur efekt. Ai ka vazhduar të bëjë gjëra të këqija dhe u është afruar seksualisht shumë nxënësve në shkollë”.

Një tjetër nxënës në jugperëndim të Afganistanit, një 17-vjeçar në klasën e 10-të, e ka bërë një rrëfim të ngjashëm për gjashtë muajt sa ka qenë në medresenë e udhëhequr prej talebanëve.

”Një pjesëtar taliban që na mësonte në shkollë ka propozuar që të ketë lidhje me mua dhe më ka thënë disa gjëra që unë nuk i pranoj”, ka thënë djali.

Pasi është refuzuar, mësuesi më ka kërcënuar, ka thënë djali, duke shtuar se edhe djemtë tjerë janë përballur me trajtim të ngjashëm.

”Ai i ka ngacmuar edhe disa djem tjerë në klasë, dhe njëri prej tyre e ka lënë shkollën”, ka thënë ai.

”Vetë djali më ka thënë që unë të mos shkoj më në shkollë, sepse mësuesi i njëjtë e ka ngacmuar”.

Ky djalë i ri ka thënë se përvoja e ka ”dëmtuar” dhe ia ka ulur besimin të njerëzit.

”Nuk mund t’i tregoj familjes sime”, ka thënë ai.

Talibanët janë kritikuar ashpër për kufizimet e rënda që kanë prezantuar në përditshmërinë e afganëve, prej ardhjes në pushtet, në gusht të vitit 2021. Teksa udhëheqin përmes një interpretimi të ashpër të Islamit, talibanët i kanë rikthyer shumë rregulla drakonike, të cilat i kanë zbatuar edhe kur kanë qenë për herë të parë në pushtet, në periudhën 1996-2001. Ndalesa për edukim të vajzave pas klasës së gjashtë dhe zhdukja e rolit të grave në shoqëri, janë disa prej masave të ashpra që zbatojnë talibanët.

Mirëpo hapa tjerë, përfshirë ndalesën në muzikë dhe vepra arti, si dhe presioni ndaj nxënësve dhe mësuesve – kanë ndikuar në të gjitha drejtimet dhe te të gjithë njerëzit, pa dallim gjinie. Prej kur talibanët janë kthyer në pushtet, shumë edukatorë kanë ikur prej shtetit, derisa mësueset janë mbyllur në shtëpi, për shkak të ndalesave në lëvizjen e grave në ambiente publike. Gjatë gjithë kohës, talebanët kanë punuar për t’i zëvendësuar shkollat shtetërore sekulare me sistemin e medreseve. Sistemi lejon edhe pjesëmarrjen e vajzave në to, përfshirë ato që janë në moshë për universitet, mirëpo kritikët kanë thënë se këto shkolla shpesh promovojnë ekstremizëm.

Sipas një raporti të përgatitur prej Kombeve të Bashkuara për shtetin e Afganistanit, në shkurt të këtij viti, talibanët i kanë krijuar 6.836 medrese për burrat dhe 380 për gratë, dhe pritet që të finalizohet një kurrikulë fetare për vitin e ri shkollor, që nis këtë mars. Rekrutimi i mësuesve për medrese është duke u zhvilluar me ritëm të shpejtë, sipas raportit, pas miratimit të një dekreti prej liderit shpirtëror të talebanëve Mullah Haibatullah Akhundzada, që të punësohen 100.000 mësues për medrese. Në dhjetor të vitit të kaluar, organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Human Rights Watch (HRW) e ka bërë një vlerësim thumbues për gjendjen e arsimit në përgjithësi, duke thënë se përveç pengesave në edukim të vajzave dhe grave, talibanët kanë shkaktuar dëm të madh edhe në edukim të djemve.

”Shumë djem kanë marrë mësime në të kaluarën prej grave mësuese; talebanët ua kanë ndaluar grave që t’i mësojnë djemtë, duke i lënë gratë pa punë dhe duke i lënë djemtë pa një zëvendësim të duhur, ose edhe tërësisht pa një ligjërues”, ka thënë HRW.

”Prindërit dhe nxënësit kanë thënë se ndëshkimi trupor, që ka qenë problem për një kohë të gjatë në shkollat afgane, është problem gjithnjë e në rritje. Kurrikula në shumë shkolla duket se është duke u ndryshuar, duke i larguar disa lëndë të rëndësishme, dhe duke shtuar materiale që promovojnë diskriminimin”.

Organizata ka thënë se këto kushte ”i kanë shtyrë shumë djem që të braktisin shkollën” dhe i kanë lënë shumë djem me probleme si ankthi dhe depresioni. Pak pas rikthimit të talibanëve në pushtet, Kombet e Bashkuara kanë raportuar për situatën e rëndë të fëmijëve në Afganistan, duke përfshirë ekspozimin ndaj dhunës seksuale dhe rritjes së rrezikut të nxënësve për të lënë shkollën. Garantimi i një mbrojtjeje për fëmijët është bërë çdo herë e më i vështirë, sipas Kombeve të Bashkuara, duke marrë shkas refuzimin e talibanëve për t’i konsideruar si fëmijë personat nën 18-vjeç, siç është standardi ndërkombëtar.

Talebanët e konsiderojnë moshën e pubertetit si fazë të maturisë dhe rritjes së një individi. Nxënësit më të rinj në medresetë në perëndim dhe jugperëndim të Afganistanit, që janë nën ose në moshën e pubertetit, kanë thënë se nuk janë kursyer prej abuzimeve fizike apo ngacmimeve seksuale prej mësuesve. Një burrë i ri, që ka folur për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se së fundi e ka mësuar që vëllai i tij më i vogël ka qenë subjekt i abuzimit seksual në një medrese në perëndim të Afganistanit.

Ai ka thënë se vëllai i është ngacmuar nga mësuesi, i cili ”i ka kërkuar të kryejnë marrëdhënie seksuale, ia ka lidhur duart dhe e ka puthur”.

Si rezultat, vëllai nuk i ka shkuar më kurrë në shkollë. Frika prej ngacmimeve seksuale dhe abuzimeve fizike janë cituar si faktorë të shpeshtë që detyrojnë djemtë të braktisin shkollimin.

”Disa mësues ngacmojnë nxënësit dhe bëjnë kërkesa të pamoralshme”, ka thënë një djalë 14-vjeçar, që gjithashtu e ka përmendur ndëshkimin trupor si masë të zbatuar në medrese.

”Ata na godasin në fytyrë ose na i rrahin duart dhe këmbët, me arsyetimin që të mësojmë më mirë”.

Ai ka thënë se shumë nxënës janë duke mësuar shumë, nga frika se mos dërgohen në dhoma të ndara për t’u ndëshkuar, ndërsa disa tjerë edhe e braktisin tërësisht shkollën. Një tjetër nxënës, 10-vjeçar, ka thënë se mësuesi i tij e ka ndarë atë dhe disa djem tjerë prej pjesës tjetër të nxënësve për ta goditur në fytyrë. Për pasojë, ai ka thënë se nuk ka shkuar më në shkollë sepse është frikësuar. Kur kanë dëgjuar për incidentet, ai ka thënë se edhe prindërit nuk i kanë lejuar më djemtë që të shkojnë në shkollë. Talebanët nuk u janë përgjigjur kërkesave për të komentuar këto supozime për abuzime në medresetë që ata i kanë themeluar. Një grua aktiviste, e cila ka kërkuar të mos i publikohet emri, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se familjet nuk kanë ku të ankohen për abuzimet që u janë bërë fëmijëve të tyre, sepse edhe ato më pas mund të kërcënohen.

Kjo aktiviste ka thënë se i është bërë me dije se ka ngacmime seksuale ndaj vajzave dhe djemve nëpër medrese, dhe që në kurrikulë përfshihet edhe ”një rritje e nivelit të ekstremizmit në këtë shtet”. Ulja e rrezikut të këtyre kërcënimeve, sipas saj, kërkon një mbikëqyrje më të madhe prej autoriteteve talibane, si dhe zvogëlim të numrit të medreseve. Najib Amini, aktivist i shoqërisë civile në perëndim të Afganistanit, ka thënë se tani familjet kanë detyrë që të ndërgjegjësohen.

”Fëmijët janë subjekte të abuzimeve seksuale në medresetë e krijuara prej regjimit taleban”, ka thënë Amini.

”Familjet kanë rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Nëse nuk dëshirojnë që fëmijët e tyre të abuzohen në shkolla, nëse dëshirojnë që fëmijët e tyre të kenë edukim bazik... atëherë ata nuk duhet t’i dërgojnë fëmijët e tyre në medresetë që kontrollohen prej talibanëve”./ REL

afganistan talebane

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria