4 Qershor 2024, 16:52
Nga M.B
Foto ilustruese
SERBIA- Shtetasit të Kosovës, Sadik Durakut, i është vazhduar masa e paraburgimit në Serbi edhe për 30 ditë, ka thënë avokati i tij, Goran Petronijeviç, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë. Duraku i cili ka edhe shtetësi britanike është arrestuar më 17 prill të këtij viti në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë. Sipas autoriteteve serbe, ai dyshohet se ka kryer veprën penale “krim lufte kundër popullatës civile”.
Autoritetet serbe dyshojnë se Duraku, “së bashku me persona të panjohur, gjatë vitit 1999, në zonën e komunës së Gjakovës, Prizrenit dhe Pejës, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka rrahur, fizikisht, ka ngacmuar mendërisht dhe ka grabitur popullatën civile”. Avokati i tij, Petronijeviç ka thënë se masa e paraburgimit i është vazhduar për shkak të rrezikut të arratisjes, meqë Duraku është shtetas i huaj dhe nuk jeton në Serbi. Ai ka thënë se prokuroria është shumë pasive në këtë rast dhe nuk e ka marrë asnjë vendim që një muaj e gjysmë.
“Prokuroria, me pasivitetin e saj, na detyron si mbrojtje të dëshmojnë se ai nuk është fajtor. Sipas meje, provat e mbledhura nga Prokuroria nuk vërtetojnë në asnjë mënyrë pretendimet e tyre”, ka thënë ai.
Petronijeviq ka thënë se Duraku ka qëndruar vazhdimisht në Britaninë e Madhe, që nga dhjetori i vitit 1998, dhe se nuk është kthyer në Kosovë deri në vitin 2004. Edhe Avdyl Duraku, vëllai i Sadikut, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ai ka jetuar në Angli me familjen e tij qysh para se të niste lufta.
“Në Kosovë për herë të parë pas lufte ka ardhur në vitin 2004”, ka thënë ai, derisa ka treguar se gjendja shëndetësore e Sadikut nuk është e mirë, pasi po vuan prej problemeve në zemër.
“Shpresoj të dalë gjallë, ky është halli im, sepse ai nuk është mirë me shëndet”, ka thënë mes tjerash Avdyli.
Sadik Duraku është vetëm njëri prej qytetarëve të Kosovës që janë duke u mbajtur në paraburgim në Serbi, vjetëve të fundit. Më 1 qershor, autoritetet serbe e kanë ndaluar edhe Tefik Mustafën në pikëkalimin mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare, nën dyshimet se ka kryer krime lufte kundër popullatës joshqiptare gjatë luftës në Kosovë, më 1999.
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur se Mustafa, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është përmendur në deklaratat e dëshmitarëve si pjesëmarrës në kidnapimin e tre policëve në qershor të vitit 1999 në Kosovë, “pas të cilit u humbën të gjitha gjurmët." Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës e ka konsideruar arrestimin e Mustafës si arbitrar dhe ka kërkuar ndihmën e faktorit ndërkombëtar për lirimin e tij./REL
sadik durakut
Bota
4 Qershor 2024, 16:33
M.B
Albin Kurti dhe Josep Borrell
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se vonesa për heqjen e masave ndëshkuese të...
Bota
4 Qershor 2024, 16:18
E. D
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden tha se njerëzit në mbarë botën kanë çdo arsye për të konkluduar se...
Bota
4 Qershor 2024, 16:14
S.B
kubi Rubik
JAPONI- Një robot Mistubishi i projektuar posaçërisht në Japoni vendosi një rekord botëror Guinness pë...
Bota
4 Qershor 2024, 16:09
M.B
Venecia, Itali.
ITALIA- Italia e ka regjistruar numrin më të madh të turistëve ndonjëherë më 2023, sipas të dhë...
Bota
4 Qershor 2024, 16:07
B.Z
Joe Biden
SHBA - Mediat amerikane njoftuan se Presidenti Joe Biden pritet të nënshkruajë sot një urdhër ekzekutiv që do t&eum...
Bota
4 Qershor 2024, 15:58
E. D
foto ilustruese
DANIMARKË- Ministrja e Danimarkës Trine Bramsen ka bërë bëri thirrje që aplikacioni i komunikimit Telegram, t...
Bota
4 Qershor 2024, 15:57
M.B
Qendra e Paraburgimit në Gjilan (pamje e marrë nga droni).
KOSOVA- Një marrëveshje që i jep Danimarkës në shfryt&eu...
Bota
4 Qershor 2024, 15:30
E. D
Bruna Tsuchiya
BRAZIL- Një influencuese 33-vjeçare në Brazil është dhunuar në mënyrë barbare nga babai i sa...
Bota
4 Qershor 2024, 15:18
M.B
Milan Radoiçiç, Albin Kurti dhe Mimiza Kusari-Lila
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar rreth publikimit të ...
Bota
4 Qershor 2024, 14:59
N.F
Navalny
RUSI- Mbështetësit dhe familjarët e Aleksei Navalnyt janë duke shënuar ditën kur kritiku i ndjerë i Kremlinit do...