LIVE UPDATES
Bota

"Kemi bërë çdo gjë", heqja e masav nga BE, Kurti: Po vonohen prej zgjedhjeve, diaspora shqiptare ta shfrytëzojë të drejtën e votës për përfaqësuesit në PE

Kurti tha se tani atë që është dashur të bëjë Kosova për heqjen e këtyre masave e ka bërë, teksa shtoi se trysnia e Bashkimit Europian për mbajtjen e paqes dhe qetësisë në Ballkanin Perëndimor duhet të përqendrohet te Serbia.

4 Qershor 2024, 16:33 Nga M.B
"Kemi bërë çdo gjë", heqja e masav nga BE,
Albin Kurti dhe Josep Borrell

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se vonesa për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës po ndodh për shkak të zgjedhjeve brenda Unionit. Kurti tha se tani atë që është dashur të bëjë Kosova për heqjen e këtyre masave e ka bërë, teksa shtoi se trysnia e Bashkimit Europian për mbajtjen e paqes dhe qetësisë në Ballkanin Perëndimor duhet të përqendrohet te Serbia. Për të mbetur në atmosferën e zgedhjeve brenda BE-së, Kurti i bëri një ftesë diasporës shqiptare që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Europian.

“Kjo [heqja e masave] nuk varet prej neve, krejt çka varet prej neve tashmë ka ndodhur. Ne edhe asokohe u patëm ndëshkuar padrejtësisht për shkak të eskalimit të situatës në veri të Kosovës dhe ky eskalim ka pasë adresë të qartë sa i përket përgjegjësisë. Ndodhi deeskalimi, mirëpo më pastaj ngjau edhe rieskalimi në shtator të vitit të kaluar kur e vranë rreshterin tonë, Afrim Bunjaku.

Tash gjendja sërish ka deeskaluar, a do të rieskalojë? Përgjigjja është në Beograd. Andaj atje duhet të bëhet trysnia për të pasë siguri dhe stabilitet në rajon. Unë besoj që heqja e këtyre masave ndëshkuese që po vonohet  ka të bëjë më shumë me dinamikat e brendshme të Bashkimit Europian dhe sidomos me faktin që tash janë në fushatë zgjedhore për zgjedhjet për Parlamentin e ri Europian që mbahen me datën 9 qershor...

Dhe që uroj të kenë pjesëmarrje sa më të lartë dhe me këtë rast e ftoj edhe mërgatën tonë që ka të drejtë që ta bëjë. Dhe është mirë që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë sepse Parlamenti Europian në përbërjen e ardhshme do të ketë shumë ndikim edhe sa i përket Komisionit Europian, por edhe sa i përket mbështetjes për Republikën tonë, sa i përket edhe të drejtës dhe të vërtetës sepse e dimë qysh nganjëherë ka deformime të ndryshme në arenën ndërkombëtare”, tha Kurti.

kosova be

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet