Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë tre muajve të fundit Izraeli vazhdimisht ka vënë në shënjestër objektiva iraniane në Siri, ndërsa grupet e mbështetura nga Irani në Siri dhe Irak kanë hapur zjarr ndaj forcave amerikane në ato vende.

SHBA- Sulmet me raketa në Siri, Liban, Irak dhe Jemen të shtunën kthyen vëmendjen tek rreziku në rritje i përhapjes së konfliktit Hamas-Izrael në Rripin e Gazës në një luftë më të gjerë rajonale mes Iranit dhe Izraelit, që rrit gjasat për përfshirje edhe të Shteteve të Bashkuara.
Irani tha se pesë anëtarë të Gardës së tij Revolucionare u vranë në një sulm me raketa në një ndërtesë në Damask, për të cilin e fajësoi Izraelin dhe burime të sigurisë në Liban thanë se një sulm izraelit atje shkaktoi vrasjen e një anëtari të Hezbollahut.
Më vonë të shtunën, një zyrtar amerikan tha se nga një sulm me raketë u plagos një anëtar i personelit ushtarak në një bazë amerikane në Irak, një vend në të cilin grupet e mbështetura nga Irani më parë kanë luftuar kundër forcave amerikane.
Konflikti në Rripin e Gazës filloi më 7 tetor pasi Hamasi kreu një sulm në Izrael, duke vrarë mbi 1200 njerëz dhe duke rrëmbyer më shumë 250 të tjerë.
Hamasi është pjesë e “Boshtit të Rezistencës”, një aleancë rajonale ku përfshihet edhe grupi Hezbollah nga Libani, qeveria siriane e Presidentit Bashar al-Assad, grupe shiite në Irak dhe grupi Houthi, që kontrollon shumicën e territorit në Jemen.
Bombardimet intensive të Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, të cilat sipas zyrtarëve të shëndetësisë së drejtuar nga Hamasi kanë shkaktuar vrasjen e të paktën 25 mijë palestinezëve, shkaktuan shumë shpejt fillimin e përleshjeve ndërkufitare mes Izraelit dhe Hezbullahut.
Gjatë tre muajve të fundit Izraeli vazhdimisht ka vënë në shënjestër objektiva iraniane në Siri, ndërsa grupet e mbështetura nga Irani në Siri dhe Irak kanë hapur zjarr ndaj forcave amerikane në ato vende.
Përveç Rripit të Gazës, skenë e luftimeve me pasoja më të gjera ndërkombëtare ka qenë edhe Deti i Kuq, ku rebelët e grupit Houthi, që Shtetet e Bashkuara këtë javë e rikthyen në listën e organizatave terroriste, kanë sulmuar me raketa anijet e transportit të mallrave. Sulmet i kanë dhënë një goditje tregtisë globale, duke detyruar kompanitë e eksportit të mallrave të shmangin rrugën e rëndësishme detare në Detin e Kuq.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë sulmuar objektiva të rebelëve Houthi në Jemen javën e fundit.
Burime rajonale dhe iraniane thonë se Irani dhe Hezbollahu kanë personel në Jemen, që po ndihmon në sulmet ndaj anijeve të mallrave, megjithëse zyrtarët e grupit Houthi e kanë mohuar këtë./VOA
foto ilustruese KOLUMBI- Rreth 2.6 ton kokainë janë sekuestruar nga autoritetet kolumbiane. Lënda narkotike dyshohet se kishte si desti...
foto nga shba SHBA- Të paktën 83 persona kanë humbur jetën për një javë për shkak të motit të ashpër...
foto ilustruese JEMEN- Burime rajonale dhe iraniane kanë folur për shtrirjen e përfshirjes së Iranit në sulmet Houthi ndaj anijeve...
foto ilustruese SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vaksinat kundër COVID-19 kanë shpëtuar të pa...
george soros SHBA- Miliarderi George Soros ka pësuar një goditje ne tru gjatë një konference për shtyp në WEF, sipas nj&...
pamje pas sulmit IRAN- Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, u zotua ditën e sotme të ndëshkojë Izraelin për një sulm ...
foto nga protesta IZRAEL- Mijëra izraelitë janë mbledhur në Tel Aviv, ku kanë bërë thirrje për një ndryshim t&...
joe biden, benjamin netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u duk të shtunën se doli kundër deklaratave të president...
foto ilustruese KOSOVË- Një 18-vjeçar nga Podujeva, që para disa ditësh ishte dhunuar brutalisht, ka ndërruar jetë sot...
volodymyr zelenskyy, donald trump UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyi i bëri një ftesë Donald Trump për të vizit...