LIVE UPDATES
Bota

"Në shumë vende të BE po rishfaqen rastet e infektimit me COVID-19", OBSH: Falë vaksinimit u shpëtuan 1.4 milionë jetë

Të dhënat e fundit tregojnë se disa vende të BE-së po përjetojnë një rishfaqje të rasteve me COVID-19. Pandemia e COVID-19, që përfshiu Evropën nga marsi i vitit 2020, u ka marrë jetën 2 milionë njerëzve në të gjithë rajonin.

20 Janar 2024, 21:28 Nga r.ll
"Në shumë vende të BE po rishfaqen rastet e infektimit me
foto ilustruese

SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vaksinat kundër COVID-19 kanë shpëtuar të paktën 1.4 milionë jetë në mbarë rajonin evropian. Ndërsa stina e dimrit sjell një valë sëmundjesh të rrugëve të frymëmarrjes, zyrtarët e OBSH-së theksojnë rëndësinë e vaksinimit kundër COVID-19 dhe gripit veçanërisht për grupmoshat e rrezikuara.

Të dhënat e fundit tregojnë se disa vende të BE-së po përjetojnë një rishfaqje të rasteve me COVID-19. Pandemia e COVID-19, që përfshiu Evropën nga marsi i vitit 2020, u ka marrë jetën 2 milionë njerëzve në të gjithë rajonin. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se falë përpjekjeve të vaksinimit janë shpëtuar 1.4 milionë jetë.

“Sot ka 1.4 milionë njerëz në rajonin tonë, shumica prej të cilëve të moshuar, të cilët po shijojnë jetën me të dashurit e tyre sepse ata morën vendim jetik për t’u vaksinuar kundër kovidit. Kjo tregon fuqinë e vaksinave. Provat janë të pakundërshtueshme”, thotë Dr. Hans Kluge, drejtor rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ai thotë se në zonën që mbulon drejtoria e OBSH-së për Evropën, e cila përfshin rreth 53 vende dhe Azinë Qendrore, shkalla vdekjeve mund të kishte qenë rreth 4 milionë.

Të dhënat e fundit tregojnë se disa vende të BE-së po përjetojnë një rishfaqje të rasteve të COVID-19, ndërsa zyrtarët paralajmërojnë për përhapjen e gripit dhe sëmundjeve të tjera të rrugëve të frymëmarrjes.

“Jemi të shqetësuar lidhur me njoftohet për shtimin e barrës nëpër disa spitale dhe numrin e lartë të infektuarve nëpër dhomat e urgjencës si rezultat i përhapjes së viruseve të rrugëve të frymëmarrjes”, thotë Dr. Hans Kluge me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Zyrtarët e OBSH-së rekomandojnë vaksinimin kur është e mundur, mbajtjen e maskave dhe rekomandojnë ajrosjen e bollshme të mjediseve të brendshme. Tashmë, disa vende po marrin hapa parandalues.

Në Spanjë, përdorimi i maskave nëpër spitale dhe qendrat e kujdesit shëndetësor është bërë i detyrueshëm pasi javët e fundit spitalet gjenden nën një trysni të madhe.

Zoti Kluge thekson gjithashtu rëndësinë e vazhdimit të mbikëqyrjes dhe vëzhgimit për raste të COVID-19 dhe sëmundjeve të tjera të rrugëve të frymëmarrjes.

“Një nënvariant i ri i COVID-19, i njohur si JN.1 po zëvendëson me shpejtësi variantet e tjera. Aktualisht është nënvarianti më i zakonshëm që raportohet në të gjithë botën dhe më dominuesi që qarkullon në rajonin tonë”, thotë zoti Kluge.

Meqenëse i përket variantit omikron, vaksinat aktuale ende mund të ofrojnë njëfarë mbrojtjeje.

“Ndonëse ende nuk ka prova që sugjerojnë se nënvarianti JN.1 është më i rëndë, natyra e paparashikueshme e këtij virusi tregon se sa jetike është që vendet të vazhdojnë të monitorojnë për çdo variant të ri”.

Javën e kaluar, shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se në dhjetor janë raportuar 10,000 vdekje nga COVID-19 në shkallë botërore ndërsa në Evropë dhe Hemisferën Perëndimore është shtuar ndjeshëm numri i shtrimeve në spitale./VOA

obsh

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!